Në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit, Teheran, në hotelin “Esteghlal” u organizua ceremonia e promovimit të librit “Fati i Kosovës”. Në këtë ceremoni, autori i këtij libri rikujtoi se lidhjet midis dy popujve, atij iranian dhe shqiptarëve janë shumë të lashta dhe ekzistenca e poetëve si Naim Frashëri tregon për lidhjet e thella shpirtërore dhe spirituale midis këtyre dy popujve. Autori Vahid Parast Tash, publikimin e këtij libri me ndihmën e instituti “Ballkani Bashkëkohor” e cilësoi si një akt shumë të vlefshëm në këtë epokë dhe shtoi: “Për fat të keq, pas pavarësisë së Kosovës në Iran nuk kemi qenë dëshmitarë të publikimit të asnjë libri në lidhje me këtë temë dhe shpresoj që ky libër sadopak të mund t’ju përgjigjet pyetjeve të shumta në lidhje me pavarësinë e Kosovës”. Ai shtoi: “Kosova me mbi 90% popullatë muslimanë është pjesë e Botës Islame dhe publikimi i librit “Fati i Kosovës” në gjuhën perse tregon për interesimin e popullit iranian ndaj çështjes së Kosovës.
Libri me temë “Fati i Kosovës” është botuar në 236 faqe dhe tetë kapituj me ndihmën dhe mbështetjen e institutit “Ballkani Bashkëkohor” në vitin 1390 h.sh apo në vitin 2001. Ky libër i shkruar në gjuhën perse dhe i botuar në 1000 ekzemplarë trajton nga këndvështrime të ndryshme dhe në hollësi temën e pavarësisë së Kosovës deri në vitin 2010. Prezantimi i pikëpamjeve të kundërshtarëve dhe mbështetësve të pavarësisë së Kosovës nga aspekti politik dhe juridik është ndër veçoritë kryesore të këtij libri. Ky libër ka një vështrim akademik dhe real ndaj pavarësisë së Kosovës dhe prezanton realitetin aktual të shoqërisë kosovare. Autori është mirë i njohur me rajonin e Ballkanit dhe Kosovën dhe ka arritur që të pasqyrojë shumë mirë çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Kapitujt përbërës të këtij libri janë si më poshtë:
Kapitulli i parë: Prezantimi i Ballkanit dhe Kosovës
Kapitulli i dytë: Fati i Kosovës nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare
Kapitulli i tretë: Fati i Kosovës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Kapitulli i katërt: Fati i Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare
Kapitulli i pestë: Zhvillimi ndikuese mbi fatin e Kosovës
Kapitulli i gjashtë: Fati i njohjes së pavarësisë së Kosovës në sistemin ndërkombëtar
Kapitulli i shtatë: Fuqitë e mëdha dhe fati i Kosovës
Kapitulli i tetë: Përmbledhje dhe konkludim
=========================