2023-01-14

`Shume me heret se cdo gjuhe tjeter ne kete rruzull u fol shqip dhe shqip jehoje edhe zeri i Qiejve permbi trojet tona...`!

Lufta e brezave krijues, shkrimtarve, poetve apo gazetarve, kunder njeri tjetrit, eshte nje trashigimi e politikes se diktatures komuniste, nje fatkeqesi e re kombetare! 1-Te luftosh brezat e vjeter krijues` do te thote qe te mohosh atdheun, te mohosh origjinen, Faren e Fisin` deri dhe Eterit qe te kane lindur koken! 2-Te luftosh kunder brezave te ri Krijues do te thote ti hapesh varrin vehtes per se gjalli, te vrasesh kulturen e vendit tend, te shuhesh deri dhe vete me cdo gje qe ke! Thene dhe shkruar nga une Llemadeo,sot me daten 30 Mars 2007, Germany. Brezat e shkrimtarve, poetve apo dhe gazetarve te ish regjimit komunist kane ndermarre nje lufte te hapur dhe te pa turpshme kunder gjeneratave te reja krijuese, lufte te te njejtes metode e qellim, sic luftuan kunder njerzve te mdhenje te kombit, sic bene kunder At Gjergj Fishtes e te tjere! Perpara se te shkruaj ndonje fjale si pergjigje per qendrimet absurde te shtreses se shkrimtarve, poetve apo gazetarve qe punuan te qete gjate dekadave te regjimit komunist dhe biles moren dhe rroga te mira, vetem e vetem sepse i benin mirfilli propoganden atij regjimi, si gazetare, si shkrimtare apo deri dhe si poete... gjithnje perpara se te merrem me ata idhtare te regjimit..., po kthehem pak ne kohen kur ata me luften e tyre propogandistike, filluan fshirjen e kultures shqipetare, duke vrare e cvarrosur autoret dhe duke djegur veprat e njerzve te medhenje te kombit si At Gjergj Fishten e te tjere. *** Ne shenje nderimi e kujtimi po kthehem tek me i madhi nder te medhenjte e kombit tone, tek At Gjergj Fishta. Tek ai njeri te cilin, po keta shkrimtare, poete e gazetare te regjimit, me propoganden e tyre kunder tije, e bene regjimin qe ta cvarroste trupin e tije dhe e hodhen ne lumin e Kirit ne Shkoder. Ata e bene ate gje duke shprehur me ate gjest makaber, urrejtjen e tyre kunder kultures e zakoneve shqipetare, kunder vlerave te Historise shqipetare, si dhe kunder atij burri te madh, At Gjergj Fishtes, i cili me veprat e tij, e mbrojti kulturen shqipetare dhe ua ndali hovin te gjitha padrejtesive te kohes, duke i bere qe te heqin dore nga politikat cfarosese ndaj kombit shqipetare. *** Kur flas me At Gjergj Fishten...! Une dua te flas sot me ty o Burri i Dheut, sic flasim ne shqipetaret neper kohrat e e veshtira, me njerzit e medhenje te kombit, deri edhe ne jeten e pertjeme..., ne ate jete ku ti aq here e pate pershkruar...! Pa dil nje here o burre fisnik ne Logun e Zanave, ne hijen Lisit te vjeter dhe mi ndigjo keto derte te mija mergimtare! Asnjeher ma e smeure se sot ska qene Shqiperia! Mentalitete turkoshake, sllave, gerkofile e kane pushtuar njeriun shqipetare dhe eshte ngritur vellai kunder vellait per nje pllame toke me vra, sic bani Kaini kunder Abelit...! Sisteme bijen e ngrihen, diktatore sunduan e shkuan, por smeundjet e servilizmave, thashethemeve, shpifjeve, intrigave, e kane pushtuar cdo njeri qe dicka ka marre si shkalle me te larte shkollimi, ku deri edhe kultura njerzore u ka humbe njerzve deri ne shkallen ma te fundit, dhe njeriu shkel deri dhe mbi moralin e vet, mbi orgjinen e vet e kulturen e historine e te parve! "Uni" primitiv ua ka marre shpirtin shumices se cdo rangu qe nga politika dhe ne cdo fushe tjeter te kultures e te artit. Ashtu ajo shumice qe sundon deri dhe vetveten brutalisht, endet poshte e larte si kufome e gjalle e pa shpirt, pa dijte se kush eshte dhe cfare ben, pa dijte se nga vjen dhe ku shkon... por gjithnje me