Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/08

Nga Flori Bruqi : Kosova në Fokus të Gazetarëve dhe Humanistëve nga EBAN(Emirateve te Bashkuara Arabe të “ TV Dubai “)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë biseds me princin e kurorës se EBA-së, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan në Dubai

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë biseds me princin e kurorës se EBA-së, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan në Dubai

Epara e shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga, (26 prill, 2015) ka arritur marrëveshje ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe “për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime”.

Marrëeshja është nënshkruar  në Dubai nga ministrat e financave të Kosovës dhe EBA-së,Prof.dr. Advullah Hoti dhe Sultan bin Saeed Al Mansouri.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime.
Sipas kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke përfshirë financimin e fushave të mësipërme”, thuhet në komunikatën e presidencës së Kosovës.

******



Shëndetësia kosovare prej vitesh përballet me mungesë buxheti. Edhe për vitin 2017 buxheti i planifikuar për shëndetësinë në Kosovë nuk parasheh ngritje. Ky buxhet ka mbetur i njëjtë me atë të vitit të kaluar, që kap vlerën prej rreth 180 milionë eurosh.

Por, në sistemin shëndetësor çdo vit hyjnë miliona euro si donacione. Megjithatë, institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të përballen me mungesë të madhe të pajisjeve të nevojshme për shërbime kualitative, mungesë barnash e materialit shpenzues.

Zv. ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ,kohë më parë priti në një takim një delegacion nga Emirateve të Bashkuara Arabe, kryesuar nga Hamad Anëar Alzaabi HAD të caktuar për mbikqyrjen e projektit, për ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë, financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i këti takimi ishte realizimi i projektit të ndërtimit të Spitalit Pediatrik si dhe përgaditjen e terenit për ndërtim rreth infrastrukturës së ndërtimit.

Zv. Sadiku falenderoi delegacionin si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe rreth investimeve të shtetit të tyre të cilët jan duke investuar në Shëndetësinë e Kosovës në theks të veqant ndërtimin madhor të ndërtimit të Spitalit të Pediatreisë, projekt aq i nevojshëm për Shëndetësinë e e Kosovës.

Sadiku njoftoi Hamad Anëar Alzaabi HAD për vendin dhe përgaditjes infrastrukturore ku do të ndërtohet spitali si dhe premtoi se përgaditjet rreth vendit në aspektin infrastruktor si dhe teknik para se të filloi ndërtimi do të përfundojnë në kohë optimale.

Hamad Anëar Alzaabi HAD në fjalen e tijë tha se do të jam i entuziazmuar me angazhimin tuaj rreth përgaditjeve tuaja rreth ndërtimit të spitalit për fëmijë, në mënyrë që së bashku do ta realizojnë projektin e ndërtimit.

Sadiku dhe mysafirët vizituan pastaj Spitalin e Pediatrisë, ku debatuan me stafin e mjekëve të cilët do të jen në grupin e miqësisë me autorët e projektit të të spitalit rreth trajnimeve të stafit dhe ecurisë së ndërtimit.

Projekti i ndërtimit do të fillojë rreth muajit mars dhe do të përfundoi deri në fund të vitit 2018


******



Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ka pasur një zhvillim të mirë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të mbështetjes së donatorëve, që ka rezultuar me fillim dhe zhvillim të projekteve të ndryshme në fushën e shëndetësisë, përfshirë këtu investimet në ngritjen e kapaciteteve institucionale, atyre humane, furnizime me barna, pajisje mjekësore dhe ngritje të infrastrukturës shëndetësore.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, jep hollësi rreth donatorëve dhe shumën që ata kanë ndarë për shëndetësinë kosovare.

“Kemi mbështetje nga Qeveria e Luksemburgut me projektin KSV 017 që mbështet zhvillimin e reformës shëndetësore në vlerë prej 6 milionë eurove, projekti me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për Kujdesin Shëndetësor Parësor të qasshëm në vlerë prej 7 milionë frangash zvicerane, fillimi i projektit të Agjencisë qeveritare turke TIKA, për mjekimin e ri intensiv në QKUK, që ka filluar dhe do të kushtojë 2 milionë euro, si dhe renovimi komplet i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë ‘Sheikh Zyed’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe,në vlerë prej 7 milionë eurove që tashmë ka përfunduar”, shpjegon Hoti

Përvec këtyre donacioneve, Hoti përmend edhe projekte të tjera që do të fillojnë ose janë në vazhdim të punës së tyre në ndihmë për shëndetësinë kosovare:

“Projekti që pritet të nisë për ndërtimin e spitalit kirurgjik pediatrik në QKUK, në vlerë prej 22 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Rina Limani, koordinatore për donacione në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thotë se kanë qenë dhjetëra miliona euro, që ky institucion ka pranuar vetëm për vitin 2016.

