Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Në kohën e fundit është rritë numri i atyre bukëpërmbysve që do të kishin dëshirë ta relativizojnë sado edhe pak, rrolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është krenari lavdie.
Po, doli një drejtues Akademie këto ditë dhe volli shumë çka kundër luftës sonë, sidomos kundër drejtuesve kryesor të saj.
Mendoi se me ia kthye pushkën veti, është më tragjedi se vetëvrasja.
E po ka zëra që besojnë symbyllas, duke propoganduar se: “UÇK e vrau këtë dhe atë politikanë shqiptarë”.
Ore të gjorë akuzues, po a e dini pse u vra ai që provoi ta bashkoi UÇK-ën me FARK-un, mjedis Tirane.
U vra vetëm pse në Osllo kishte nënshkruar së bashku me Adem Demaçin, shkrirjën e FARK-ut në UÇK në luftë, në një front.
Dokumentet sekrete kur të botohen, ju nuk do të keni as vend për varre.
Po, po jeni bërë e keni bërë shumë akuza, keni sajuar shumë intriga.
Madje, shumë u gëzuat kur Sali Mustafa u denua 26 vjet burg, më shumë se çdo kriminel serbian deri me tash.
Madje, me akuza po shkoni aq largë sa që po i akuzoni edhe ata që janë në burg në Hagë, e ata ta dini atje janë për ta dëshmuar pastertinë e luftës së drejtë, prej së cilës sot jeni të lirë dhe gllabëroni beneficione.
E dijmë se
keni nxituar të mbuloni emra të rrugëve, shesheve dhe librave, thue se nuk e
dijmë ku keni qendruar gjatë luftës, thue se nuk e dijmë pse asnjë bustë, asnjë
shesh nuk karakterizohet me emrat e kolosëve të lirë si Adem Demaçi e Adem
Jashari.
Edhe një fakt. Më tepër keni entuziazëm të thoni, na çliruan të tjerët, sesa të ndërtohet Shqipëria Etnike.
Edhe këtë proponagë e beni me hile, thue si UÇK e mohon ndihmën e miqëve, sidomos miqëve të respektuar Amerikanë.
Ta dini se UÇK ka bërë luftë të DREJTË dhe prej çdo akuze do të dali e liruar. E shihni su uluroni edhe me gënjeshtra: “Na prishi Albin Kurti me amerikanë”. Albini është nxënës i Adem Demaçit dhe politika e tij është në vijën e drejtë të UÇK-ës, për të cilën nuk ka kursyer asgjë. Keq jeni kah trilloni.
E pra, RROFTË MIQËSIA
SHQIPTARO-AMERIKANE!
Telallgjinjtë e “bullëvardit” shtyhen
cili po sulmon shqiptarë më ashpër
KFOR-i një institucion serioz i NATO-s në Kosovë i ktheu përgjegje negative, se “Ushtria serbiane nuk mundet të hyjë në asnjë rrethanë në Kosovë”.
E të kuptohemi nazifashisti A. Vuçiq pati kërkuar në vlugun e barikadave në veri të Ibrit, që ushtria e tij të marrshojë drejtë Kosovës, për të venë rend dhe ligje, sikur bota nuk e din se kërkonin me hy e me vra sërish shqiptar. E po të pyeteshin Nexhemdin Mitrovica dhe Milazim Gazatari, ushtria serbiane, do të hyne pa probleme në Kosovë. Ndërsa, për të “treguar” se ka pasë të drejtë makineria nazifashiste e A. Vuçiqit organizoi më 8 janar 2023 protestë në Veri të Ibrit. Protestuesit kinse e kritikonin A. Vuçiqin dhe Listën Serbiane për dy qellime meskine: 1.Për ta hiekur përgjegjësinë e A. Vuçiqit se me urdhër të tij ishin vënë barikadat.2. Për të treguar para opnionit se kinse serbët gjithëandej me vetiniciativë i kanë venë barikadat. Këtë “fiskulturë” politike që i infekton muskujt Vuçiqi e bënë edhe për konsum të brendshëm sepse rrena për te është “art” i vjetër serbian. Edhe një vrejtje gazetarëve të nderuar: Kurrë asnjë minut Princ Lazari nuk ka qenë “car”. Po pse ua glorifikoni serbianëve hsitorinë. Lerëni të rrejnë vetëm ata të paktën.
