Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/09

Iu gjetën 400 mijë euro në banesë, eksperti Ervin Karamuço zbulon taktikat që përdorte pastruesja për të vjedhur

 Seksioni i Posaçëm në Prokurorinë e Tiranës, ka nisur hetimet për origjinën e parave të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, të cilës i’u grabitën 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën që kishte marrë me qira në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Sipas burimeve për News 24, çështja po hetohet nga prokurorja Mirela Zavalani, për të zbuluar më shumë mbi burimin e të ardhurave t ëish-zyrtares.

Kujtojmë se Klosi ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor 2022, pasi ka kuptuar që paratë i mungonin në banesë.utorë të ngjarjes dyshohet të jenë Rozeta Dobi, që këshilltarja e kishte punësuar si pastruese, dhe djali i saj Havier Dobi, të cilët me paratë e grabitura bënin jetë luksi e blinin makina luksoze.

Mësohet se ajo kishte vjedhur paratë në kohë të ndryshme, që dyshohet se ishte një mekanizëm për të mos rënë në sy.

Ditën që hynë në banesën e Alda Klosit, nënë e bir pasi morën shumën e konsiderueshme të parave bënë rrëmujë banesën për t’u dukur sikur ishte një grabitje nga persona të tjerë.

Në banesë dyshohet se ajo ka hyrë përmes një kopje të çelësit, që Alda Klosi i kishte dhënë për të hyrë për të pastruar banesën.

Kjo skemë ndiqej nga pastruesja dhe për rastet të tjera, pasi për të ka të paktën 5 denoncime të tjera. Në total 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 700 mijë euro.


Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ra pre e një vjedhje në banesë nga pastruesja e djali i saj që i morën qindra mijëra euro, dollarë dhe miliona lekë shqiptare.

Policia arrestoi Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Por si ndodhi vjedhja?

“5pyetjet.al” intervistoi Alda Klosin, e cila tregoi me detaje versionin e saj të ngjarjes.

Shumën e lekëve, tha se e kishte të deklaruar dhe se e kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.

Pyetje: Intervista e plotë e Alda Klosit:

Pyetje: Zonja Klosi, si është e vërteta e grabitjes?

Klosi: “Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”.

Sa kohë kishit që e kishit punësuar pastruesen?

Klosi: “E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari”.

Pyetje: Si e zbuluat?

Klosi: “Nga kamerat”.

Pyetje: Çfarë tregojnë kamerat?

Klosi: “Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi”.

Pyetje: Dyshimet i kishit ju që e orientuat policinë te pastruesja?

Klosi: “Jo, fare nuk më shkoi mendja. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij.

Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin. Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit”.

Pyetje: Sa është shuma që pastruesja ju ka marrë ju?

Klosi:  “Shuma që sot njoftoi policia se ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. (58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë). Ajo e ka pranuar vetë që i ka marrë. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga policia mund të jetë marrë në shtëpi të tjera”.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e nesërme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.





Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 700 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Në bashkëpunim me djalin e saj, Rozeta vidhte banesat, duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar, teksa 23-vjeçari e priste jashtë shtëpive me makinë.

I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, dy nga tri makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth katër vitesh.

Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir i përket ish-zyrtares së lartë në kryeministri, Alda Klosi, të cilës i janë marrë para dhe sende me vlerë që kapin shifrën prej 120 mijë eurove.

Banesa të cilën Klosi e kishte marrë me qira, është grabitur në muajin dhjetor, kur kjo e fundit ndodhej në Amerikë.



Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ardhur pasi dyshja janë përgjuar në qelitë e paraburgimit. Pas arrestimit, gazetari Elton Qyno shkruan se ata janë lënë bashkë në qeli, qëllimisht, në mënyrë që të flisnin dhe grupi hetimor të siguronte të tjera informacione. Pas regjistrimit të kësaj bisede, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin dhe ka gjetur paratë në tubin e aspiratorit.

Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese.

Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka përshëndetur punën e policisë në lidhje me zbulimin e vjedhjeve që ka bërë pastruesja Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj Havier Dobi në shtëpi të ndryshme të Tiranës, mes tyre dhe në banesën e zyrtares Alda Klosi.

I ftuar në emisionin ‘Review’, ai tregoi dhe taktikën që përdorte Rozeta deri në momentin që të zotët e shtëpisë krijonin besim tek ajo dhe i dorëzonin çelësin.

“Pastrueses i kushtonte 2000 lekë dita e punës. Ajo nuk ka punuar vetëm në shtëpi vipash por edhe njerëzish të thjeshtë. Ajo blente informacione dhe shikonte se si do i vidhte lekët duke i marrë pjesë pjesë për të mos rënë në sy.

Policia ka bërë një punë shumë të mirë sepse e kanë ndjekur shumë atë djalin. E kanë ndjekur deri në Brezovicë ku ai shkonte me lekët e vjedhura, kanë paguar traun në Kukës na xhepi i tyre për ta ndjekur. Sukses është që e kanë ndjekur çështjen deri në fund dhe nuk e kanë mbyllur kur ka dal emri i Alda Klosit.”– tha ai.

Ai tha se ditën e sotme ka takuar ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, i cili i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.

Më tej i moshuari thotë se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me vjedhjet për të cilat akuzohet.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”-tha ai.


“Gruaja është ndihmuar nga familjarët e saj”, kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi së cilës iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Ai theksoi se paratë janë gjetur në shtëpinë e tij, por që bashkëshortja e tij është ndihmuar nga të afërmit për t’i fshehur në banesë.

Më tej ai theksoi se gruaja e tij nuk i dha shkasë të dallonte që po vidhte ndërsa theksoi se edhe paratë e pensionit ia dorëzonte asaj.

“Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas. Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja ti ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ta lënë motrën pa bukë, unë djalit tim do i çojë.”– shtoi ai.

F.B

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...