2023-01-14
Flori Bruqi:Ringjallja dhe Kulti i Besës sipas Ismail Kadaresë
Romani i Kadaresë "Kush e solli Doruntinën" ka në qendër një personazh që ringjallet. Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se ç'mundim a mision e kthen atë në këtë botë. Më e rëndësishme është se si u ringjall ai, me ç'fuqi shpirtërore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me një Krisht?
Ringjallja e Kostandinit është kyçi i librit "Kush e solli Doruntinën". Ai dëshmon se fuqia e njeriut mund të jetë e barabartë me të hyjve. Pikërisht shpresa e një rilindjeje, besimi i një ringjalljeje të njeriut, të energjisë dhe shpirtit të tij, në një kohë kur rreziku i shuarjes së individit në bashkësi ishte evident, duket se ka qenë joshja e autorit. Kalimi prej ringjalljes biblike tek ringjallja laike ishte një hap epokal, ndoshta po aq sa rrëmbimi i zjarrit perëndive në hershmëri apo dalja e njeriut jashtë sistemit yjor sot. Ky akt, i cili në shumicën e rasteve ishte lënë në një sfond mistik, u trajtua në mënyrë mjeshtërore në veprën e Kadaresë.
Doruntinën e solli fjala e dhënë, thotë kapiteni Stres që kryeson hetimet. Doruntinën e solli besa shqiptare, nxitojnë moralistët. Doruntinën e solli pengu i inçestit të pakryer, thonë psiko-kritikët. Doruntinën e solli një aventurier dashurie, një "dikush" i rastit, pohon njëri prej priftërinjve. Nëse në të gjitha këto pohime ka diçka prej së vërtetës, mbetet pa u thënë thelbi: Doruntinën e solli Rilindja, era e furishme e ndryshimeve të saj, tronditja e moralit të Mesjetës dhe kërkimi i një dhjate të re humaniste, rebelimi i mendjeve të fuqishme të kësaj epoke për t'i dhënë njeriut kuptim sublim; përpjekja e tyre për t'u bërë zotër të vetes, për të mbërritur tek shën Njeriu. Atributi i ringjalljes, kësaj radhe nuk ndodh në versionin biblik, Por sipas nje balade laike të vendit. Kostandini është, në mënyrën e vet, një Mesi për bashkatdhetarët. Ai mbërriti të parealizueshmen dhe u afroi njerëzve madhështinë: kthimin nga vdekja, mundjen e saj, qoftë edhe në formë të reduktuar. Fryma e rilindjes dhe shpresa e përtëritjes kanë krijuar historikisht energji shpirtërore të mëdha.
Kadareja ekspozoi një nënshtrat krejt të rnospërfillur të kulturës kombëtare. Legjenda e Doruntinës nuk ishte "punë legjendash", por konkluzion i një epoke historike. Ajo shpallte lidhjet e lashta të kulturës së popullit tonë me ato të vendeve të qytetëruara të kontinentit. Në më pak se 50 vargje të parët e shqiptarëve jepnin e merrnin me një botë të tërë, bënin krushqi gjer në Bohemi, lidhnin aleanca me baronë e fisnikë të afërt e të largët, lëviznin të sigurt në gjithë hapësirën kontinentale. Ata ishin pjesë integrale e kësaj bote. Miqësitë e tyre gjendeshin "nëntë male kaptuarë". Të shkoje në viset gjermane apo dhe më tej për ta ishte njësoj si të thoshje: "po shkoj në krushqi".
Në Shqipërinë e mbyllur, pa një mik, pa një aleancë, pa një portë të hapur, të fundit të viteve '70, kjo ekspoze mund të ngjallte zemërime e pakënaqësi, mund të shkaktonte inate e mëri. Novela predikonte hapjen, kur politikanët kërkonin mbylljen. Autori u paraqiste si shembull humanizmi bashkatdhetarëve të vet lashtësinë e tyre, kur në vend zotëronte një pikëpamje çuditërisht e ngulitur, sipas së cilës vlerat e vërteta ishin krijuar në gjysmëshekullin e fundit.
Mesazhi i Kostandinit është thirrja për një rilindje morale.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...