Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/01/14
Flori Bruqi:Dimrat në Romanet e Ismail Kadaresë
Në qoftëse "Dimri i madh " (në botimin e parë titullohej Dimri i vetmisë së madhe, 1973), i cilësuar nga kritika (pas përfundimit të fushatës sa cinike, aq dhe mediokre, të ndërmarrë kundër tij) si një roman-epope, kishte qenë dëshmi artistike e një tronditjeje dhe qëndrese heroike, "Koncert në fund të dimrit" (1988) do të jepte kryesisht dimensionin humoristik të një ngjarjeje krejt të ngjashme me të parën, veçse tashmë e njohur dhe e provuar nga protagonistët e saj, të mësuar në rrjedhat e historisë së tyre të lashtë, që rebelohen pa mundim ndaj supershteteve.
Në këtë roman serioziteti është po aq i pranishëm sa dhe e qeshura; drama dhe parodia, epopeja dhe farsa, tragjizmi dhe komizmi, aty shkrihen dhe aty alternohen, gjendjet emozionale janë nga më të befasishmet. Me të drejtë vetë autori, në një interviste dhënë gazetës franceze "Le Monde", e ka karakterizuar atë si një "roman me shumë registra, si një "vepër polifonike", si një libër artistik sa dhe shkencor, politik sa dhe filozofik, histori e luftërave ideologjike në shkallë të brendshme e globale, kronikë e një bote të trazuar në këtë fund shekulli novator. Kjo shkrirje e shumë planeve, emocioneve dhe ideve, flet për një vepër që gjykon kohën dhe botën, njeriun dhe shoqërinë, të sotmen, të shkuarën dhe të ardhmen. Ky roman është ndoshta vepra më e kompletuar e Kadaresë nga pikëpamja e mendimit. Spektri ideologjik i saj i përmban të gjitha ngjyrat, bashkë me nuancat e tyre.
Polifonia që përmend autori nuk është gjë tjetër veçse një eufemizëm për shumësinë e ideve ose pluralizmin, siç e themi sot me vend e pa vend. I prerë në dy boshte, diakronikisht dhe sinkronikisht, romani ka shtrirjen dhe thellësinë e një vepre të fuqishme, ku hyjnë e dalin shqiptarë e të huaj, nëpunës të thjeshtë e zyrtarë të lartë, ministra të rrëzuar nga pushteti dhe autoritete të reja në ngjitje, djem e vajza shkollarë dhe plaka të sklerotizuara, gjithë bota jonë e vëzhguar nga brenda e nga jashtë, me një përfaqësim enciklopedik; gjithë koha që jetojmë, me një pasqyrim kaleidoskopik. Ai është një libër i menduar me tërë fuqinë intelektuale të shkrimtarit të madh dhe i shkruar fund e krye me gjithë spontaneitetin e poetit shpërthyes. Një libër që lind libra të rinj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment