Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/12

Arrestohet biznesmeni më i pasur serb Mirosllav Mishkoviq, djali i tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë janë kapur sot.


Arrestohet biznesmeni më i pasur serb
Mediat në Serbi raportojnë se biznesmeni më i pasur i vendit është arrestuar në Beograd, në lidhje me një marrëveshje të privatizimit.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se Mirosllav Mishkoviq, djali i tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë janë kapur sot.
Atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të përvetësimit, në vlerë prej 40 milionë eurosh.
Mishkoviq ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 1990.
Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në më shumë 2 miliardë euro, edhe pse besohet se është tkurrur nga ajo kohë.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...