Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/12

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi reagon ashpër ndaj vendimit të BE-së






Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të BE-së që Kosova të mos nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit pa i përmbushur edhe disa kritere.

Kryeministri Thaçi ka thënë se BE-ja po vonohet me Kosovën dhe se Kosova po mbetet viktimë e mos-unitetit evropian për Kosovën. “Defekti qëndron në Bruksel nga mosuniteti i tyre për statusin politik.

Mendoj se ky paragjykim negativ në raport me Kosovën në Bruksel duhet të tejkalohet. Ky paragjykim i Brukselit është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës” ka thënë Thaçi, shkruan Koha.

Ai ka kërkuar nga vendet anëtarë te BE-së ta pjekin nga mendjet e tyre që të ardhmen e Kosovës ta paralelizojnë me të ardhshmen evropiane të Serbisë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...