Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/11

Flori Bruqi :Pa ndasi fetare ...



Tashmë jemi mësuar që politikanët tanë të na dalin në televizor për çdo ngjarje, madje dhe për festat fetare. Ata japin mesazhe paqeje, besimi, dashurie, edhe pse shpesh nuk i reflektojnë vetë këto vlera.



Me daljet e tyre në publik, siç ka ndodhur edhe për Bajram, ata lënë disi në hije ata që duhet të flasin për festat fetare, duke nisur nga autoritetet fetare, deri tek besimtarët.


Por, shembulli pozitiv vjen nga politikanët kosovarë. Presidentja e këtij vendi, Atifete Jahjaga, nuk është përzjerë me festën e Bajramit dhe nuk ka dalë për të dhënë deklarata.


 Të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i opozitës dhe kryetari KK të Prishtinës, Prof.dr.Isa Mustafa, ndryshe nga kryeministri Hashim Thaçi, që ka vizituar drejtuesit e Komunitetit Mysliman.

Rasti i z.Atifete Jahjagës dhe z.Isa Mustafës mud të cilësohet një rast pozitiv dhe një shembull edhe për politikanët tanë, që të paktën për festat fetare të mos na shfaqen në televizor dhe të japin mesazhe. Janë të tepërt.

Një rrugë të tillë pa dyshim duhet të bëjnë edhe ca mediume,web faqe shqiptare që të mos krijojnë urretje ndërfetare tek shqiptarët kudo që janë ...

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...