Pra, politika serbiane
nuk do të lërë mjet pa përdorë me që e ka humbur Kosovën, vetëm e vetëm të
paktën si propogandë ta konsideroi statusin e këtij shteti diskutabil dhe të
paqëndrueshëm. Për të mbetë ky parim i diskutueshëm për statusin e shtetit
Kosovës, nepër çarqet serbiane tani është ngritur akuza dykuptimësore: “Kush e
ka shitë, apo kush e ka blerë shtetin e dytë shqiptar-Kosovën”. Në këtë drejtim,
në propogandën serbiane janë kah investojnë në rend të parë tregtarët e armëve,
pade mos po hapet ndonjë treg i shitjës së tyre në Ballkan. Në këtë drejtim,
agjenturat e koncerneve që shesin armë, vitin e kaluar më tepër kanë investuar
në agjentura propoganduese nepër televizione dhe portale po edhe në agjentë të
sporvuar, se sa që kanë fituar, sepse nuk pati luftë, që t` u shitën armët.
Prandaj, me kohë u zbulua se të gjitha bankat shtetërore sot në Serbi duke
investuar në politikë “ekstraktive” të shitjës së armëve, janë në humbje. Ato,
për të humbur gjurmë, tani kanë krijuar një devizë plagiat puro greke:
“veprimtaria mafioze të paguhet vetëm me qenë borqëli”. Dhe kanë hyrë në borqe
marramendëse, të cilat shpresojnë se në rast të një lufte të nivelit rregjional
do t` i nxierrin barqet me kamatë, pra do të fitojnë diçka.
Kjo atmosferë e pasigurisë, është krijuar
sidomos pas sulmit agresiv të Rusisë në Ukraninë më 24 shkurt 2022. Po, mos të
harrojmë se njohësit e thellë të lëvizjes së kriave kanë ardhur në përfundim
qysh tani se është krijuar koncepti se: Rusia as nuk mund ta fitojë luftën, as
nuk guxon të jetë humbëse. Kjo fonemë e përkthyer shqip, do të thot se lufta do
të zgjatë një kohë të pacaktuar, pa asnjë dritë në fund të tunelit ushtraka dhe
politik për mizoritë e sllavëve ndër veti. Kështu Ukraina po bëhet fati tragjik
i pafuqisë së Evropës, për të fituar si në Luftën e Parë ashtu edhe në Dytën
Botërore Amerika. E vërteta SHBA kanë mbetur pas shembjës së komunizmit e
vetmja superfuqi ekonomike dhe ushtarake në glob. Në këto rrethana shtrohet
pyetja, ku është Kosova, sepse pozicionin Amerikan disa qendra informative të
ndihmuara nga Beogradi, po propogandojnë me gjysëm zëri se: “Kursi i
Vashingtonit ndaj Kosovës ka ndryshuar më 2022”! Lidhur me këtë, jo që mendojë,
por është krejtë ndryshe pozicioni, se kursi i SHBA-ve nuk ka ndryshuar fare.
Dhe le të dihet publikisht se kursi amerikan ndryshon, nëse shqiptarët thonë
hapur: “Kosova duhet të kthehet në kuadër të Serbisë”. E kjo thënje mund të
ndihet si teoriçkë, por vetëm në Beograd, gjetiu jo, sepse fuqia e shtetit
Kosovës për çdo muej po vjen duke u forcuar dhe duke iu afruar objektivit që të
jetë antare e NATO-s, Këshillit Evropës, OKB-ës e një ditë edhe i BE-s.
Sot shumica apsolute e shqiptarëve mendojnë se
statusi i Kosovës është zgjidhur më 1999 për gjithëmonë. Megjithë këtë, i
ngarkuari special për Kosovën nga BE Vladisllav Lajçak në dhjetor 2022 do të
thot hapur: “Më 2023 shpresojmë se do t` i mbyllim bisedimet për Kosovën.
Gjithnjë sipas palnit Gjermano-Francez, që do të thot Kosova antare e OKB-ës
dhe Serbia në BE. Por, tha më tutje Llajçak, nëse viti 2023 nuk sjellë
rrezultate, atëherë bisedimet do të sillën në pikën zero”. Kjo do të thot, tha
ai se pastaj bisedimet do të fillojnë nga e para”. Dhe këtë konstatim Llajçak
disi nga grimasat në fytyrë, shihet se e shprehi me ENTUZIAZËM. E përkthyer shqip, ky fakt tregon se Sllovakia është
shumë e entuziazmuar që nuk e njeh Kosovën shtet. E këtij pozicioni i gëzohet
dhe Josip Borel si përfaqsues i BE dhe diplomat spanjoll, shtet ai që ka mendim
identik me atë të Rusisë dhe Serbisë, Iranit dhe Vatikanit për Kosovën. Ja pra,
me kend kanë punë pushtetarët shqiptarë, të cilët, duket se as nuk kanë dije,
as nuk i kuptojnë fiskulturat e diplomacisë, të cilat në shumë raste matin
pulsin: sa jemi serioz dhe të vendosur.
Një realitet
që e defaktorizon disi shtetin e Kosovës
Defaktorizimi si luftë
speciale nuk është në ofenzivë vetëm nga ana e Beogradit, Iranit dhe Rusisë.
Por një pjesë e establishmenit politik shqiptar duke u pozicionuar në luftën e
egër vetëm për pushtet, është bërë armik i Kosovës, gati më i rrezikshëm se sa
vet armiqët si Serbia dhe Rusia së bashku. Në këtë drejtim, sidomos Lidhja
Demokratike e Kosovësm me politikën e saj antishqiptare, ende po provon që të
gjitha vrsjet dhe mizoritë që kanë ndodhë në Kosovë t` ua japi ngjyrën
politike, t` ia adresoi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesëve kryesor të
saj, gjithnjë duke u pozicionuar në armiqësinë që ka ekzistuar në mes të UÇK-ës
dhe FARK-ut, ku fjalën kryesore e kanë pasë tre kallauzë (I+B+I) , kurse disa
ushtrakë që nuk kuptonin politikë mësa pula në telefon, vetëm sa kanë notuar
nepër ujin e ndotur, pa dijtë fare se si ai “ujë” është infektiv nga brenda. E ky realitet duhet
të dihet se ishte derivat i një bindje puro politike që i tregua e deshtuar, po
në atë moment kur ranë bombat e para të NATO-s mbi terrirorin e Jugoslavisë
Tretë sikurse Rajhu i Tretë. Madje, mu këta e quanin palen kundershtare (UÇK-ën)
njerëz të frustruar dhe me ideologji komuniste. Ndodhte ky realitet për faktin
hipokrit, në stilin: “T` i them, sa nuk më ka thënë”!
Gjykat
nderkombëtare me dy drejtësi në rikverc
Tani e shtrojmë
pyetjen pse u denua Salih Mustafa me 26 vjet burg, kurse kriminelët serbian si:
Nikolla Shainoviq me 22 vejt, Dragolub Ojdaniq me 15 vjet, Nebojsha Pavkoviq 22
vjet, Vlladimir Llazareviq 15 vjet dhe Sreten Llukiq 22 vjet burg. Tani
vetvetiu shtrohet pyetja: Kush është fajtor për 20 000 persona të dhunuar
në Kosovë, kush është fajtor për bartjën e kufomave të shqiptarëve deri në
Batajnicë të Beogradit e gjetiu, kush është fajtor për 14000 civilë shqiptarë
të masakruar; për 600 varreza masive; për 120 000 shtëpi të rrënuara; për 1200
fshatra të bombarduara; për afro 1 000 000 shqiptarë të deportuar me
dhunë jashtë Kosovës; për katër kampe të përqëndrimit: Bllacë, Stankovec,
Çegran, Kukës dhe me dhjeta kampe më të vogla nepër Kosovë, përpos këta
serbianët e lartëckur. E Salih Mustafa denohet me 26 vejt burg, “për një njeri
të vrarë, për dy malltretime”, të dy rastet që nuk i pranon dhe hapur rrezulton
nga dokumentacioni i gjyqit se procesi është politik dhe i montuar. Megjithë
atë në një përkujtimin mortor këto ditë u aludua publikisht për një oficerë të
vrarë shqiptar se: “përgjegjës janë kundershtarët ushtrak të FARK-ut”? Në
esencë atë person e ka vrarë sherbimi kontrainformativ serbian, me të njjetin
skenar sikurse në rastin “PANDA” në Pejë.
