Eshref Ymeri
Mohimi i qëllimshëm i së vërtetës përbën një kundërvënie të qëllimshme ndaj Frymës së Shenjtë. Grekët e mbajnë veten për besimtarë. Po të ishin me të vërtetë besimtarë, atëherë ata duhej të kishin parasysh se çfarë thotë Bibla me këtë rast. Duke e ditur se njerëzit kishin nevojë për çlirimin e shpirtit nga mëkatet, Jezu Krishti nuk i ndihmonte, pa u siguruar në fillim që ata ta shikonin të vërtetën në sy dhe t’i pranonin mëkatet e veta.
Çdo njeri ka një mekanizëm psikologjik mbrojtës, i cili fillon të funksionojë sa herë që ai e ndien se po i kanoset rreziku. Ekziston një e vërtetë e tillë, e cila njeriut mund t’i shkaktojë dëme. Kështu, fjala vjen, një njeri pati menduar për vetveten se ai është i përsosur, kurse në të vërtetë rezultoi se ai qenka i poshtër. Kjo e vërtetë e dëmton keq atë, sepse i prish komfortin e zakonshëm psikologjik. Pikërisht atëherë fillon të vihet në funksionim mekanizmi mbrojtës dhe njeriu ecën në jetë “duke e parë, por nuk e shikon, duke e dëgjuar, por nuk e dëgjon” këtë të vërtetë. Një njeri i tillë prandaj edhe i anashkalon akuzat e drejta që bëhen në adresë të tij për krimet që ka kryer, për fyerjet apo për shpifjet që ka përhapur poshtë e përpjetë.
Prapa këtij njeriu të hamendësuar fshihet një opinion i gjerë publik që quhet opinion publik grek. Pikërisht ky opinion publik grek, përmes mjeteve të informimit masiv, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Kryeministrit Berisha me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, i cili tha një të vërtetë të njohur botërisht se Ismail Qemali e shpalli pavarësinë për mbarë trojet etnike shqiptare, që prej Prevezës, Shkupit, Preshevës dhe deri në Podgoricë, troje këto shqiptare edhe në kontekstin aktual, paçka se të pushtuara nga grekosllavët ato që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze. Pas reagimit të ministrit të jashtëm Avramopulos, kori i mashtrimit për fshehjen e së vërtetës ushtoi fuqishëm në mbarë Greqinë. Madje pronarët e ullishteve në Prevezë u trembën aq shumë nga deklarata e zotit Berisha, saqë i përzunë nga puna argatët shqiptarë që ndodhen atje si emigrantë.
Ky fakt dëshmon fare shkoqur se mbarë opinioni publik grek trembet si djalli nga temjani para të vërtetës për Çështjen Çame. Prandaj në rastin e Greqisë, në raport me Çështjen Çame, bie në sy ajo që, sipas përcaktimit të Hegelit, quhet mohim i krimit në mënyrë kolektive. Një shoqëri e tërë greke e di shumë mirë se çfarë gjenocidi të tmerrshëm ndërmori shteti grek kundër popullsisë së Çamërisë. Me ato krime të përbindshme që kreu kundër një popullsie të pafajshme, duke masakruar pleq, gra dhe fëmijë, duke përdhunuar nuse dhe vajza të reja, duke grabitur, djegur dhe shkatërruar pasurinë e saj me një egërsi të natyrës së komunitetit primitiv, Greqia u rreshtua haptas përkrah boshtit nazifashist në Luftën e Dytë Botërore.
Por për të gjitha këto krime të rënda që kreu kundër një pjese të etnisë shqiptare në Evropën Juglindore, Greqia ka mbetur pa u ndëshkuar tash gjashtëdhjetë e tetë vjet me radhë. Bernard Shou thotë se mosndëshkimi i krimit është edhe më i rëndë se sa vetë krimi. Evropa Perëndimore, duke e përkundur Greqinë me një kujdes të posaçëm në pëqirin e vet, as që ka menduar ndonjëherë se ky shtet fashist e meritonte një ndëshkim shembullor, si edhe Gjermania naziste. Prandaj psikologjia e krimit në Greqi, në një formë krejtësisht origjinale, e ka mohuar dhe vazhdon ta mohojë padrejtësinë e organizimit shoqëror dhe shtetëror. Heshtja e Evropës para krimeve të Greqisë ndaj etnisë shqiptare, ka bërë që grekët të bëhen edhe më harbut ndaj vendit tonë. Por deklarata e Kryeministrit Berisha dhe sidomos Rezoluta Çame, me sa duket, po i zhvesh grekët nga burrëria e shtirur që kanë manifestuar vazhdimisht. Prandaj ata ia kanë mbushur mendjen vetes që ta mohojnë të vërtetën për ekzistencën e Çështjes Çame. Por me këtë mohim ata përsëri e zbulojnë veten në rolin e kriminelit, i cili mendon se duke e mohuar me këmbëngulje krimin e vet para hetuesit, do t’i shpëtojë dënimit që meriton. Qëndrimi i tanishëm grek ndaj Çështjes Çame, të kujton fjalët e Diogjenit, i cili thoshte se krimineli i trembet së vërtetës sepse ka frikë se mos digjet prej saj.
Duke njohur natyrën kriminale të grekëve në qëndrimin ndaj etnisë shqiptare, Partia e zotit Shpëtim Idrizi dhe mbarë komuniteti çam s’ka pse ngul këmbë që Greqia të kërkojë falje për krimet që ka kryer kundër popullsisë çame. Mjafton që popullsia çame të rikthehet në trojet e veta etnike, të marrë kompensimin e duhur për krimet e shkaktuara dhe të gëzojë pronat e veta stërgjyshore. Grekët, të ushqyer në shekuj prej kishës së tyre kriminale me psikozën e pabesisë dhe të mashtrimit, nuk ia kanë haberin absolutisht institucionit të pendesës, prandaj nuk mund të imagjinohet dot që ata të kërkojnë ndjesë për krimet që kanë kryer nda etnisë shqiptare në tërësi dhe ndaj popullsisë çame në veçanti. Se kriminel nuk është ai që kryen krimin, kriminel është ai që nuk gjen dot forca brenda vetes për të rënë në pendesë për krimin e kryer. I tillë është greku.
Santa Barbara, Kaliforni
10 dhjetor 2012
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment