2012-12-13
DIBRAN FYLLI KTHEN NË TIRANËN PREJ NGA U NIS TË VDISTE
RIZA LAHI
Ka qënë mos gaboj, viti 1998. Unë shkoja shpeshherë te kafe Çaplini” ku pinte kafe përditë personazhi im i romanit “Vorri i Ashikut” dhe I dhjetra intervistave të bujëshme – Namik Vehbi Fadile Hoti.
Kishte nja dy – tre ditë që atje vinin fytyra të papara më parë, asnjëherë. Të gjithë ishin kosovarë, dhe kjo dukej nga akcenti I tyre.
Me ta pinte kafe edhe një e njohura ime, Raimonda Maleçka, e cila , më pas, do të bëhej shumë e njohur për veprimin e saj të fshehtë dhe, po aq, spektakolar.
Raimonda do të qethej si djalë dhe, me pseudonimin e luftës “Sherri” do të hynte në Kosovë për të luftuar. Heroina britanike, Salli Bejkër, më vonë, do të bënte çmosin të gjente ndonjë mundësi që të bëhej një film artstik kushtuar kësaj vajze – e vetmja nga Shqipëria që hyri në Kosovë në emër të lirisë së saj dhe, po në emër të këtij ideali, vazhdon dhe shkruan papushim gjëra që kanë lidhje me heroikën e lufts së popullit kosovar.
E, kjo Monda, që unë dhe Namiku i shkretë e kishim të njohurën tonë, që ua dinte emrat të gjithë atyre burrave të rinj që flisnin me akcent kosovar, kohë pas kohe i drejtohej njërit prej tyre – “O Dibran!....Dibran…”.
Ishte hera e parë në jetën time që dëgjoja këtë emër njeriu që , më shumë se emër i vënë në foshnjëri një foshnjeje që do ta mbante më pas tër jetën, ngjante me një pseudonim lufte.
Ky emër më shtyu ta kundroja ndonjherë me bisht të syrit burrin me mjekër të zezë, të dobët dhe me trup mesatar, ndërsa pinim kafe me baca Namikun.
Mirëpo, në njërën nga ato pak ditë që më kishte rënë në sy ky që i thërriste Monda “O Dibran”, fiksova një pamje të veçantë.
Që më është kujtuar pas shumë viteve, pikërisht vitin që kaloi, në Prizren.
Pra….Gjysëm shtrirë mbi karrige, siç rrijnë nganjëherë kapadaijtë që I kanë punët paq e si nuk ka më mirë, ky Dibrani, seç I thoshte kamarierit duke parë më sy nga njëra tavolinë tek tavolina tjetër…tek të gjitha.
Pas pak, kamarieri erdh edhe te tavolina e Bacës dhe imja. Çfar dëshëronim të pinim sot? Gjithëçka ishte e paguar nga ajo tavolina “atje”.
“Atje” rrinte gjysëm shtrirë mbi karrige dhe me pamjen e një djaloshi të lumtur, burri me emrin Dibran.
Baca tha se e kishte pirë kafen, por kamarjeri këmbënguli në pyetjen e tij.
Kamarjeri e bëri këtë gjë në të gjitha tavolinat e “Çaplinit”.
Të nesërmen , ai “Dibrani”, nuk u pa më.
Dibran Fylli , si kish harxhuar atë paradreke të gjitha lekët që kish në xhep duke qerasur të gjithë të panjohurit ulur te “Çaplini”, kishte hyrë në Kosovë për të luftuar për lirinë e saj.
Sigurisht, mbase edhe për të vdekur…
Por ai rron. Dhe ka shkruar një libër me titullin “Prekaz, brezni trimash”. Sapo e ka nxjerrë dhe vjen që ta promovojë në Tiranë, prej nga u nis të vdiste për liri pa asnjë dyshkë në xhep.
Të mërkurën, me dt. 12 dhjetor, ora 17.30 ai do ta bëjë këtë promovim në sallën e madhe dhe bujare të Minsitrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – nga minsitritë më pak të përfolura, pra, mbase nga më të suskesëshmet e qeverisë së sotme.
Libri është shkruar në mënyrën më të përkryer që mund të shkruhet një libër lufte. I tëri është shkruar, sikur autori të ketë qënë atyre orëve hyjnore , jo mbi tavolinë e para kompiuterit, por në një pauzë beteje, kur sapo ka mbaruar kontigjenti I parë I “rafallave” të armikut që ndodhet përball.
Të bie në sy mungesa e plotë e letrarizmave të bezdisëshme. Mënyra e të shkruarit, të kujton stilin brilant të të shkruarit të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Çdo fjalë e përdorur nga luftëtari që na ka premtuar ta intervistojmë në një kohë sa më të afërt, qëllon vetëm “në mish”.
Nga pjesët më të shtangëshme të këtij libri, më duket rrëfimi i një vajze dëshmitare gjatë betejës kur Jasharajt dhanë gjithçka patën për lirinë e Kosovës.
Ja, ta citojmë fare pak Besarta Jasharin:
“ …ditën e parë u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi , pasi ajo kish shkuar për të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë, ku i kishin dhomat e mbushura me armatim…
Në mbrëmje, Adem Jashari, së bashku me djemtë, Blerimin, Kushtrimin dhe Igaballin, i mbushnin karikatoret dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër…
Afër derës së bodrumit , ku ishim strehuar, bie edhe Ademi, në përpjekje për të na mbojtur. Të gjallë ishim vetëm unë dhe Kushtrimi…
Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi ( atëherë 13 vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër …Kur nuk mbeti më asnjë gjallë, fillova të shkoja te trupat e secilit , duke i prekur dhe duke iu thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë .
I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës , në ditën e tretë të sulmit, paradite”
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...