Albanofobia në Evropë
është racizëm dyshekullor
Në këtë rrethana nga
psikoanaliza e historisë shtrohet pyetja ideore dhe teorike: a do të vijë koha
që në Beograd ta kemi bustin e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit. Ndërsa në
Prishtinë do ta kemi bustin e Dimitrije
Tucoviqit dhe Kosta Novakoviqit. Me këtë me duhet konstatuar se vetëm atëherë
BE do ta kuptoj se kush është gjelati (Serbia) dhe kush është viktima
dyshekullore (Shqiptarët). Por, atëherë do të jetë shumë porofitabile, vetëm
dituria dhe puna për prosperitet ekonomik. Dhe, menjëherë shtohet payetja a do
të jetë KFOR gjithëmonë në Kosovë? Në lidhje me këtë, jo që mendoi por është e
sigurtë se NATO (KFOR është derivat i NATO-s) gjithëmonë do të jetë këtu, si
faktor i sigurisë. Në anën tjetër, nuk dihet a do të qëndrojë Beogradi pranë
qendrimit se duhet Ushtria serbe të futët në Kosovë. E misioni i saj dihet. Ajo
ushtri nuk vjen në Kosovë për siguri të askujtë, por vjen për të vrarë
shqiptarë, siç ka vepruar qe dy shekuj. Madje, lidhur me këtë S. Millosheviqi
pati deklaruar se: “shqiptarëve u kemi treguar kush jemi më 1945 kur i kemi
vrarë të gjithë, dhe ky solucion nuk është i pamundur në çdo kohë”.
Tani Republika e
Kosovës sikur është pozicionuar në udhëkryq, jo pa fajin e ndërkombëtarëve. Kjo
për faktin se Kryeministi Albin Kurti po pengohet në çdo hap për ta zbatuar
pushtetin e së drejtës. Dhe ky fenomen disi po shiqohet pa invencë, nga miqësia
dhe besimi i plotë në SHBA, sepse as shtetet e fuqishme dhe me traditë nuk kanë
persepktivë pa mbështetëje nga investimet e hueja. E ato investime i sigurojnë
psiqikisht qëndrimet “me fjalë” të SHBA-ve dhe BE, por të cilat po mungojnë
tani për tani. Pse? Sepse A. Vuçiq në anën tejtër, ka krijaur hapsirë dhe po
luan me zjarr sepse shumë vendime që kana
rriedhë nga bisedimet, kanë brenda tyre dykuptimësi. Ajo dykuptimësi po shkon
deri aty sa që Kryetari i Serbisë hapur e ngritë gatishmërinë ushtrake për të
ndërhy në Kosovë (dhjetor 2022), dhe nuk i thuhet fare se çka do të thot
qëndrimi i KFOR-it në Kosovë dhe çka përmban VERDIKTI I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, në
opinion po shtrohet pyetja: tani për tani Serbia është nën hien e Putinit. Por
bëri e u këndell në tru, dhe Serbia u kthye kah Perendimi, a duhet që së pari
Beogradi do t` i vejë skansione Rusisë, e pastaj çështja do të tregohet lakuriq
ndryshe për gjeostratgjinë e Ballkanit në përgjithësi. Mu për këtë, po
dëshmohet se Perendimi e mbanë Kosovën në pozicion të një “invalidi”, sepse i
dron bashkimit të shqiptarëve në një front, mudnësi kjo që Qeveria e Edi Ramës
me “OPEN BALLKNANIN” po investon prapa shpinës Kosovës e në dobi të agrsionit
serbo-rus. Ndoshta, piktori këtë e bënë pa vetdie. Por ka tipa që edhe sot
provojnë ta rehabilitojnë Esat Pashën. Dhe, jo vetëm kaq.
Insitimi i SHBA-ve që
të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbiane, po spjegohet si
prioritet. Në prononcimet lidhur me këtë, fare nuk thuhet ai asociacion a do
jetë i themeluar mbi bazat e Kushtetutës Republikës Kosovës, apo do të jetë një
“vlerë” shtesë, që del jashtë kornizës Ahtisarit, ku serbët psojnë “diskriminim
pozitiv”. Ky parim hipokrit, duhet të pozicionohet se pas nderhyrjës ruse në Ukrainë,
Amerika terthorazi ma nuk është në gjendje të bëjë “shatëll” diplomaci të
shkollës Hollbrukut, Vesli Klarkut me vulë të Klintonit dhe Ollbrajtit! Pra
asociacion të komunave, duhet të thuhet për serbian po, por jo me kompetenca
ekzekutive. E pse mos ta shtrojmë edhe këtë pyetje. E e lansojnë këtë pozicion
zyrtarët e larë të SHBA-ve për matje pulsi, apo janë serioz dhe brutal sikurse
Hollbruk kur shprthente se “UÇK është terroriste”. Dhe, kur e pa seriozitetin
tonë për sakrificë dhe luftë të drejtë, u ndal dhe tha: UÇK NUK ËSHTË TERRORISTE. Dhe nuk shkoi largë dhe erdhi 24 marsi 1999.
