2011-11-12

Fahri Xharra : Si u bë Malësia, Mali i Zi?


Si u bë  Malësia, Mali i Zi? – Fahri Xharra



E lexova diku një pyetje mjaft interesante; “Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja  ndërveti ,a u bë kur malazezët filluan te “serbizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazërija shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase,dhe disa  në të vërtetë a janë Shqipëtar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? Pyetje që nuk janë vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë  dhe gjakftoftë.
E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans ,Londë,1928) shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit( Shqipëri dhe Mal të Zi f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20) ,nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemt e Kastratëve “ se janë të një gjaku”. Por për këte më vonë.
Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit  , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj  të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë.
Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse, kurse shqiptarët  orodoks të Jugut u përvehtësuan nga Grekët.Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.
Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të)   ai shkruante se i ka shkatërruar  të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke  ia vuar zjarrin  kishave lokale  katolike dhe dhe librave  gjindeshin në to.” Ju kujtohet   Shasi Ilir i 365  kishave.?
Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqipter Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve.Stefani është i varosur  në Manastirin Hilendar ne Greqi  në mali Atos, dhe ne varr eshtë epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.
Por të këthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”? .Këte  e kanë në dorë edhe gjuhëtarët që të na e spjegojnë.Ç`ishte shkizmi?
Shkrimi do të jetë i fragmentuar  ,që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e shqipërisë  në gjiun e saj.
Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit  Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa,  Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270.  Nga këta Berishajt ,lindin Shkijet Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda.
I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishi të afërm e dhe me Kastratët
Fisi  malesias Vasojeviq (pra shkije) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shenimet tregojnë që  edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve  e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq   ishte me prejardhje shqipetare.
Është i njohur  Mark Milani Popoviqi, armiku dhe  asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkrunte për sllavët ,na është e njihur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte  Arbanishtja? Sepse a ii dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E  dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase  dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .  Është e njohur “egzogamija  duale” : e cila praktikohej në mes tyre. Të themi mashkujt e një fisi të caktuar martoheshin me vajzat e një fisi tjetër të caktuar,kurse vajzat të atij fisi martoheshin me djemtë e fisit të parë. Ky ishte një lloj shkëmbimi. Të bijën e martojshin ,në shumicën e rasteve ,në fisin prej nga vinte e ëma. Studjuesi Erdeljanoviq i cek në studimin e tij një mori rastesh të” egzogamisë duale” në mes vëllazërisë arbanase dhe asaj malesiase (malazeze ,më vonë). Si shkak të asimilimit  të ndërsjelltë  e vendimtarë thot ai ishte  dhe mvarej nga rrethi ku ajo shkrirje kishte ndodhur. Shkijet e Vrrakës jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndërveti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët.
Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte edhe Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkohë, te “Kamus-ul alam” (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, , Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”. Pra në veshje  ,doke dhe zakone ishte ishin të njejtë.
Por si  flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.?
Humbja në gjiun sllav ishte ishte e pakthyeshme si humbja në gjiun turk e grek.Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmëja shqipe në atë sllavishte : Gjuka –Gjukiq ,Gjukanoviq ; Boja – Bojoviq,Bojiq ;Bojku- Bojkoviq, ; Gashi- Gashiq,Gashanin ; Berisha- Berishiq; Burri- Buriq ; Shoshi- Shoshkiq; Shala-Shaliq , Shalanin, Shalunoviq; ( E njohur në një fshat të Plavës  ku jetonin të tri palët: si shqiptar shala, si boshnjak Shalunin ,dhe si malazez Shaliq) ; Gjurka – Gjurkoviq,; Gjoka- Gjokiq ,Gjokonoviq ;  Gjeli – Gjeloviq ,Gjeliq ; Gruaja – grujiq ,Gruda- Grudiq , Zogu –Zogoviq, Balaj- Baliq ,Baloviq”  peshku- Peshkoviq ; Lulaj- Luliq,Luloviq; Nikqi- Nikqiq; Brala- Braliq;Daci- Daciq , Dashi- Dashiq;  Bardhi- Bardiq ,Preni- Preniq ;  Kola- Koliq. etj etj etj.
Po Vasojeviqet ( Vasa), Bjellopavliqet  ( Palabardhë) , Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?
Njeni shkruante në nje rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhë bijt e tu në gji ?
Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse,Jo?) ,të gjithë ata që për arsy të ndryshme e zvogluan numrin tonë ,por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.
E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës ,fajet janë të spjegueshme.
Pyetjes se kur shqiptarët u  bën malazias, kur malesoret u serbizuan ,apo kur u islamuan ? ,iu kisha përgjegjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve , ndër shtypjen e furtunave historike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...