2012-12-11

FUNDI I BOTËS ME 21 DHJETOR 2012 : PROVA GJENERALE E APOKALIPSIT

Eroll Velija
nga Prof.Eroll Velija


Ne Moske, prane deres se nje prej hyrjeve te nje pallati shumekatesh, ishte ngjitur shpallja si vijon: "Ne lidhje me afrimin e fundit te botes ju lutemi te paguani borxhet e pashlyera te qirase se shtepise deri me date 21.12.2012".

Afersisht keshtu, duke maskuar friken me te qeshur, e percepton shumica e ruseve zhurmen e bujen qe ka plasur rreth Apokalipsit, i cili gjoja eshte parashikuar ne Kalendarin Mayan (Kalendarin e civilizimit Maya) me 21 dhjetor te ketij viti.
Shakaja shaka, por njerezit jane duke blere megjithate shkrepese, kripe dhe sende te tjera te nevojes se pare me shumice. Edhe pse pas fundit te botes thjesht nuk do te kete me se kush ta kripe ushqimin.

Duhet thene se amerikanet i kane lene shume pas ruset ne pergatitjet e pritjes se 21 dhjetorit. Ata jane duke blere masivisht arme dhe municione duke u pergatitur per tu perballuar me te ashtuquajturin zombies-apokalipsis: dhe te gjitha keto fale filmave te Hollywood-it per "te vdekurit e gjalle", te cilet do te invadojne ne menyre masive Token (pasi "ne ferr nuk ka me vend"), dhe do te gllaberojne banoret paqesore tokesore. Nderkohe prifterinjte keshillojne studimin e Shkrimit te Shenjte, sepse vetem ne te mund te gjendet rruga per shpetimin e vetvetes.

Keshillen per te rritur nivelin e arsimimit dhe zgjerimin e horizontit ia japin gjindjes edhe dijetaret. Kurse Drejtorja e Qendres ruse per Studimin e historise dhe kultures se civilizimit Maya, Galina Jershova, ve ne dukje se ne Kalendarin Mayan nuk ka kurrfare tekstesh: ai perfaqeson ne vetvete nje pllake guri me datat kalendarike te gdhendura ne te qe lidhen, me propabilitet te madh, me levizjen e Henes. Por ne kete pllake nuk ka as edhe nje "parashikim" mbi fundin e botes.

Shpetuesit kane nje qasje me utilitare ndaj problemit. Ministri rus i situatave emergjente Vladimir Puckov tha ne nje interviste: "Dihet tashme se katastrofat globale ne Toke ndodhin afersisht nje here ne rreth 10-15 milione vjet.


 Kercenime te karakterit natyror ne te ardhmen e afert mund te priten, por ato nuk do te jene globale megjithate".



                                                             Dr. Roman Vilfand

Drejtori i Qendres Hidrometeorologjike Kombetare, Roman Vilfand, ve ne dukje me ironi, se ne disa rajone ruse fundi i botes tashme ka ardhur.




Per shembull, ne Murmansk, ne Norilsk koha e dites me drite eshte barazuar me zero ore dhe zero minuta. Dhe ky fund bote do te perfundoje relativisht shpejt, te themi, ne Norilsk dita me drite do te vije me 11 janar.

Ne jetojme duke mos ditur se cfare mund te na prese madje ne pese minutat e ardhshme (per te mos thene pas disa ditesh, e aq me teper pas disa vitesh dhe dekadash). Mos do te thote valle kjo se per ardhjen e Apokalipsit (thjesht vdekjes, pra) duhet te jemi gjithe kohes ne pritje?



Te krishteret (po ashtu si dhe myslimanet, budistet e besimtare te tjere) i pergjigjen kesaj pyetje ne menyre afirmative. E perse te mos pajtohemi atehere me ta, ne qofte se ne te gjithe ne thellesi te shpirtit e kuptojme per mrekulli se ekzistenca jone eshte e fundme.

NASA pergenjeshtron Mayat: Nuk ka fund te botes me 21 dhjetor
Fundi i botes nuk do te jete viti 2012. I famshmi kalendar i Mayave, qe ne te vertete flet per “ndryshime epokale”, eshte pergenjeshtruar nga ana e shkencetareve te NASA-s.


Faktikisht, ekspertet, te cilet kane perdorur teknologjite me te sofistikuara, nuk kundershtojne plotesisht profecine, por daten ne te cilen duhet te realizohet.