A do ta përkrahë shtetin e
Kosovës ndonjera prej 5 shteteve të BE-s
Dihet se për shkaqe të
brendëshme Kosovën ende nuk e njohin: Rumunia, Greqi, Spanja, Sllovakia dhe
Qipro. Prej tyre më së afermi për ta njohur në bazë të traditës popullore do të
ishte Rumunia. Madje edhe Spanja dhe Greqia nuk e kanë asnjë arsye që nuk e
njohin Kosovën, përpos nga dy arsye fiktive puropolitike. Por, mbi të gjitha
kjo mosnjohje e kurajon Serbinë nazifashiste që të provojë për ta destabilizuar
Kosovën në çdo moment. Madje ka zëra që thonë se kjo po ndodhë sepse Republikën
e Kosovës nuk e njeh shteti i Vatikanit. E pse mos t` ia shtojmë faktin se
Vatikani bile nuk propogandon antishqiptarizëm. Ndërsa Rusia, Serbia dhe Iarni
propogandojnë antishqiptarizëm qi i afrohet pozicionit adekuat të
nazifashistëve ndaj hebrenjëve.
E vërteta,e kaluara e Kosovës është tani për
tani e njohur. Prandaj, edhe ardhmëria e saj është e siguruar për aq sa vlen
njohja e së kaluarës saj. Dhe po të shiqohet se kush prej okupatorëve të saj më
shumë “ka të drejtë”, për ta kërkuar, atëherë atë të “drejtë”(!), duhet ta
gëzojnë osamnlinjët, sepse si okupatorë
të saj (dhe jo vetëm të saj) kanë sunduar mbi 500 vjetë. Mbi këto parime më së
pakut prej të gjithë okupatorëve të Dardanisë kanë të “drejtë” serbianët. Për
këtë konstatim duhet të mësohet mirë historia. E nga ky realitet, Serbia kohë
pas kohe do të ngacmojë në realitetin e Kosovës, sot me kërcnim me barikada,
nesër me kërcnim se: ushtria është në gjendje mobile; se ushtria do të vendoset
në veri të Ibrit; se ushtria do t` i siguroj enklavat serbe nepër Kosovë; se
ushtria duhet t` i sigurojë kishat e gjepura tjera, thue se në te nuk janë 94%
e popullsisë shqiptarë, edhe atëherë kur u ndertuan këto kisha. E po, lexoni
mirë faktet e reja historike.
Çështja e barikadave ishte një matje pulsi ku është Kosova, BE dhe SHBA?
Fakti në momentin aktual, që A. Vuçiq tha në Rashkë: “i hiqni barikadat, ishte argument se ai u ka thëni huliganëve serbian: “i veni barikadat”. Dhe këtij realiteti duhet venë përball një realitet tjetër, kuptohët nga kohërat tjera.Bje fjala, Hitleri më 1945 po të thoshte i https://www.youtube.com/watch?v=jRgIyhHnt18“hiqni kampet e përqendrimit”, askush nuk do t` ia falte krimin që kishte ndodhë, sepse, se ai ishte urdhërdhënësi i tyre.
Madje, S. Millosheviqi më 1999 do të kritikohet nga kisha, dhe me 5 tetor 2001, do të largohet nga pushteti, jo pse beri krime në Kosovë, por pse nuk ua kreu detyrën kishës, partive dhe akadmisë nazifashiste serbiane, që t` i shfarosë shqiptarët e Kosovës në tërësi, ashtu si ishte paraparë me Konventën Jugosllavo-Turke me 11 korrik 1938, ashtu si u goditën Tito-Kyprili më 1953 në Split e aktualizuan pazarin për deportimin e shqiptarëve në Turqi.
Dhe rrezultati ishte 24000 familje sllave kolonizohen në Kosovë me detyra UDBASHE, MILICË dhe NEPUNËSA të çdo lloji.
