***
Më 12 dhjetor 2022 konferenca për mediat për shpalljen redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”, në praninë e dy kryetarëve, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushi dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës akademik Mehmet Kraja.
Shpallja e anëtarëve të redaksisë u deklarua nga akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave.
Redaksia qendrore e “Enciklopedisë shqiptare” përbëhet nga këta anëtarë:
Akademik Skënder Gjinushi- Kryetar i ASHSH
Akademik Mehmet Kraja- Kryetar ASHAK
Akademik Dhimitër Haxhimihali- ASHSH
Akademik Rexhep Ismajli - ASHAK
Akademik Marenglen Verli- ASHSH
Akademik Nexhat Daci - ASHAK,
Akademik Shaban Sinani - ASHSH
Akademik Jusuf Bajraktari - ASHAK
Akademik Rauf Dhomi - ASHAK
Prof. dr. Aljula Jubani - ASHSH,
Prof. Valbona Toska - Maqedoni e Veriut
Akad. Skënder Gjinushi dhe akad. Mehmet Kraja, gjatë pyetjeve që bënë gazetarët, folën për bashkëpunimin mes dy akademive dhe arritjet në hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”, punën e bërë deri më sot dhe standardet shkencore mbi të cilat po hartohet kjo enciklopedisë.
Theksojmë që vitin e kaluar është botuar nga Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane "Leksikoni enciklopedik",më autor Akademik Flori Bruqin.
Leksikon enciklopedik i Akademisë Shqiptare Amerikane / 1
Author: Bruqi, Flori
ISBN: 9789951415088
Pages: 531
Published: 24.11.2020
Language: Albanian
Genre: Publicistic
Format: 25
Price: 7,000.00 ALL
LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE
I autor Akademik Flori Bruqi, Prishtinë, 2020
Vëllimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka munguar prej kohesh.
Pak fjalë për Akademinë Shqiptare Amerikane. 28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj. Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja, Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.
Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës. Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore. Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar t’i thellojnë dijet.
Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.
Leksikoni Enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Prandaj, mund të themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar.
Në këtë Leksikon Enciklopedik do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit, gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti.
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen 352 autorë të trojeve shqiptare dhe diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror. Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve, lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në diasporë.
Enciklopedia shqiptare përfshin gjithë hapësirën mbarëshqipëtare në Ballkan dhe diasporat arbëreshe.
Struktura e redaksisë është e përbërë nga strukturat qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” janë ngritur sipas fushave përkatëse 30 redaksi në Shqipëri dhe 30 në Kosovë për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”.
No comments:
Post a Comment