2020-12-25
Nacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver Hoxhës
Prof.dr. Eshref YmeriNacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver HoxhësMë 30 dhjetor 2020, mbushen 80 vjet që kur u ndanga jeta Atë Gjergj Fishta, njëra ndër figurat mëemblematike të kulturës dhe të nacionalizmit shqiptar. Sinjë intelektual i shquar, i cili studimet e larta i kishtepërfunduar shkëlqyeshëm në Kroaci për filozofi dhe përteologji, tërë jetën e vet ia kushtoi njohjes nga afër të jetësdhe të formimit psikologjik të banorëve ku punoi dhemeshoi për vite me radhë.Në mesin e banorëve të viseve veriore të vendit tonë,ai njohu nga afër gjendjen tyre të rëndë ekonomike, e cilanuk i pengonte që ata të shpërfaqnin forcën e karakterit tëtyre, bujarinë karakteristike, mikritjen tradicionale,fisnikërinë e shpirtit, besnikërinë ndaj normave të koditzakonor, trimërinë dhe qëndresën burrërore para çdopadrejtësie në jetën e përditshme. Aty ai u njoh methesaret e gjuhës shqipe, me pasurinë e saj të pamatëleksikore, e cila do të gatuhej aq mjeshtërisht në “magjen”e krijimtarisë së tij artistike1
Si njohës i pesë gjuhëve të huaja, ai erdhi e u kalit menjë kulturë të gjërë në disa fusha të dijes, duke dhënë njëkontribut të shquar në lëmin e letërsisë artistike, nëpublicistikë, në arsim, në estetikë, madje edhe në pikturë.Në të njëjtën kohë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm sipolitikan, duke ngritur zërin e tij të fuqishëm në mbrojtjetë interesave kombëtare.Intelektuali i njohur i Diasporës shqiptare në Australi,zotëria Federik Radovani, një intelektual ky i formati tëshkëlqyer nacionalist, gjatë gjithë vitit 2020, të vlerësuarprej tij si Viti Fishtian, ka dhënë një kontribut shumë tëçmuar për nxjerrjen në pah të veprës madhore të Fishtës,si penë e shquar e përmasave evropiane në kulturënshqiptare dhe si politikan me dinjitet të lartë kombëtar.Lexuesit atdhetarë i janë shumë mirënjohësintelektualit Federik Radovani, i cili, një vit më parë, patibotuar në internet Fjalimin e famshëm të Fishtës nëKonferenmcën e Paqes në Paris, të mbajtur më 20 qershor1919, fjalim që titullohet “Shqiptarët e të drejtat e tyre”.Lidhur me veprën kriminale të shovinizmit evropian,i cili, për shkak të përçarjes ndërshqiptare, nën ndikimin efuqishëm të politikës dhe të diplomacisë tradicionalishtarmiqësore ruse ndaj kombit shqiptar, trojet tona etnike icopëtoi në mënyrën më të pamëshirshme për interesat egrekosllavizmit, në atë Konferencë Fishta i Madh, si asnjëpolitikan shqiptar pas shpalljes së pavarësisë dhe deri nëditët tona, gjatë Fjalimit të vet emblematik, shprehu një2
qëndrim fort burrëror, i cili me kohë duhej të qe shkruarme shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Në atë Fjalim, tashmë në rolin e një politikani mevetëdije të lartë kombëtare, Fishta deklaroi:“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionitasht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelorpër trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve tëtyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vetepërmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë…Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni tëpërgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu Shqipnisë atotoka që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi edrejtsije, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ualëshue grekve dhe serbve”. Kur lexojmë këtë deklaratë të Atë Gjergj Fishtës nënjë forum të lartë ndërkombëtar, siç ishte konferenca nëfjalë, bindemi plotësisht se ai është burrëria dhe lavdia ekombit shqiptar, ai është dinjiteti, nderi dhe krenaria enacionalizmit shqiptar. Ai është burim i pashtershëmfrymëzimi për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartëkombëtare. Kur lexuesi njihet me përmbajtjen e atij Fjalimi, përforcë të ligjit të antitezës, vetvetiu i lind në kokë ideja përtë bërë ballafaqimin e qëndrimit të nacionalistit të madhFishta në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, meqëndrimin e kryetradhtarit Enver Hoxha në Konferencën ePaqes në Paris në vitin 1946. Në këtë Konferencë uparaqit një rast ideal që Enver Hoxha të kërkonte3
ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në Fjalimin e vet,Enver Hoxha pati sulmuar amerikanët, të cilët, sipasbindjes së tij prej tradhtari të kombit shqiptar, paskeshinpërkrahur pretendimet greke për Epirin e Veriut. Lidhurme reagimin në atë Konferencë të shefit të misionitamerikan Jakobs ndaj akuzës së Enver Hoxhës, është bërësqarimi sipas hulumtimit në vijim:“Shefi i misionit amerikan u përpoq t’i shpjegonteatij se SHBA, asnjëherë, nuk kishin përkrahur kërkesatgreke për “Epirin e Veriut” dhe se, duke votuar për futjene kërkesës greke në rendin e ditës të Konferencës, “nethjesht kemi ndjekur politikën tonë për ruajtjen epavarësisë së Shqipërisë, duke dhënë një vlerësim ndajçdo kërkese për rektifikime kufitare. Kjo mund të bëhejvetëm në një konferencë paqeje dhe se, duke votuar përfutjen e kësaj çështjeje kufitare në rendin e ditës sëkonferencës, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkuptonpërkrahjen e SHBA për këtë kërkesë”. Pastaj, duke kaluarnë kundërofensivë, Jakobsi preku një çështje delikate. Aie pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë seShqipëria do të kërkonte futjen në axhendën eKonferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës,dhe në rast se Delegacioni i SHBA do të votonte kundërsë drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë nëKonferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juajduhet të diskutohet dhe të studiohet?” - kishte pyeturJakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në njëmënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit4
amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nukjemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës ngaaleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. BeqirMeta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER.Tiranë 2002, f. 515-516). Pra, Jakobsi, siç duket, ishte i informuar me kohë përfigurën e Enver Hoxhës, si një argat besnik i Beograditdhe ai, paraprakisht, ishte plotësisht i bindur për një gjë tëtillë. Prandaj i drejtoi Enver Hoxhës pyetjen-kurth lidhurme qëndrimin e tij ndaj Kosovës, në mënyrë që tapranonte edhe publikisht para asaj Konference se ishtekundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.Domosdo që tradhtari Enver Hoxha nuk mund takërkonte një ribashkim të tillë se ai, si i rekrutuar me kohënë shërbim të serbosllavizmit, ia kishte shitur shpirtinshejtanit. Në dallim nga Fishta, i cili serbosllavizmin ekishte vënë në tehun e “bajonetës” së vet letrare dhepublicistike, Enver Hoxha kishte rënë në gjunjë para tijdhe ishte gati që Shqipërinë ta kthente në koloni tëJugosllavisë, nën maskën e një republikë të shtatë. Por, nëtë njëjtën kohë, Atë Gjergj Fishta është edhe shuplaka mëe rëndë për të gjithë besëprerët, dallkaukët, hajdutët,mercenarët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, të cilët, nëkrye të politikës shqiptare, deri edhe në ditët tona,shenjtërinë e të qenit shqiptar, nacionalizmin shqiptar, ekanë nxjerrë në breg të pazareve grekosllave dhe tëbrukselizmit në përkrahje të tij. 5
Rreth një vit më vonë pas Konferencës së Paqes nëParis, argati Enver Hoxha, si kryefalsifikator i historisë sëmarrëdhënieve të popullit shqiptar me sllavët, do tëdeklaronte fare paturpësisht:“… Dashuria e popujve të Jugosllavisë emareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve tëJugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe.Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirintonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq tësinqertë siç është Jugosllavia... Po të studiojmëhistorinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë tëshkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohimse populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur njëlidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë…Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori iimperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti AtGjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”...” (Citohetsipas: “Pse u masakrua Gjergj Fishta”. Pjesë të fjalës sëEnver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë nëPleniumin IV të rinisë popullore. Marrë nga faqja e internetit“Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).Kjo deklaratë prej tradhtari të regjur të kombitshqiptar, në të cilën Enver Hoxha shpif për Fishtën,duke e etiketuar si shërbëtor të fashizmit italian,dëshmon për dy gjëra:Enver Hoxha ose ka pasë qenë kaq keq i verbuarnga tradhtia në shërbim të serbosllavizmit, saqë nukpaska qenë në gjendje absolutisht t’i hidhte një vështrim6
të kaluarës historike të marrëdhënieve të popullitshqiptar me popujt sllavë, ose ai, për shkak të kulturësgjysmake, nuk e ka ditur fare se ku binte me adresë ajoe kaluar historike. Sepse dihet që serbosllavët kanë pasëushqyer urrejtje shumëshekullore kundër popullitshqiptar.Profesori Hakif Bajrami citon priftin serb NikollajVelmiroviç, i cili në vitin 1942 ka deklaruar: “Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e kabërë Shën Sava D(1169-1236) në mesjetë kundërarbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë”(Citohet sipas: Pro.dr. Hakif Bajrami. “Pse Serbia sotështë në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës sëKosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11dhjetor 2020). Për t’u njohur më me hollësi me strategjinë eserbosllavizmit për shfarosjen e popullit shqiptar dhesidomos të popullit shqiptar të Kosovës, nostalgjikët eEnverit (e propaganduesit të marrëdhënieve “miqësore”me popujt sllavë) në Shqipëri dhe në Kosovë, sidomosenveristë e Ferizajt, le të kenë parasysh “Naçertanien” eIlia Garashaninit të vitit 1844, gjenociditn serbosllav qëshpërtheu në krahinën e Nishit pas vendimeve kriminaletë Kongresit famëkeq të Berlinit të vitit 1878, periudhën eluftrave ballkanike, le të lexojnë dhe të rilexojnë për këtëperiudhë artikullin me titull “Kush e vërtetoi vrasjen e 500mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?”, tëbotuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 187
mars 2018, le të sjellin në kujtesë elaboratin e shkrimtarit tëtërbuar shovinist Ivo Andriç dhe të akademikut gjakatarÇubrilloviç në prag të Luftë II Botërore, për t’u njohur medoktrinën shtetërore serbe për zhdukjen e popullit shqiptar.Të gjitha këto të vërteta historike, tradhtari i Kosovësdhe i mbarë kombit shqiptar Enver Hoxha, i anashkalonteme të vetmin qëllim, që të zhdukte nga kujtesa e njerëzveemrin e Gjergj Fishtës. Enver Hoxha, siç e pati karakterizuarfort bukur Mustafa Kaçaçi në Konferencë e Labinotit tëmarsit të vitit 1943, kishte qenë “askushi” deri ditën ku filloizhvillimi i punimeve të asaj konference. Dhe ky “askush”, ikomanduar në krye të partisë me “patericat” e Miladinit dhetë Dushanit, kërkonte të bëhej “dikushi” se s’bën. Por gjatëpërvojës së popujve të ndryshëm, jeta ka vërftetuar se“askushi” mund të bëhet “dikushi” vetëm përmes ushtrimit tëterrorit të egër kundër popullit të vet. