Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/04

Zija Çela : Thika pa gjak 2021

NGA FLORI BRUQI'






“Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin. Thika pa gjak është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.” -Mehmet KRAJA “Ka shumë mënyra për të lexuar një libër. Vëllimin e Zija Çelës e kam lexuar si shkrimtar dhe më ka befasuar bukuria e rrëfimit, larmia e subjekteve, natyrshmëria, ritmi, muzikaliteti dhe ngjyrimet e fjalës, trilli dhe lakonizmi, veçori të pranishme në secilin prej tregimeve. Një koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtershme kreative dhe të harmonizuara në një libër të strukturuar gjithë origjinalitet. Thika pa gjak dëshmon sërish nivelin e lartë të këtij mjeshtri të denjë të prozës së shkurtër, që edhe në letërsinë botërore nuk janë shumë.” -Lazër STANI

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...