-„Si pate zemër të më vrisje?!Si nuk t`u tha ai gishti tregues dhe të mos e ngrihje këmbën e pushkës?!“-po i fliste ajo dhe nga plaga po i rridhte gjak.Gjaku nuk kishte ngjyrë normale të kuqe,por të zezë.
Dibran Demaku
Tregim
-„Si pate zemër të më vrisje?!Si nuk t`u tha ai gishti tregues dhe të mos e ngrihje këmbën e pushkës?!“-po i fliste ajo dhe nga plaga po i rridhte gjak.Gjaku nuk kishte ngjyrë normale të kuqe,por të zezë.
-„Jo,e dashur,unë nuk të kam vrarë! Në pushkën time nuk ka pasur plumb!Të ka vrarë pushka e dikujt tjetër,jo e imja!“
-„Dhe ke zemër t`i thuash këto fjalë! Thua se pushka jote nuk kishte plumb brenda! E plumbi i cilës pushkë më goditi mua atëherë?!”.
-“Nuk e di nga cila grykë pushke doli plumbi që të goditi për vdekje,por nga gryka e pushkës sime jo! Jo,jo dhe kurrë jo!”.
-“E pse je aq i sigurtë se plumbi vrasës nuk doli nga gryka e pushkës sate?!“.
-„Sepse kështu më tha ai që i kishte mbushë pushkët.Ai ma tha edhe këtë: Nga të gjithë ato pushkë vetëm njëra ishte e mbushur me një plumb! Dhe plumbi vrasës nuk ishte në grykën e pushkës sime!“.
-„ O ç`gënjeshtër që të kanë thënë! Dhe ti e ke besuar?!“
-„ E pse të mos e besoja?! Fundja unë nuk isha asgjë tjetër vetëm një ushtar i thjeshtë.Dhe ushtari i thjeshtë duhet të ju bindet urdhërave!“.
-„ Edhe kur urdhërat e dhënë vrasin një të pafajshme siç isha unë?! Edhe atyre udhërave duheshe të ju bindeshe?!“.
-„Urdhërave të eprorëve nuk guxonte askush të iu bishtëronte! As unë!“.
-„Po, ti dikur më thoje se më doje! Ti dikur më thoje se ishe gati që të jipje edhe kokën tënde për mua!”.
-“Kjo është e vërtetë!Të kam dashur si asnjë tjetër në botë!”.
-“ Si të besoj tash në këto fjalë?! Ti po të më doje do të më mbroje.Ose së pak nuk do të mirrshe pjesë në pushkatimin tim?!”
-“O,mos të lutem, mos i thuaj ato fjalë të rënda!Të rënda plumb! Unë të kam dashur mbi gjithçka në botë!”
-“Atëherë, pse nuk më mbrojte mua dhe dashurinë tonë?!”
-“E si do të mund të të mbroja,kur unë isha vetëm një ushtar i thjeshtë?! Një ushtar që duhej t`u bindej urdhërave?!”.
-“Ti duhej të protestoje!Duhej t`u tregoje që të gjithëve se unë isha e pafajshme!”
-Po,unë disa here protestova,por nuk ma vunë veshin fare!Bile njëri nga ata filloi edhe të dyshonte në mua!Dhe e di seç më tha kur ishim vetëm unë dhe ai: Mos protesto në këtë mënyrë,përndryshe edhe ti do të shkosh me të!Duhet ta dish se në luftë shkrepja e një plumbi më tepër nuk do të thotë asgjë!”
-“ Ai që të ka kërcënuar,të ka shantazhuar! Dhe a e di përse? Që ta fusë frikën në palcë dhe ti të heshtësh!“
-„Mbase kjo që thua ti është krejt e vërtetë,por unë nuk kisha rrugëdalje tjetër! Andaj nëse të kam lënduar sado pak,të lutem më fal!“
-„Ti jo vetëm që më ke lënduar,por më ke vrarë!Më ke marrë jetën! E tash kërkon falje!“
-„Krejt kjo ka ndodhur në kundërshtim me dëshirën time.Por të thash se nuk kisha zgjidhje tjetër.Përveq…nëse do të zgjidhja vdekjen! Atëherë ato do të më vrisnin ashtu kot.Fundja lufta gjithmonë merr me vete edhe të pafajshëm!“
-Mbase edhe do të të vrisnin,por do të shkoje në botën tjetër me ndërgjegje të pastër!Kështu jeton me ndërgjegje të vrarë! Dhe me krimin mbi supe!“
-„ Unë nuk kam bërë asnjë krim.Mos më akuzo të lutem!“
-„ Si nuk paske bërë asnjë krim?! Po vrasja ime nuk të duket krim?!“
-„Unë nuk të kam vrarë!Plumbi vrasës nuk ka dalë nga gryka e pushkës sime!“
-„Je i sigurtë për atë çfarë thua?!“
-„ I sigurtë nuk jam,por thellë në ndërgjegjën time dëshiroj që të jetë kështu.Nuk dua që të jem vrasës i dashurisë sime!“-dhe u shkreh në vaj.
