2012-12-12

Shoqëria të angazhohet në luftimin e korrupsionit, gjë që nuk mund të arrihet vetëm nga EULEX-i.


Kosova është shumë larg një vendi perfekt për të jetuar. Shteti i ri është ende duke e ndërtuar profilin e vet. Ish-ambasadori francez në Kosovë Jean-Francois Fitou ka folur gjerë e gjatë  për mendimet e tij dhe të diplomacisë ndërkombëtare në Prishtinë, për mënyrën se si po udhëhiqet Kosova. Gjatë intervistës së zhvilluar në ditën e tij të fundit në Prishtinë, të shtunën e kaluar, ish- ambasadori që ishte tejet aktiv gjatë tri viteve të përfaqësimit të Francës në Kosovë, ka treguar për zhgënjimin që ka ai personalisht me arsimin në Kosovë që po udhëhiqet nga njerëz jomeritorë, për luftën kundër korrupsionit dhe për krizat e njëpasnjëshme në shtetin e ri. Fitou ka kërkuar që pakënaqësitë sociale në Kosovë të mos ngatërrohen me ato politike dhe diplomatike, ngase do të bënin një problem të vërtetë. Ish-ambasadori ka kërkuar që e gjithë shoqëria të angazhohet në luftimin e korrupsionit, gjë që nuk mund të arrihet vetëm nga EULEX-i.

Sipas tij, askush nuk kërkon nga Kosova që të ketë më pak krim se sa vendet anëtare të BE-së, por janë disa vepra si vjedhja e parave të popullit dhe ndërtimi i pallateve nga to, që nuk duhet të falen.

Ish-ambasadori flet edhe për vjedhjen industriale të votave. Mënyrën e pranimit të zgjedhjeve të vjedhura dhe për nevojën që Kosova të ketë një ligj të ri që do të sigurojë zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet e paprekura janë edhe qëllimi më i madh i Kosovës gjatë 2013-s. Ish-ambasadori rrëfen edhe për mënyrën e zgjidhjes së krizës presidenciale në Kosovë dhe shumë e shumë procese pjesë e të cilave ka qenë.

“Disa gjëra duhet të kalojnë, por janë disa që nuk duhet të harrohen kurrë. Nuk duhet tejkaluar vjedhja e parave të njerëzve. Nuk duhet tejkaluar dhe të gjejnë shpëtim individët që marrin paratë nga njerëzit e këtij vendi dhe ndërtojnë pallate. Këta nuk duhet të falen. Sepse këta, përveç që bëjnë një veprim të ulët moralisht, për më shumë pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Fitou.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...