2023-01-03

Elias Canetti ;Masa dhe pushteti Vll. 1 2012

Nga Flori Bruqi








Me veprën e vëllimshme sociologjiko-filozofike “Masa dhe pushteti”, shkrimtari me famë botërore Elias Kaneti (1905-1994), Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë, ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Evropën e shekullit të njëzetë. Lidhur me këtë, kritikët vënë në dukje se gjer më sot nuk ka libër tjetër që të merret me problemet e shoqërisë bashkëkohore në mënyrë kaq të përqendruar sa “Masa dhe pushteti”, dhe shtojnë se “masa” dhe “pushteti” janë koncepte themelore për të kuptuar epokën tonë. Kjo vepër përfshin në të njëjtën shkallë edhe aspekte nga fushat e antropologjisë, të etnologjisë e të psikologjisë, dhe lexuesi e ndien se aty trajtohen çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të, se aty mendohet për fatin e tij. Kjo vepër cilësohet si një arritje e shkëlqyer, si një rrugë krejt origjinale në ritrajtimin e historisë dhe të psikologjisë së masës. “Masa dhe pushteti” është “opus vitae”, është vepër e një jete. Jo e jetës së një universitari ose e jetës së një studiuesi, por e jetës së një shkrimtari, i cili, me stilin e vet të ndritur, me forcën dhe me shkëlqimin e mënyrës së të shprehurit, arrin ta bindë lexuesin për shpjegimet shkencore që jep. Në këtë vepër, së cilës i ka kushtuar 35 vjet të veprimtarisë së vet krijuese, Kaneti përpunon një teori të tërë ndërlidhurish midis dukurive të masës dhe të gjitha aspekteve të pushtetit. E veçanta e kësaj vepre është se autori i saj shkruan në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, duke patur kujdes që të mos e mbushë me terma të ndërlikuar shkencorë. Ai i lë çështjet të hapura për t’u interpretuar nga kushdo që ka interes në fushën përkatëse. “Masa dhe pushteti” është një vepër gjithnjë aktuale, dhe autori i saj një stilist i madh, sikurse e ka njohur tashme lexuesi ynë nëpërmjet trilogjisë së tij autobiografike (“Gjuha e shpëtuar”, “Pishtari në veshin tim” dhe “Loja e syve”).

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...