Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/06

Gazetari Adi Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.

 

Adi Krasta fiton garën për zv/drejtor të RTK’së

Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë.Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjek, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë. Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin "Jeta, kultura, arti". Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.

Hapat e para në TV

Transmetimi i parë televiziv është "Letërsia dhe reflekset e saj në art" në të cilin ai e ka bashkëdrejtuar me Mira Bedallin. Me Rovena Dilon ka drejtuar programin televiziv "Mbrëmje Kulturore" në vitin 1991. Në vitin 1992 ka realizuar dhe drejtuar programin-revistë "Spektër". Në vitin 1993, 1994 dhe 1995 ka drejtuar trilogjinë "12 javë" me regji të Vera Grabockës.[nevojitet citimi]

Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, "Ethet e së Premtes Mbrëma".

Studime

Në vitin 1995 Krasta kryen studime pa pasuniveritare në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Fredonia. Udhëheqësi i punës studimore ishte Ted Schwalbe.

Në radio

Adi Krasta ka qënë drejtor i Radio Koha në 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i stacionit Telesport në 2002. Ai ka dhënë lëndën e Marrëdhënieve Publike, për të cilën është specializuar që nga viti 1996.

Në televizion

Pas mbylljes së televizionit Agon Channel, Krasta zhvendoset edhe njëherë në Top Channel, bashkëpunim që përfundon në qershor të 2017. Pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran, Adi Krasta nis emisionin "A Show", çdo të hënë, ora 21:00, në News 24. Në gusht 2019 u raportua që Adi krasta nuk do vazhdojë të drejtojë emisionin "A Show" në kanalin News 24 duke gjeneruar dhe debat publik rreth arsyeve që bashkëpunimi me kanalin u ndërpre

Konkursi për pozitën e zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë me këtë pozitë.

 Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë.

*****

Kandidatja tjetër, Ilire Zajmi ka ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.

Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.

Kandidat të tjerë në garën për zëvenës/drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me menaxherin e RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë Gazeta Insajderi merr vesh që komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim pasi njëri nga kandidatët është ankuar.

Kujtojmë se, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetëdrejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.

Ndryshe ditë më parë, gazetari Adi Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.



 

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...