Por mbi të gjitha 415000 shqiptarë deri më 1966 u shpërngulën në
Anadolli, si pasojë e terrorit shtetëror serbian. Këto realitete sot nuk i
dijnë diplomatët e SHBA-ve e as ata të BE-ës, prandaj. Po, nuk them që
diplomatëve duhet mbajtur leksione nga historia, por ato kanë pasoja për neve,
sepse kur po flasin bje fjala: Eskobar, Borel, Lajçak, në grimasat e tyre në
fytyrë, po lexojmë se në trevat shqiptare sikur nuk ka ndodhë asgjë?!!!
Okupimi i Kosovës nga Serbia dhe
okupimi i një pjese të Ukrainës nga Rusia
Serbia i ka okupuar 714 katune shqiptare të SanxhaKut të Nishit më 1877, për 28 ditë.
Dhe atë realitet e pranoi Kongresi i Berlinit më 1878.
Ndërsa, okupimi i Kosovës nga Serbia gjatë shekullit XX ka ngja tri herë: më 1912-1914; 1918-1941; 1945-1999.
E në lidhje me këtë realitet,
okupimin e parë (1912) dhe të tretë (1945) Serbisë ia kanë siguruar: Rusia,Franca
dhe Anglia në Paris më 1946; kurse, okupimin e dytë Serbisë zgjëruar ia ka
siguruar Franca dhe Anglia, më 1919 në Versaj.
Ukraina n` anën tjetër ishte shtet i pavarur, por që me “vetëdeshirë” pati hyrë në “komonvelltin” sovejtik, dhe e ruajti edhe antarësinë në OKB. Lidhur me këtë realitet të kurthuar, duhet të dihet se Serbia më tepër e don Rusinë, kurse Rusia më tepër e donë Bullgarinë. E pse është kështu? Sepse ky realitet është konceptuar më 15 janar 1877, në të ashtuquajturën Marrëveshjen e Bukureshtit, kur Rusia adhe Austro Hungaria e ndanë sferat e interesit në Ballkan.
Wjena e mori për detyrë ta ndihmojë Serbinë për ta okupuar Kosovën.
Ndërsa, Peterburgu e mori për detyrë ta ndihmojë Bullgarinë, në mënyrë
që t` i afrohet Bosforit dhe Dardaneleve, për të dominuar në Stamboll dhe në
tërë Ballkanin, krejtë me qellim që ta rikrijojë Romën e Dytë.
Tani shtrohet pyetja a
ka ndryshuar gjeostrategjia e asaj kohe, përgjegja është se jo, sepse vetëm
është ndryshuar një pjesë e akterëve, kurse Rusia ka mbetë rrezik konstant,
herë hapur e herë heshtur, por interesi ka mbetë i pashkëputur. E mbi këto
pozicione Serbia agresore dhe nazifashite nuk do të demokratizohet kurrë, pa e
ndier në kurriz populli serbian pagesën e reaparacioneve, kuptohet se duhet
paguhen dëmet e luftëtave që ia ka bërë Serbia duke i okupuar viset e hueja.
Të përfundoj. Kur i pyeta fëmijët gjerman si historian: a ka gabuar Hitleri 1939-1945, të gjitha, pa dallim u përgjegjën se PO!.
Po kur i pyetja fëmijët serbian a ka gabuar Millosheviqi 1989-1999? Të gjithë pa dallim u përgjegjën JO. Pra, çka flasin fëmia, vepron edhe Vuçiqi, nëse i jipet shansa.
Unë mendoi se Serbia më 2023, duhet ta ndien atë peshë të fajit-krimit, që e ka ndier kombi gjerman më 1945.
Ju kujtohet lexues të nderuar kur Helmut Koli thoshte se kam hanger sinap-bari, se ishim gjerman të shpallur me faj.
Pa këtë katarzë që duhet ta ndiejnë në kurriz serbianët,nuk ka paqe në Ballkan. Serbia duet t` i paguaj dëmet e luftës.
Pa këtë obligim që duhet ta kryej populli serbian, qetësi në Ballkan nuk do të ketë.
E, UÇK ka bërë luftë REFLEKTUESE,
për të siellë liri, barazi dhe dinjitet njerëzor, për çdo popull, kulturë,
racë, rreligjion dhe komb në tërë Globin.
Më 8 janar 2023 Prishtinë
No comments:
Post a Comment