Ne fakt, 21 dhjetori 2012 do te jete nje dite si te tjerat. Me poshte ju sjellim qendrimin zyrtar te NASA. Shkencetaret e NASA u japin pergjigje disa pyetjeve qe lidhen me fundin e botes ne dhjetor te 2012.

Pyetja 1- A ka ndonje kercenim per Token ne 2012? Shume adresa ne internet shkruajne se fundi i Tokes do vije ne vitin 2012?




Pergjigja- Asgje e keqe nuk do te ndodhe ne Toke ne vitin 2012. Planeti yne ekziston prej miliarda vjetesh dhe shkencetaret ne mbare boten nuk shikojne ndonje rrezik lidhur me 2012.

Pyetja 2- Cila eshte origjina e parashikimit se fundi i botes do te vije me 2012?



Pergjigja- Historia nisi me pretendimet se Nibiru nje planet i zbuluar nga Sumerians, eshte drejtuar drejt Tokes. Kjo katastrofe ishte parashikuar te ndodhte fillimisht ne maj te vitit 2003, por asgje nuk ndodhi dhe kjo date u zhvendos per ne dhjetor te 2012.



 Keto dy data u lidhen me parashikimet e kalendarit te fisit te lashte Maja, ne solsticin dimeror ne vitin 2012, pra data e parashikuar si fundi i botes ishte 21 dhjetor 2012.

Pyetja 3- A perfundon kalendari Maja ne Dhjetor 2012?


Pergjigja- Ashtu si kalendari qe mbahet ne murin e kuzhines se shtepise tuaj, nuk pushon se ekzistuari edhe pas 31 dhjetorit, edhe kalendari Maja nuk pushon se ekzistuari ne 21 dhjetor 2012. Kjo date eshte fundi i periudhes se numerimit te fisit Maja, por ashtu sic kalendari fillon perseri me 1 janar, nje tjeter periudhe numerimi fillon per kalendarin Maja.

Pyetja 4- Si ndihen shkencetaret e NASA lidhur me pretendimet per pritshmerite e fundit te botes?
Pergjigje- Per cdo fatkeqesi te mundshme apo ndryshime dramatike ne 2012 ku eshte shkenca? Ku jane provat? Nuk ka asnje prove, asnje fakt, cdo gje eshte e imagjinuar, edhe pse per ato mund te jene bere libra, filma, dokumentare, dhe postuar ne internet, asnje fakt nuk mund te pohohet se eshte i konfirmuar. Nuk ka asnje deshmi te besueshme per asnje nga pohimet e bera ne mbeshtetje te ngjarjeve te jashtezakonshme qe mund te ndodhin ne dhjetor 2012.



Dhe ne themi se Zoti e ka thene te verteten:
Prandaj, kur të vijë vala e madhe (kijameti), Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për ta parë të gjithë. (Sure Nazi’at: 34-36)
Në atë ditë, madje edhe malet prej gurëve, tokës dhe shkëmbinjëve do të bëhen si leshi i shprishur. (Sure Kari’a: 5)



Njeriu tashmë bëhet i vetëdijshëm se kjo fuqi nuk është fuqia e natyrës. Sepse në atë ditë natyra poashtu përulet. Një frikë dhe tmerr i llahtarshëm mbizotëron gjithçka ndodhë në atë ditë. Njerëzit, kafshët dhe natyra janë të gjitha të pushtuara nga ky llahtar. Njerëzit shohin se oqeanet përzihen (Sure Infitar: 3) dhe vlojnë si zjarr i flakëruar (Sure Tekvir: 6).


Qiejt fillojnë të dridhen mu sikurse toka dhe fillojnë të çahen, në një mënyrë deri atëherë të paparë. Ngjyra e kaltërt e zakonshme e qiellit me të cilën janë mësuar njerëzit i ngjanë dhe bëhet si kallaji i shkrirë. (Sure Me’arixh: 8) Në këtë ditë, gjithçka në qiej që jepte dritë papritur errësohet; dielli mbështjellet (dhe errësohet), (Sure Tekvir: 1), hëna ndahet më dysh (Sure Kamer: 1) dhe dielli e hëna bashkohen. (Sure Kijame: 9)


Shtatzënat humbasin fëmijët e tyre për shkak të frikës së llahtarshme të asaj dite. Kjo frikë fëmijët i bën të thinjur (pleq) (Sure Muzemmil: 17). Fëmijët ikin prej nënave të tyre, gratë prej burrave të tyre dhe familjet prej njëra tjetrës. Allahu jep arsyen për këtë në Kur’an:


« E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit), atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Sure Abese: 33-37)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...