Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/04

Feroz Ahmad: Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne 2010

 NGA FLORI BRUQI



“Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtatI modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. 



Mustafa Qemal Ataturkuu lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet politika e tij e jashtme u përqëndrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin 1931. Sigurisht që ai kishte shumë gjëra të përbashkëta me trashëgiminë dhe historinë e rajonit, për rrjedhojë u ballafaqua me shumë prej problemeve që pllakosën bashkëkohësit e tij ballkanikë. ...Disa prej burrave të fortë të Ballkanit të periudhës mes dy luftrave i kufizonin reformat e tyre për modernizimin thjesht duke përshtatur materializmin dhe teknologjinë Perëndimore. Ataturku kërkonte ndryshime sa më të gjera e të thella duke shpresuar kësisoj të institucionalizonte modernitetin, gjë që Ahmadi e përkufizon si pranim të idealeve Perëndimore... ...Personazhi i Qemal Ataturkut dhe roli i tij si ushtarak e burrë shteti pranohen dhe festohen pothuajse universalisht çdo vit. Ndërkohë që portretet e burrave të tjerë të fortë të periudhës midis dy luftrave janë zhdukur pa lënë gjurmë prej kohësh, imazhi i Ataturkut - shtatoret dhe portretet -por edhe ndikimi i tij janë ende të prekshëm në Turqinë e shekullit të njëzet e një.”-Bernd J. Fischer.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...