2012-12-11

19, 20 dhe 21 dhjetor 2012, festivali i RTSH-së


Pirro Çako, drejtori artistik i festivalit të këngës në RTSH, zbulon sekretet e para. Këngëtarët do t'i këndojnë këngët e tyre natën e parë live, ndërsa natën e dytë, këngët do të performohen nga artistë të tjerë të njohur në vendin tonë. Më pas, natën e tretë, të 20 këngët do të interpretohen nga artistët konkurrues.


19,  20 dhe 21 dhjetor, festivali i RTSH-së

Edhe pak ditë na ndajnë nga startimi i Festivalit të këngës në RTSH, i cili do të mbahet në datat 19, 20 dhe 21 dhjetor. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, ai vjen me prezantimin e Elsa Lilës dhe aktorëve Julian Deda e Gentian Zenelaj, ndërsa drejtor i Festivalit të Këngës është sërish Pali Kuke.

Sipas drejtuesve të festivalit, edhe formula e festivalit është ndryshe nga vitet e mëparshme. Do jenë gjithsej 20 këngë, të cilat nuk kanë më eliminim dhe që të gjitha shkojnë në natën finale. Këngët konkurruese të këtij vitit do të këndohen në tre netët e festivalit. Këngëtarët do t'i këndojnë këngët e tyre natën e parë live, ndërsa natën e dytë, këngët do të performohen nga artistë të tjerë të njohur në vendin tonë.

Më pas, natën e tretë, të 20 këngët do të interpretohen nga artistët konkurrues, natë në të cilën juria e përbërë nga shtatë anëtarë, do të votojë hapur për fituesin e edicionit të 47-të të Festivalit të Këngës, fitues i cili prezanton Shqipërinë në Eurosong 2009. Drejtuesit presin të shohin rezultatet e kësaj formule të re, që përpiqet të nxjerrë në pah pjesët më interesante të prurjeve duke mos u shpërqendruar në gjëra të cilat do të hiqeshin nga një juri natën e dytë dhe të përzgjidheshin 15 këngët për natën finale. "Natën e parë, 20 këngët e përzgjedhura si më të mirat që kanë ardhur këtë vit do të këndohen live.

Nata e dytë do të ketë duete dhe kjo performancë pritet të jetë akoma më e bukur se nata e parë. Natën e tretë këndohet sërish "live" dhe është nata e çmimeve, natë solemne që hyn në histori si nata finale e festivalit të 47-të dhe mendoj se 20 këngëtarët që janë aty janë me fat se janë pjesë e kësaj historie", - u shpreh Pirro Çako, drejtori artistik i këtij festivali. Sipas tij, këngët janë përzgjedhur në mënyrën klasike.

"Është e vështirë dhe mendoj se kam pasur pjesën më të vështirë duke qenë drejtori artistik, por edhe kompozitor e kantautor. Çdo këngë që nuk është futur është lidhur direkt me mua, sepse është normale, çdo krijim është i shenjtë dhe unë i respektoj gjithë kolegët e mi për mënyrën e komunikimit prej xhentëlmenësh që patën në përgjithësi pas përzgjedhjes së 20 këngëve", - tha Çako, i interesuar më shumë tek prurjet e reja, gjenerata e re e festivalit, duke qenë se ka qenë një nga ata të rinjtë që papritur u shfaq si fitues i festivalit.

Ai ka deklaruar se alternimi i komponentëve që kanë kontribuar dhe vendosur këtë festival prej vitesh do të ishte shumë interesant, po është përpjekur që të ketë një target me emra, me të rinj që po lakohen shumë, si këngëtarë, krijues, orkestrues të rinj, si kompozitorë.

Disa nga emrat më të njohur pjesëmarrës janë Rovena Dilo, Luiz Ejlli, i cili është shpallur fitues në vitin 2006, Grupi "West Side Family", Endri dhe Stefi, Soni Malaj, Kujtim Prodani, Besa Kokëdhima, Agim Poshka, Shpat Kasapi, Adelina Thaçi, etj, ndërkohë që të gjitha thashethemet për konkurrimin e mundshëm të këngëtares Anjeza Shahini, rezultojnë të pavenda.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...