Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka pak ditë që i është bashkuar komunikimit në rrjetet sociale. Berisha jo vetëm që është i fundit në këtë aspekt në krahasim me liderët e tjerë botërore apo Perëndimor, pasi është iu bashkua vetëm pak ditë pasi një gjë të tillë bëri dhe Papa por edhe “i prapambetur”.
Kjo për fakti se ai i është bashkuar rrjetit social “Facebook”, ndryshe nga liderët dhe personalitet që në shumicë absolute anëtarësohen në rrjetin tjetër “Twitter”.
Por në Shqipëri përzgjedhja mes “Facebook” dhe “Twitter” ka edhe aspekte të tjera. Njëra është që edhe kreu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha përdor po ashtu “Facebook”, ndërsa "Twitter" përdoret nga lideri i opozitës Edi Rama.
Basha, madje po i bën edhe marketing proflit të Berishës, duke i bërë ftesë anëtarëve të faqes së tij, që t’i bashkohen dhe faqes së kryeministrit.
“Kryeministri Sali Berisha na është bashkuar sot në rrjetin social Facebook. Njeriu që si askush tjetër bëri realitet ëndrrat e të rinjve shqiptarë, nga sot do të na shoqërojë edhe në këtë komunikim të veçantë, më i preferuari sot për të rejat dhe të rinjtë e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Bashkohuni me mua për t’i uruar mirëseardhjen në Facebook Kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë "like" faqen e tij”, shkruhet në një mesazh në faqen e Bashës.
Berisha është bërë pjesë e Facebook me 5 dhjetor dhe e bëri publike me 8 dhjetor me rastin e “Ditës së Rinisë”. Deri tani ai numëron afro 70 mijë anëtarë në faqe.