Vrasja e kolonelit Tahir Zemaj ishte financuar dhe organizuar me qëllim dëmtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë nipi i tij, deputeti Armend Zemaj.
Zemaj ka theksuar se ndonëse rasti nuk është zbardhur ende, ai nuk ka hequr dorë nga përcjellja e rastit.
“Nga aspekti i pozitës që kam pas asnjëherë nuk kam hequr dorë nga e vërteta, nga pretendimet për të zbardhur rastin në fjalë. Shihet qartë se këto vrasje kanë qenë mirë të organizuara dhe mirë të financuara për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë Zemaj.
“Mënyra e ndalesës, e njejtës kohë, e përcjelljes dhe dëshmive që janë ofruar, ndalesa e rrymës, kërkesa për ndihmë nga organet policore, makina e personelit ndërkombëtar me personel vendor d.m.th ka qenë një rast shumë mirë i përgatitur”, shtoi tutje Zemaj.
No comments:
Post a Comment