2023-01-13

GAZETARËT E REGJIMIT PROPAGANDISTIK

 

24 shkurt 2007

Nga ABDULLAH PRAPAPSHTICA




Propaganda është njëra prej mjeteve vendimtare për realizimin e sundimit shpirtëror të një regjimi mbi popullin. Që nga kohërat më të lashta sundimet e kanë përdorë me kënaqësi propagandën, sepse ajo ia ka lehtësuar shumë jetzgjatjen e sundimeve të tyre. Sigurisht se filozofët më të suksesshëm që kanë arritur të mbijetojnë edhe disa shekuj dhe duke i mbi jetuar edhe vet Perandoritë, të cilave iu kanë shërbyer, janë ideologët e Besimeve Fetare. Shembull klasik është vendi i ynë. Perandoritë Romake, Bizantine dhe Osmane krahas sundimit të pushtetit të tyre juridik mbi vendin dhe mbi popullin tonë vuan edhe sundimin shpirtëror përmes besimeve të tyre fetare. Ku qëndron fshehtësia që Bibla dhe Kurani janë librat më vjetër dhe më të mëdhenj që i ka njerëzimi. As një autor i mëvonshëm nuk ka arritur atë që e kanë arritur autorët e BIBLËS DHE KURANIT. Shumë kushtetuta e shumë ligje janë shkruar dhe janë fundosur në harresën e historisë së bashku me shumë shtete të fuqishme, që kanë patur përmasa botërore, por Bibla e Kurani kanë vazhduar të jenë gjithmonë aktuale si në kohën e lindjes së vet. Ku është fuqia e sundimit shpirtëror të Biblës dhe Kuranit? A janë ato me të vërtetë libra të shenjtë? Pse nuk ka as autor dhe as libra që mund të krahasohen me to? Përgjigjja është e logjikshme. Institucionet Fetare të tri Besimeve Fetare e kanë krijuar mekanizmin, i cili që nga fillimi, nga besimtarët e vet, ka vjelë të ardhura të mira për shpërblimet fetare që u kanë ber atyre. Kjo ka mundësuar që të krijohen shkolla të gjitha niveleve ku Besimet Fetare kanë marrë trajtën e shkencave filozofike, ku deri në përsosmëri është studiuar psikologjia e masave dhe metodat e propagandës fetare për të mbajtur sundimin shpirtëror mbi njerëzit. Autoritët e besimeve fetare e kanë ruajtur dhe e kanë përhapur strukturën e vet të nëpunësve në gjithë botën, duke i shpërblyer ata me paga që sigurojnë një jetë të begatshme pa ndonjë punë të mundimshme. Pra, pikërisht jeta e begatshme pa ndonjë punë të mundimshme zyrtare të Besimeve Fetare ka bërë që ata me zell t’i mbajnë ritet fetare, duke e bërë popullin të varur nga ata shpirtërisht, sepse ata ia kanë arritur që ato rite t’i imponojnë si kulturë dhe si tradita të detyrueshme dhe të domosdoshme. Lidhja e zyrtarëve të Besimeve Fetare me Zotin përqendrohet aty se ata i shërbejnë zotit, sepse për këtë punë janë shumë mirë të paguar. Ose Besimet Fetare janë ideologji që synojnë ta ruajnë vazhdimësinë e sundimit te vet shpirtëror mbi besimtarët! Duke e patur parasysh se apetitet për sundim kanë karakter të pakufishëm, besimet fetare nuk njohin as kufi nacional, as kufi racor dhe as kufi social etj. Të gjitha ideologjitë e mëvonshme - moniste apo pluraliste - te të gjitha partitë politike i kanë synimet e njëjta me ato të besimeve fetare - Sundimin Shpirtëror dhe Pushtetin e gjithmbarshëm mbi popujt e vendet e veta dhe të huaja. Partitë politike janë njëra ndër Besimet Fetare dhe e kanë nga Shteti sepse ato vet dëshirojnë