Nga
Fritz RADOVANI: Pjesa e II.
KUR NJERIU ASHT
VETEM SHIFER..?!
KY ISHTE
FUNDI I ATYNE
QË KERKONIN VETEM
LIRI !
PAPA GJON PALI II ka thanë:
“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në
historinë e njerëzimit...”
■“UJË TUE SHTERRË, NA TUE U
MBYTË...”, thonte Populli ynë rrezikzi.
Prej ditës së parë që gjarpni i komunizmit lëshoi vezen e
vet në Token Shqiptare, kurrma nuk pau ai vend një ditë të mirë veç plumba,
pushkatime, kufoma, vrasje, hetuesi, hunjë, dajak, korrente elektrike, zhgulje
dhambësh, burgje, kampe shfarosje, polic barbar, hetues terroristë, thyemje
kockash e interrnime.., të gjitha këta shemtime si e si me shfarosë një rini
t’etëshme per dije e kulturë, një brez të papersëritshem intelektual të formuem
në një Europë të perparueme, një Popull “Besnik, Burrnor e Bujar” me të gjitha
virtytet e tiparet fisnike, ku sulltan Mehmeti i dytë vetem plasi nga
dishprimi, se nuk pat pranë vetes një zog turku si tiranët Enver Hoxha e Ramiz
Alia, thimcat e të cilëve villnin vetem helm, vllavrasje, shkatrrim, zhdukje e
mjerim në Shqipninë e Atyne Burrave, që me sakrifica e vuejtje Ringjallën mbas
500 vjetësh Atdheun e Kastriotit!

■Në çdo hap ku Shqiptari ven kamben, aty ka një “gropë pa
Emen”!
Po më thuej, bre Burrë, i kujt asht Ai shatrivan Gjaku’
të kulluem që skuq edhe Qiellin ?
E pra, Një Zot besuen ata Male të pashkeluna nga
zaptuesi, ata Qytete ku Kështjellat u mbuluen me “ruba të zeza” e ata Fusha, ku
dikur... “Balta ishte ma e ambel se mjalta”!?
Nuk kanë ma Emna!..

■Rinia di me lexue sllavisht, rusisht, turqisht,
greqisht, italisht, frengjisht, po, po, di me lexue kinezëshe e arabqe... Po,
pasha një fjalë nga Gjuha e At Fishtës me shkronjat e Manastirit, e një rresht
nga vjerrshat e Don Ndre Mjedjes... Qe pra, o Luigj Gurakuqi, ku vojti “Shkolla
Yte Normale e Elbasanit” ku, dikur Pishtarët e dijes s’ Ate Shqipninë e patne
ndriçue me Veprat e Vigajve të Rilindjes, Naimit e Kristoforidhit të
Pavdekshem!
Bash per At Shqipni që Ti o Luigj, ke dhanë edhe jeten...
Ndonse, jo i vetem... Ishe me të Madhin Dedë Gjo’ Luli, Bajram Curri, Isa
Boletini, Hasan Prishtina, Avni Rustemi...
Po, që në gjurmët e Françeskanëve tanë... Dritë e Dije na
dhanë e trashigim na lanë!
■Ata na mësuen se njeriu ka Një Babë dhe Një Nanë... E na
i besuem !
Po, mbas 1944 ne, na u desht me besue se “njeriu ka dy e
tre baba e disa nana...”
Mbas 1967 na doli edhe “një babë e nanë...” dikund kah
Tibeti... E kush nuk e besoi...
E hypen tek stoli...

■Nuk mund ta harroj kurrë Mësuesin e Madh Atdhetar që n’
Kukës e vari Ramiz Alia !..
E varën Havzi Nelen se i mësoi Rinisë vjerrshen e Një
Babës e vetem Një Nanës, per të cilen Ai jeten fali, e Flija e Atdheut të vet u
ba se: “Na mësoi që Njeriu nuk asht shifer!”
E Bjeshkët e Nêmuna mêjtën... E sot, prap mendoj: “Si
varet një Mësues Poet!”...
Kur Ai, nder Ata Bjeshkë dha kushtrimin: “Shqiptarë,
varri i t’ huejve asht këtu!” ...
■Çoni bre, sytë nalt e shikoni... Ata sot janë vetem
“shifra”!.. Një... Tre... Shtatë...
Janë Burrat që vdiqën per Nanen Shqipni e Flamurin e
Gjergj Kastriotit tanë!
Shqipnia ka vetem Një Flamur me Një Shqipe... E Ata falën
jetën e vdiqën per Té!
E ka vetem Një Popull që me Gjakun e Martirëve të Saj,
Até e ka ngjyrosë Kuq’ e Zi...
Prej Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë e
Vorio Epirit ku flitet Një Gjuhë, e vetem e Një Nanës, Nanës sonë Shqipni...
E
Kjo asht e Asaj Nanës së dhunueme që:
■At Gjergj Fishta Pagëzoi:
GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t’ verës,
Qi vallzon n’ blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Që lmon gjijt’ e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrfés zgjetare,
Porsi ushtima e një termeti,
Ashtu asht gjuha e jonë Shqiptare.
***
Pra, mallkue ai bir Shqiptari,
Që ketë gjuhë të Perëndisë,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ i a len ai fëmisë;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Që e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Që n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,
Flet e t’ veten len mbas dore.
***
Në gjuhë Shqipe nanat t’ona
Shi
prej djepit na kanë thanë...,
***
Në ketë gjuhë edhe Kastriota
U pat folë atyne ushtrive,
Që sa t’ ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kenë nderi i trimnive.
***
Prandej, pra, n’ e doni fisin,
Mali, bregu edhe Malësia
Prej një goje sot t’ brohrisin:
Me gjuhë t’ vetën, rrnoftë Shqipnia!
Shenim
nga F.R.:
Poezia asht marrë jo e plotë nga “Mrizi i Zanave”, u redaktue nga
Prof. Ndue Zef Toma, Tiranë 2001.
Vazhdon Pjesa e III.
Melbourne, 2017.
No comments:
Post a Comment