Deklarata e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për asociacionin që presin propozimet e qeverisë së Kosovës për të, ka hedhur poshtë deklaratat e ndërmjetësuesve të dialogut që kërkonin me ngulm formimin e asociacionit.
Por, para Chollet ndryshe thoshte i dërguari i posa posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili thoshte se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetësuar negocimin e tij.
“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka deklaruar Escobar në një intervistë dhënë për median vendore në dhjetor.
Në mbështetje të një asociacioni, ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që ka deklaruar në dhjetor të vitit që shkoi, se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm se është mirë të bëhet, por është edhe logjike.
Ndaj deklaratave të lartë përmendura, ka reaguar profesori dhe analisti në Amerikë, Binak Maxharraj.
Maxharraj thotë se “shkoi një, erdhën dy Grenella?!” për shkak të qëndrimeve të tyre.
Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Maxharraj ua kujton atyre luftën e Serbisë dhe krimet e saj.
“Shkoi një erdhën dy Grenella?! Populli i Kosovës, dje, sot e nesër dhe përjetësisht i falënderohet SHBA-së për veprën e saj madhore në çlirimin e Kosovës të cilët e nxorën nga kthetrat e Serbisë, e cila që kur erdhi nga malet e Karpateve duke i pushtuar trojet shqiptare në vazhdimësi ka bërë krime, masakra, gjenocid mbi popullin shqiptar, por edhe në mendjet e veta. Të freskëta janë z. Escobar dhe Hill në mendjet e popullit shqiptar, por edhe në mendjet e popullit të madh mik amerikan krimet, masakrat dhe gjenocidin që Serbia e Millosheviçit i ka bërë në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij, që sot janë në pushtet në Serbi, të cilët edhe sot tentojnë të zhbëjnë pavarësinë dhe sovranitetin e saj duke mos e njohur si shtet, ajo përdor metoda makabre dhune për gjoja pozitën e “vështirë” të serbëve në Kosovë, që një floskulë e tyre politike, sepse pozita e serbëve të Kosovës është më e avansuar sesa pozita e shumë pakicave në politikë”, pohon Maxharraj.
Ndaj formimit të Asociacionit një etnik, ishte vazhdimisht kundër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa, dje në një vizitë në Vjenë ku takoi kancelarin Austriak Karl Nahammer, ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e përjashtuar mundësinë që Asociacioni të jetë njëetnik.
Kurse, ish- ambsadori Richard Grenell, sa ishte ndërmjetësues i dialogut Kosovë- Serbi, dëshironte një marrëveshje Kosovë- Serbi, e që sipas raportimeve, në qendër ishte shkëmbimi i territoreve.
Figurën e Grenellit, analisti Maxharraj, e konsideron problematike, gjersa shton se u rreshtua në anën e Serbisë.
“Para disa vitesh e patëm një ndërmjetësues nga SHBA-ja ish-ambasadorin Richard Grellen një pro serb, një figurë mjaft problematike që posa erdhi u rreshtua në anën e Serbisë dhe kundër Kosovës, sepse kryeministri i atëhershëm Albin Kurti i cili ishte në koalicion me LDK nuk pranonte që të bëhet palë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për t’u bërë pjesëtar dhe hisetar për ndarjen e Kosovës, projekt ky që ishte veç i përgatitur nga Vvçiqi dhe Thaçi me ndërmjetësimin e ish-ambasadorit Richard Grenell dhe pritej të nëshkruhej në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit Donald Trump. Mu për këtë nga smira dhe tmerri që e kaploi Grenellin ai u çartë dhe urdhëroi koalicionin PDK-LDK që për shtatë ditë të rrëzohet qeveria Kurti e cila edhe u bë për të sjellë në pushtet renegatin sahan lëpirsin Avdullah Hotin, i cili erdhi në këtë pozitë jashtë kushtetutës, pa vota të mjaftueshme i cili nuk qëndroi as një vit dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. I tillë ishte Richard Grenel një pro serb i përbetuar i cili me të dy këmbët e shkeli në Kosovë demokracinë amerikane duke bërë “grushte shtet” në qeverinë e Kosovës dhe largimin e Albin Kurtit i cili në zgjedhjet e ardhme u kthye në pushtet edhe më i fuqishëm. Pra, ish-ambasadori Grenell iku siç thuhet me ”bisht ndër këmbë” dhe Kosova shpëtoi të ndahet”, deklaron Ma
Duke iu referuar deklaratave të ndërmjetësuesit për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Esobar dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Maxharraj, thotë se “shkoi një dhe si duket erdhën dy”.
Sipas tij, Hill është njeri tipik serb, ndërsa Escobar është ndikuar nga ai.
“ Por, shkoi një Grenell dhe si duket erdhën dy Gabriela tjerë Escobar si i deleguar për Ballkanin perëndimor dhe ambasadori në Serbi Christopher Hill. Hill nuk ishte një figurë e panjohur për popullin e Kosovës. Ai është përzier gjatë luftës gjoja për ndonjë ndërmjetësim, por e pa qëllimin e tij Olbrajt e largoi. Ky njeri ishte tipik pro serb që po vërtetohet edhe sot duke i dalë zot Serbisë duke theksuar haptas se ishte një gabim i madh që u bombarduar Serbia nga SHBA me aleat, pra doli haptas në kundërshtim me politikën e vendit të vet. Por ky njeri edhe gjatë Konferencë në Rambuje angazhohej për një autonomi për Kosovën përderisa Olbrajt ia mbylli gojën. Pastaj edhe sot si ambasador i përkrah të gjitha kërkesat abnormale të Serbisë ndaj Kosovës thuajse se Serbia nuk ka bërë asgjë në Kosovë, pos që ka masakruar, vrarë edhe fëmijë në djep, pleq e plaka, civilë njerëz të pafajshëm edhe duke e bërë hi e shkrum Kosovën. Këto të gjitha i di shumë mire ambasdori Hill, por është e çuditshme sepse ai shkeli nëpër të gjitha këto duke i dalë në krahë Serbisë. Por, me angazhimin e emisarit të posaçëm për Ballkanin perëndimor nga Presidenti Biden z.Gabriel Escobar në fillim kishte qëllime të mira për Kosovën, po dalëngadalë duke u ndikuar me siguri edhe nga z. Hill e në veçanti nga presidenti Vuçiq që sikur e kanë bindur gjoja për gjendjen e vështirë të serbëve në veri ne Kosovë qe po rebelohen jo për shkak të pozitës së tyre sociale, por sipas trysnisë se vetë presidentit Vuiçiq”, përfundon Maxharraj.
Bota Sot.