të ushtrojnë sundimin shpirtëror dhe pushtetin mbi popujt. Besimet fetare me të vërtet janë nder nga Shteti, por ato kanë vazhduar të kenë sundimin shpirtëror mbi besimtarët e vet edhe kur shtetet janë shkatërruar ne tërësi dhe ne vend të tyre janë ngritur shtetet e reja! Megjithatë, kjo temë ka për synim të zbërthen profilin e gazetarisë së regjimeve dhe jo rolin e besimeve fetare në shoqëri. Por, roli i Besimeve Fetare në shoqëri u trajtua këtu për të zbërthyer mekanizmin e propagandës së regjimeve që propagandën e kanë një ndër mjetet kryesore të pushtetit të vet. Se sa e madhe është fuqia e propagandës tregon fakti se në vendin tonë ku kanë sunduar mizorisht tiranitë e përgjakshme Romake, Bizantine e Osmane, që kanë patur për pikësynim zhdukjen e popullit tonë, edhe disa shekuj pasi këto perandori janë zhdukur, sundimi shpirtëror i besimeve fetare i këtyre regjimeve të vdekura mbi
popullin tonë po vazhdon të jetojë përmes zyrtarëve fetarë, që sigurojnë mirëqenien e vet në formë të kultivimit të traditave të ish sundimeve të huaja. Në mesin e zyrtarëve fetarë ka edhe shumë njerëz që besimet fetare i kanë përdorur për interesat kombëtare aty ku ka qenë e mundur, prandaj kjo duhet nënvizuar dhe diferencuar nga ajo pjesa tjetër, që ka qenë gjithmonë në funksion të sundimit të huaj shpirtëror. Përjashtime ka kudo dhe ato duhet çmuar! Është e habitshme se në vendin tonë kanë filluar të zhvillohen edhe sekte të reja të huaja fetare dhe kjo nuk po e pengon askënd. Ne Shqiptarët besojmë në Zot, prandaj nëse ne shqiptarët do të provojmë të lirohemi nga sundimi i huaj shpirtëror dhe të krijojmë Besimin tonë Fetar Kombëtar, kjo do të has ne një reaksion të tmerrshëm. Po ashtu, ne vendin tonë lejohen të krijohen me qindra parti politike me ideologji të huaja, por Lëvizja Vetëvendosja për VETËVENDOSJEN e vendit tonë po luftohet me të gjitha mjetet e regjimit të huaj dhe të instrumenteve të tyre vendore, ku rol të veçantë kanë gazetarët e regjimit! Gazetarët e regjimit i kanë zhveshur shpatat kudër VETËVENDOSJES, si gazetarët e regjimit të "RILINDJES" të Rrustem Rugovës me shokë ne vitin 1981 dhe do të përfundojnë si ka përfunduar regjimi titist, të cilit ata i kanë shërbyer. Sepse zhvillimet revolucionare përparimtare do të vazhdojnë të thyejnë regjimet antipopullore, pavarësisht se me çfarë force dhe me çfarë dhune sulmojnë ato! Dihet se revolucioni është si qerrja: dikush e tërheq atë përpara, dikush e tërheq nga pas dhe dikush rrinë hipur mbi qerre dhe u bën dy palëve oooorrruppp! Dikush tha se "revolucioneve u ka kaluar koha", por sa herë që të ketë regjime fashiste atyre përsëri do t’u kthehet koha! Bota po ballafaqohet me një përpjekje të re që popujve të të gjithë botës t’ ju imponohet një Sundim Global Despotist, atyre popujve që janë të lirë, në mënyrë q ajo të’ ju grabitet ose atyre që janë nën sundimin e huaj të mos ju lejohet ta fitojnë lirinë. Por, kjo përpjekje do të dështojë sepse historia as nuk mund të kthehet prapa dhe as nuk mund të ndalet lëvizja e saj përpara.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...