“Për vitin 2016, QKUK-ja ka pranuar rreth 16 milionë euro, dhe nga kjo, vlera më e madhe është në formë të barnave dhe materialit shpenzues. Vlera financiare janë raportuar nga donatorë, ku thuhet se janë rreth 8 milionë euro në formë të barnave".

"Gjithashtu, kemi edhe programin për eficiencë e mbështetur nga Bashkimi Evropian , renovimin e Klinikës së Kirurgjisë dhe Interne në QKUK me 1 milion euro. QKUK-ja pranon vazhdimisht donacione, si nga vendi ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. Është edhe ‘Care for Kosova Kids’ e që vazhdimisht na mbështesin me barna për trajtimin e kancerit për fëmijë”, bën të ditur Limani.

Ndonëse miliona euro donacione, disa klinika brenda Qendrës Klinike Universitare, institucion ky si qendër referente terciare për tërë territorin e Kosovës, vazhdojnë të përballen me mungesa të shumë gjërave të nevojshme për trajtim të pacientëve.






Një delegacion i Emirateve te Bashkuara Arabe të “ TV Dubai “ dhe atyre të Gjysmë hënës së kuqe vizituan vendin tonë me qëllim të identifikimit të rasteve me gjendje të rënda sociale të fushave të ndryshme.
Bamirësit dhe gazetarët nga shteti mik i Emirateve të Bashkuara Arabe vizituan familje të cilat jetojnë në kushte të rënda socio - ekonomike, shëndetësore dhe me mungesë të kushteve elementare për banim.


Gazetar dhe humanist nga Emiratet përveç përkushtimit për të identifikuar raste të cilat janë  më nevojë për mbështetje vizituan edhe projektet e suksesshme të cilat ndikuan në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, investime të cilat Emiratet e Bashkuara Arabe i realizuan në vendin tonë pas vitit 1999.

Zotimi se do të prezantohet pasqyrë reale e Kosovës dhe qytetarëve të sajë pa dallim,përgatitja e një dokumentari nga ana e gazetarëve të “ TV Dubait “ ka për qëllim që m ëemetimin dokumentarit të ngrisin ndjenjën altruiste të humanistëve për ti mbështetë familjet në nevojë në vendin tonë nga bamirës të vendeve ku ka shtrirje të shikueshmërisë  “ TV Dubai “.


I gjithë ky aktivitet ndërlidhet me aksionin “ Viti i Bamirësisë “ i shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa pritet që nga ndihmat që do të grumbullohen një pjesë e tyre do të dedikohen për familje skamnore në vendin tonë (Kosovë) ndërsa dihet që shteti i Emirateve të BashkuaraArabe është njëri prej shteteve më humane në Botë, që më dhjeta herë ka ndihmuar edhe Republikën e Kosovës.

Flag of the United Arab Emirates.svgEmblema - Emiratet e Bashkuara Arabe


Emiratet e Bashkuara Arabe lat. Emiratus Arabi Uniti - është shtet federal që ndodhet në skajin më lindor të Gadishullit Arabik në Gjirin Persik, që kufizohet në lindje nga Omani dhe në jug nga Arabia Saudite si dhe ndan kufij detarë me Katarin dhe Iranin.
EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emirate.
UAE en-map.png
Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend. Një nga emirët zgjidhet President i Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet përbërëse janë të Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Fujairah, Ras al-Khaimah, Sharjah, dhe Umm Al-Quwain. Kryeqytet është Abu Dhabi, i cili është një nga dy qendrat e aktiviteteve tregtare dhe kulturore, së bashku me Dubai.


Image result for dubai

Islami është feja zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe gjuha arabe është gjuhë zyrtare.

Në vitin 1962, Abu Dhabi u bë i pari nga Emiratet për të filluar eksportimin e naftës. Sheiku Zayed, sundimtar i Abu Dhabit dhe presidenti i parë i EBA, mbikqyri zhvillimin e Emirateve dhe i drejtoi të ardhurat e naftës në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Sot, rezervat e naftës të Emirateve renditen si rezervat e shtata më të mëdha në botë, dhe rezervat e gazit si rezervat shtatëmbëdhjeta më të mëdha në botë.
Image result for dubai
Emiratet kanë një ekonomi me të ardhura të larta, e cila renditet si e nëntëmbëdhjeta më e lartë në terma të PBB-së për frymë. Qyteti më i populluar, Dubai, shfaqet si një qytet global dhe një portë biznesi për Azinë Perëndimore dhe Afrikën.

