2012-12-12

Atifete Jahjaga në Kuvend: Integrimi në BE, proces i pandalshëm, LDK bojkoton fjalimin


Jahjaga në Kuvend: Integrimi në BE, proces i pandalshëm, LDK  bojkoton fjalimin
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në raportin e saj vjetor në Kuvend deklaroi se integrimi në Bashkimin e Evropian është një proces i pandalshëm dhe përmbushja e reformave është vendimtare për realizimin e këtij procesi.
“Axhenda jonë evropianë duhet të shndërrohet në plan pune për shoqërinë tonë. Të kryhen reforma që ndërlidhen me sundimin e rendit dhe ligjit”- tha theksoi presidentja Jahjaga.
Kryetarja e shtetit e vuri theksin tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit që sipas saj mbetet prioritet më i madh, në mënyrë që të mos mbahen peng proceset integruese dhe jeta e qytetarëve.
“Ne nuk kemi mundësi dhe shanse të tjera përveç kësaj të sotmes. Jemi të përkushtuar që dukuritë negative në vend t’i çrrënjosin, sepse po pengojnë procesin e integrimi dhe jetën e qytetarëve tanë. Nuk dua që të rinjtë tanë të mbetet peng i korrupsionit dhe të mos rrënohet perspektiva e tyre”- u shpreh Jahjaga.
Por Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka hyrë fare në seancë duke mos dëgjuar fjalimin e presidentes për fund vit.
Ky subjekt opozitar ka kërkuar që të respektohet marrëveshja e nënshkruar mes tre liderëve, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli. Poashtu edhe disa deputet nga Grupi i Vetëvendosjes kanë bojkotuar seancën.


Presidentja dhe kryeministri i drejtohen Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu drejtohet sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në fjalimin e saj vjetor.
Kuvendi do të mbajë edhe një seancë tjetër plenare, në të cilën kryeministri Hashim Thaçi do të informojë ligjvënësit për takimin e tij të tretë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Thaçi ka takuar Daçiqin më 4 dhjetor në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Kryeministri ka informuar deputetët edhe për dy takimet e para me homologun serb, të zhvilluara më 19 tetor dhe 7 nëntor.
Takimet e tilla thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...