2023-01-04

Elif Shafak:10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme ,2021

NGA Flori Bruqi


Në çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv - për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet - dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj. Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore. Përmes vdekjes së Tekila Leilës, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...