Që nga shekulli i XVIII-të, tokat të cilat më vonë do të njihen si Emirate, gjendeshin nën ndikimin e britanikëve. Pirateria e evropianëve dhe vendasve u ndal më marrëveshjen në mes Britanisë së Madhe dhe shtatë emirëve të bregdetit më 1820. Lidhja e shtatë shteteve daton që më 1892,m marrëveshjen e quajtur Trucial State ku njeh si të vetmin patron mbrojës Britanin e Madhe. Pas largimit të trupave britanike më 2 dhjetor 1971, 6 shtetet e marrëveshjes themelojnë Lidhjen/Federatën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Image result for dubai


Për këtë qëllim, Britania e lëshon hapësirën në protektoriatin e të cilës ishte, sipas një marrëveshjeje miqësie. Kryetari i shtetit, sheiku Said Ibn Sultan an Nahjan, u rizgjodh më 1976-të. Më 1972, kësaj federate, si emirat i shtatë, i bashkangjitet edhe Ras al-Khaimah-u. Pason anëtarsimi i federates në Oragnizaten e Kombeve të Bashkuara, në Ligën Arabe dhe në Organizaten OPEC. Në politikën e jashtme, posaçërisht në konfliktet e lindjes së afërt, federata ndjekë një vijë të lehtë politike gjatë viteve 1976/77 deri tek centralizimi në disa drejtime ndër të cilat, centralizimi i policisë dhe shërbimeve të sigurimit. Së bashku me vendet tjera arabe në gjirin persik, mundohen që të arrijnë një koncept të përbashkët të mbrojtjes në rajonin e gjirit.

Image result for dubai

Falë burimeve "të majme" në Abu Dhabi, (1978:3 935 mil.t rez.; 70 mil.t nxierrje) dhe atyre "të pakta" në Dubai (1978: 178 mil.t. rez.; 18 mil.t. nxierrje), oazat e portat detare të paçmuara në të kaluarën e Gjirit Persik, që nga diku 1970-ta, kanë arritur të krijojnë qytete moderne me një infrastrukturë të shkëlqyeshme, e një rrjet shoqëror të organizuar në kompleks të ndërtesave (Kulla të larta për zyrë, për banka, për hotele, për spitale, për shkolla, e pastruese të kripës nga uji i detit). Me një bruto prodhim shoqëror prej (1976) 13 900 dollarësh amerikanë për banorë, Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrojnë në krye të listave. Pjesen më të madhe të prodhimit e përbëjnë të ardhurat nga ekonomia e naftës (1978: 57%), tregëtia, bankat dhe shërbimet marrin pjesë me diku 11%, ndërtimtaria me 9%, Industria dhe tregëtia me 3%, bujësia me 2%, shërbimet komunale me 8%. Vetëm 0,2% e tokës së Emirateve të Bashkuara Arabe është tokë e ujitur, ashtu që të jetë frytëdhënse, pjesa më e madhe gjendet në oaze. Pjesen më të madhe të tokës së punueshme e qeverisin sheikët e Ras al-Khaimah-ut dhe Fuxhairës (mbjelljin pemër, perime, duhan etj.). Kultivimi i kafshëve bëhet kryesisht në Ras al-Khaimah, ku gjatë 1978 kishte 200.000 krerë dhi, 89 000 dele, 40 000 gamilje dhe 16 000 gjedhë.

Related image
Gjuetia e peshkut dallohet në Faluxhë. Emirati më i pasur llogaritet të jetë, Abu Dabi, i cili financon rreth 70% të të dalurave të Emriateve të Bashkuara Arabe. Abu Dabi ka rafinerinë e naftës, uzina kimike, shkritore të aluminit, fabrikën e çimentosë. Unzia e shkrirjes së qelqit gjendet në ujdhesën Das. Dubai është emirati më i rëndësishëm për tregëti, me porte moderne në ujrat e thella detare, porta Port Rashid, fabrikën e çimentosë, rafinerinë e naftës. Sharxhia ka rezervat më të vogla të naftës, në këtë emirat më e rëndësishmja është uzina e ndërtimit të anijeve dhe barkave lundruese.

Related image

Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndër më të veçantit në lindjen e afërme sa i përket popullsisë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83 600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kah mesi i viteve 80-të një numër i madh i popullsisë së Azisë Jugore ka emigruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Stanadardi i lartë i jetesës dhe mundësia e madhe për punësim tërhoqi një numër të madh njerëzish nga India, Pakistani. Në vitin 2006 në Emiratet e Bashkuara Arabe janë paraqitur 1.2 milion shtetas të Indisë dhe rreth 300.000 nga Pakistani.

Popullsinë e Emirateve të bashkuara Arabe e përbëjnë:

• Arabët lokal 11%

• Arabët nga vendet tjera arabe dhe Irani (Persian)Ара21%

• Shtetas të vendeve të Azisë jugore 57%

Qyteti më i madh është Dubai me afro 1.2 milion banorë. Qytete tjera janë Abu Dabi, Sharja, Fuxhaira etj.

Shkala e urbanizmit është e lartë dhe arrin 88%. Pjesa tjetër e popullsisë jeton në vendbanime të vogla dhe fshatra të përhapura nëpër tërë vendin si dhe në vendbanimet rreth fushave të naftës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...