2012-12-13

Tungjatjeta z. Xhorxh Bush!

Alban Dega: Kujtime të gjalla për një mik të madh



Miku i madh i shqiptareve, strategu qe shembi komunizmin, nje amerikan e lider i madh boteror Xhorxh Bushi plaku u shtrua sot ne nje spital te Hjustonit per nje ftohje te lehte! Ne moshen 88 vjec.
Xhorxh Bush eshte profesori im qe me beri qe ne moshen 27 vjecare te doja SHBA-ne si vendin tim!
Nuk harroj kurre tek loznim me topa bore me Z. Xhorxh Bush, bashkeshorten dhe bijte e tij ne Universitetin e Pekinit ate dite janari te vitit 1976.
Nje burre i pashem, nje burre skofnar, nje burre i madh shteti lozte me topa bore me ne stiudentet shqiptare si me bijte e bijat e tij. Shoku yne Alfred Sejdia, ne ate kohe student e me vone ish- shef personeli ne Ministrine e Jashteme te Shqiperise, pa dashur kishte marre edhe nej guralec te vogel bashke m boren dhe e godet objektivin e aparatit te Bushit, duke e thyer.



Bush ne Kine


Te gjithe u shtangem nga keqardhja, bashke me shoket mi te shkolles Fatmir Xhaferrin, Alfred Sejdiun, Ilia Pecin e Tasim Kokonen, Iljaz Spahiun.... Vrapuam drejt tij duke i kerkuar falje me gjithe e kishim te ndaluar rreptesishte e mund te perjashtoheshim nga shkolla e ktheheshim pako postale ne Shqiperi nese kontaktonim ose flisnim me nje amerikan apo me nje rus.
Sikur te mos kishte ndodhur asgje Xhorxh Bushi na drejtohet duke qeshur me gjithe shpirt:
- Ah djelmosha shqiptare, ah miqte e mi shqiptare mos u beni merak. Nuk ka dasem pa mish e beteje pa viktima, sic thoni ju shqiptaret, Ne fund te fundit nje xham i vogel u thye! Aksidente ndodhin perhere!
- Jo Zoti Bush, ne kemi burse dhe do tu shperblejme per demin qe u shkaktuam pa dashje...
Ai gati sa nuk u mek nga e qeshura...
- Jo miqte e mi shqiptare.... Ky aparat eshte prone e qeverise amerikane dhe per demet ajo paguan... Pastaj une per fat te mire nuk jam pa pare...
Xhorxh Bush ne ate kohe ishte Shefi i Zyres se Nderlidhjes dhe Informacionit te SHBA-se ne Kine, pasi akoma Amerika nuk kishte lidhje te plota ne shkalle ambasadash me Pekinin. Pra ishte gati gati si nje ambasador amerikan ne Kine. pastaj do te drejtonte CIA-n amerikane.
Prej vitit 1981 e deri ne vitin 1989 do te zgjidhej zevendes i ish- Presidentit Ronald Reagan per ta zevendesuar ne katervjecarin e ardhshem, kur do ti nxirrte "kartonin e verdhe" po te shkelte vijen e kuqe ne Kosove...
Kujt ti besonim: syve e vesheve, shpirtit, mendjes sone dhe realitetit qe kishim perballe apo dokrrave te Enver Hoxhes per "imperializmin amerikan... qe e kishim ne griken e topit!!!
U perqafuam si te ishte prindi yne! Qe ate dite ai u be ne fakt miku yne i madh.
U thye nje xham... Nisi nje miqesi!
Sa here vinte ne universitet e pershendesnim e na pergjigjej si nje mik i madh! Mik i madh i nje populli e kombi te vogel qysh ne kohen e koleres antiamerikane ne Shqiperi!
Ne kete kohe spitali per kete mik te madh i lutem zotit dhe uroj me gjithe forcen e shpirtit :
- Be well soon... U sherofsh sa me shpejt miku yne i madh Xhorxh Bush!
- Tungjatjeta Zoti Xhorxh Bush!
- Tungjatjeta miku i madh i kombit tone te vogel ne hapesire e siperfaqe, por i madh ne qyteterimin e tij.
- Tungjatjeta Xhorxh Bush e familja juaj e nderuar e mike e madhe e shqiptareve!

http://gazetakritika.net

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...