etjen e fitimit te pa drejte, turren kunder njeri tjetrit per ti marre cdo vlere, cdo arritje shoqit, deri edhe jeten, vetem qe te dalin ne krye vete, qofte edhe pa meritueshem! E tash a thua se kam te drejte qe them se dua te flas me ty?! ...Eh, me i miri dhe me i madhi nder te medhenje` o At Gjergj Fishta! Shpirti yt pushofte ne paqen e perjteshme o njeri i madh! O shpirt i mrekullueshem qe me fjalen tende, me kenget e tua, i dhe zemer e jete, i dhe shpirt e force cdo shqipetari, ne kohet e veshtira! Ti qe ne ato kohe kritike per ekzistencen tone kombetare, iu bere force ne shpirt, frymezim e guxim ne zemer cdo njeriu` per te rezistuar ne mbrojtejn e atdheut, ne ruajtjen e kultures tone dhe te zakoneve tona Iliro Shqipetare! Ah`o bujar Fisnik qe kurre ste harroj, por ne shpirtin tim kenget e tua, fjalet e tua i kendoj me mijra here neper tingujt e Lahutes Shqipetare qe, ne kohen e gjyshit tim, duke te kujtuar ty me gjithe universalizmin tend madheshtore te krijimit, me te cilin ti iu bere Kombit Gurthemeli me i madh, per te ja ruajtur perjetesisht ekulibrin e ekzistences se perjetshme! O me i miri Shqipetare i Pendes dhe i Mendimit! O me i begateti Artist i gjithe plejadave Pellazgjiko-Iliro-shqipetare! O me i pavdekshmi njerzor qe nder Hyjnite e qijve e gjete vendin tend te lire! Atje ku dhe vete Engjejt u ngriten ne kembe per te te bere vend ty. Atje lart ku ti vete Kerubimin e pave, e ai vete te mbajti ne krahe te tij aq here udhetimeve te tua neper udhet e Qiejve te shpirtit tend! Me ka ndezur aq here nje mall i thelle qe te flas me ty o Burre i Dheut, o Ora e gjalle e perjetshme e Shqiptarise! O ti qe iu bere dhe i qendrove si arma me e fuqishme ne shpirt` cdo shqipetari te vertete, ne betejat kunder armiqeve! O ti qe i vure Vulen europiane te perjetshme Alfabetit te gjuhes tone Iliro-shqipetare, ne ate Kongres ne Manastir, ku shovinizmat e cdo kohe kishin sjelle arabisht e greqisht permbi gjuhen tone Hyjnore! O Nderi dhe virtyti i shkeqlyer ne gjoksin e shkelqimtarve te Kombit tone! Ti qe me zerin tend te shenjte i the botes se: `Shume me heret se cdo gjuhe tjeter ne kete rruzull u fol shqip dhe shqip jehoje edhe zeri i Qiejve permbi trojet tona...`! O ti ma i pari shqipetare` qe bota vemendjen prej teje e ktheje, e nder kreret ma te mire te zgjodhi. Ty qe Nderet e dyerve te Romes` Antare ne Akademine Saveriane te bashkuen dhe mendimi i shekullarve te kohes, Cmimin Nobel ty` nder ato zjarre te te dytes lufte botrore ta afruan...! Por ah, mjere shqipetaret qe nje zi kombetare per gjysem shekulli i mbuloj, dhe deri vllaun me vella e ndau ai sistem gjakatar, ku dhe spiun femijen ne voter Atit ja bani...! Ndersa pushka komuniste, nder gropa plehrash i groposi fisniket, e nderkohe duke mbushur dhjetra burgje e kampe interrnimesh me familjaret e tyre, te cilet vuajten per dekada me radhe duke lene jeten e femijeve te njome atyre interrnimeve, e pushtoj vendin nje pushtues i ri prej shqipetaresh prosllave! Ah, ndersa ty o Engjell drite qe drite iu bere Kombit nder ato kohe te veshtira, ty te cvarrosen nga ai varr i shenjte ne Kishen e madhe te Shkodres dhe eshtrat e tu i hodhen ne Lumin e Kirit si shenje urrejtje per ty dhe per veprat e tua. Ata e bene ate gjest te turpshem kunder teje sepse ata nuk paten ndjenja shqipetaresh ne ate kohe. Por dhe sepse ti i kishe treguar botes dhe njerzimit se Shqipetaret jane populli me i vjeter ne Ballkan, se sllavet, grekrit dhe osmanet ishin pushtues ne trojet tona, e se Europa kishte bere pa drejtesi ndaj nesh si komb e si popull...!

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...