2012-12-12

Bojkoti...





Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bojkotuar fjalimin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

LDK ka kërkuar që të respektohet marrëveshja e nënshkruar mes tre liderëve, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur sot një fjalim vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka folur për të arriturat e Kosovës në pesë vitet e fundit dhe është zotuar se do të punojë për të ardhmen e vendit.

“Ne do të garantojmë se Kosova dhe qytetarët e saj do t’i respektojnë të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Jahjaga, duke shpresuar se që nga viti 2013 qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në Evropë.

Ajo ka thënë se është e përkushtuar qe dukuritë negative t’i çrrënjosë.

“Ne nuk duam që vendi ynë dhe të rinj tonë të mbesin peng i korrupsionit dhe dukurive negative”, tha ajo.

Jahjaga ka folur edhe për formimin e këshillit për luftën kundër korrupsionit.

“Ne kemi formuar edhe këshillin për luftim te korrupsionit. Kjo është formuar vetëm për ta shkatërruar ketë dukuri që ka ndikime negative në gjithë shoqërinë”, ka thënë ajo para deputetëve të Kuvendit.

Presidentja Jahjaga ka folur edhe për zhvillimin ekonomik. “Vendi ynë po ashtu është duke punuar edhe ne zhvillimin ekonomik të vendit. Kosova tani ka nderuar rrugë dhe magjistrale evropiane. Tani Kosova është duke i ndërtuar edhe autostradat te kualitetit botërorë. Ndërtimi i tyre do të ndihmoi shumë zhvillimin e vendit tonë”, ka thënë ajo.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...