-„Vaji yt është shumë i vonë dhe nuk sjell asgjë.Prandaj bëju burrë dhe mos qaj!Burrit nuk i kanë hije lotët!“
-„E si mos të qaj kur unë të kam humbur përgjithmonë e përveq kësaj ti më akuzon edhe si vrasës?!“
-„Të thash mos qaj sepse burrit nuk i kanë hije lotët!E sa i përket asaj se unë të quaj vrasës,kjo është e vërtetë!Ti ishe pjesë e skuadrës së pushkatimit. Edhe ti e drejtove pushkën drejt meje! Ndërkaq versioni yt se pushka jote nuk ka pasur plumb në grykë,tash është krejt i parëndësishëm! Unë siç e sheh tashmë jam e vrarë!Pak rëndësi ka në më ka kapur plumbi i pushkës tënde apo i pushkës së ndonjë tjetri!“
-„Ndërkaq për mua ka shumë rëndësi!Ka shumë rëndësi,sepse këtej e tutje nuk dëshiroj që të jetoj si vrasës!Si vrasës i dashurisë sime!-dhe lotët i rridhnin si shiu.
-„ Të thash edhe më parë që t`i fshish lotët! Sepse sikur me ata lot ta mbushësh edhe një det të tërë,unë nuk ngjallem dot!”
-“Po mua nuk më ka mbetur tjetër,përveq lotëve! Ty të kam humbur përgjithmonë dhe në ndërgjegje më rëndon një krim.Krimi i vrasësit!”
-“E bëmë tërë këtë bisedë të pazakonshme,sepse i vdekuri nuk flet asnjëherë! Dhe nuk më tregove se nuk më tregove se si e ngriti akuzën kundër meje ai pushti!“
-“Paj as unë nuk di më shumë nga ti.Është ajo akuza që t`u lexua para pushkatimit!...Njëherë më kishte thënë se i kishte ardhur një letër denoncuese ndaj teje!”
-“ E lexove ti atë letër?”
-"Jo vetëm që nuk e lexova,por nuk arrita që as ta vërtetoj se ajo letër kishte ardhur ose jo!”
-“E pse nuk më tregove për atë letër në të gjallë timin?!”
-“Si të të tregoja kur ai më kishte kërcënuar me jetë ,nëse dilte vetëm një fjalë nga goja ime?!”
-“Të tha ai ty, se çfarë përmbajtje kishe ajo letër denoncuese ndaj meje?!”
-“Të thash se atë letër nuk e kam parë kurrë.Vetëm diçka kam dëgjuar nga përmbajtja e saj.Sikur…ti ishe bashkëpunëtore e armikut.Sikur armiku të kishte futur në radhët tona,që ti pastaj të spiunoje për interesa të armikut! Dhe për këtë arsye ti duhej të dënoheshe!”
-“Ti vetë i besove këto fjalë?!”
-“Nuk e di as unë se ç`të them.Në fillim u shtanga.Dhe u trondita.Të them të drejtën një tezë e tillë sikur nuk më besohej! E në anën tjetër ishte ai eprori! Eprori ynë!Fjala e tij! E fjala e tij për ne ishte ligj! Ishte gjithçka!“
-„Domethënë,megjithate ti i besove fjalët e eprorit tend?!”
-“Nuk thash se i besova!Thash se u habita.Thash se kur i degjova ato fjelë u shtanga!Por,në anën tjetër edhe fjalët e eprorit nuk mund t`i hidhja poshtë.Nuk guxoja!”
-“Po ti pak më pare deklarove se protestove ndaj vendimit të tij për pushkatimin tim.Si protestove?!”
