2012-12-11

Rreth Spiritualizmit të Rumiut


Në vazhdën e botimeve Fondacioni “Rumi” ka botuar librin “Rreth Spiritualizmit të Rumiut” një përmbledhje punimesh të disa autorëve të sjellë nga Sejjid K. Safavi I Akademisë së Studimeve Iraniane në Londër.

Poezia e Rumiut është e lëvduar pareshtur që kur u hodh në letër. Orientalistët perëndimorë e kanë quajtur Rumiun, “padyshim, poeti më I shquar sufi që ka nxjerrë Persia” (Browne), “Poeti më I madh mistik I ISlamit” (Arberry) e biles poeti më I amdh mistik I të gjitha kohërave” (Nicholson, I cili pasi e përfundoi përkthimin e Methnewiut, e përsëriti këtë pohim të bërë tridhjetë e pesë vjet më herët duke thënë: ” Ku tjetër, vallë ta gjejmë një panoramë të tillë ekzistence universal, që e shpalos veten përgjatë Kohës deri n’Amshim?”

Ky libër përmban gjashtë artikuj lidhur me shi’izmin e përshpirtshëm të Rumiut nga Prof. Sejjid Husein Nasr, Dr. Haxhxh Nur ‘ Ali tabandeh, Prof. William C. Chittick, Dr. Shahram Pazuki e Dr. Sejjid K. Safavi. Artikujt kanë për autorë dijetarë të shquar të universiteteve perëndimore dhe iraniane.

Mevlana Xhelal ed-Din Rumiu (1207-1273) është një nga gnostikët (arif) më të mëdhenj të botës islame dhe poeti më i madh mistik I të gjitha kohërave. Veprat e tij janë : “Methnevi ma’anavi” (Dy vargësha spiritualë), Kulijat-I, Divan-I Shems (Divani I Shems Tabrizit), Mexhalisi Saba’a (Shtatë Kuvendet, Maktubat (Letrat) Fihi ma fih (C’është në të është në të).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...