-“Në të vërtetë unë protestova kur më thanë se do të isha pjesë e skuadrës së pushkatimit!Protestova,por kot.Vendim i marrë nuk ndryshohej!”
-“Po a të shkoi ndonjëherë në mendje se e tëra kjo mund të ishte ndonje intrigë?!...Ndonjë intrigë e thurur nga dikush dhe për tekat e tij?!”
-“Nuk di se çfarë të të them! Edhe ti e di se ishte kohë e luftës dhe lufta sjell me vete shumë të këqija!“
-„Është e vërtetë se lufta me vete sjell shumë të këqija.Por,luftën e bëjnë njerëzit.E në mesin e tyre ka edhe të mirë e edhe të këqinj.Në luftë shkojnë edhe ata që luftojnë për liri,por shkojnë edhe ata që dëshirojnë t`i plotësojnë teket e tyre të sëmura!E të tillët nuk i duhen as luftës e as vetë dreqit! Ai eprori yt(dhe imi) kishte teket e tij!Më shumë se për lirinë ai mendonte se si t`i plotësonte teket e veta!Apo dëshirat e tij të sëmura!Dhe ato dëshira të sëmura të tij,mua më vranë!“
-„Fol më qartë po deshe,sepse tash nuk po të kuptoj asgjë!“
-„Unë qartë po flas,por ti siç duket nuk je duke më dëgjuar! Apo je duke ëndërruar?...Atij,eprorit siç duket i kisha pëlqyer!Apo thjeshtë dëshironte që epshet e tij t`i shfrante në mua!Këto m`i tha në një pasdite në selinë e tij,ku më kishte ftuar kinse të bisedonim për luftën!“
-„Dhe pastaj?“
-„Pastaj dihet.Unë nuk pranova!Ai më kërcënoi!Dhe krejt në fund më këshilloi duke më kërcënuar që për çfarë kishim biseduar mos t`i thosha askujt,përndryshe?!“
-„Dhe e la me kaq,apo?!“
-„Jo, ai vazhdoi tutje!Ai më ftoi edhe shumë herë të tjera në selinë e tij!Dhe çdo herë e njëjta gjë.Në fillim me lutje e premtime dhe krejt në fund me kërcënime! Njëherë në bisedë e sipër i thash:-Unë kam ardhur këtu të luftoj kundër armikut e jo të bëj dashuri,ndërkaq ai ma ktheu:-Edhe në luftë bëhem dashuritë! Bile në luftë ato janë më të zjarrta sepse bëhen nën zjarrin e luftës! –Mund të jetë ashtu siç thua ti!-ia ktheva unë,por… por unë nuk jam e interesuar për dashuri në këtë rast! Ndërkaq ai krejt i zverdhur në fytyrë nga inati që po e rrefuzoja,apo për diçka krejt tjetër ma ktheu:-Nëse nuk e pranon dashirinë time do ta marrësh veten në qafë!“
-„?!“
-„Pastaj edhe ti vetë e di se si u rrokullisën gjërat!Erdhi dita e pushkatimit tim,dhe ti më vrave!“
-„Jo,jo,jo!... Plumbi vrasës nuk ka dalë nga gryka e pushkës simeeeeeeeee!“…
…i doli gjumi.E kuptoi se kishte ëndërruar.Ishte i tëri i larë në djersë.-„O zot ç`ëndërr e tmerrshme?“-ia bëri vetes dhe vazhdoi mendimin:-Pse kjo ëndërr kaq e tmerrshme dhe pas kaq vitesh?! Ç farë do të thotë kjo ëndërr?! A mos vallë ëndrra tregon një të vërtetë?! Një të vërtetë të hidhur?! Një të vërtetë që kishte ndodhur?!...
Shqetësimi që e kishte kapluar në ëndërr po e shtrëngonte edhe pas zgjimit!Ai shqetësim po e mbante nën tension.
U vesh shpejt e shpejt.Donte që sa më pare të dilte nga ajo dhomë e mbushur tërë tension!
Era e lehtë mengjesore sikur e qetësoi paksa.Filloi të mendonte arsyeshëm:-“Në jetën e njeriut ndodhin edhe gjëra të mistershme që mendja e njeriut nuk mund t`i zbërthejë asnjëherë! Edhe ëndrra sikur tregonte për një ngjarje që nuk do të zbërthehej asnjëherë! Ishte kohë e luftës! E në luftë ndodh gjithçka!”-po e qetësonte vetën.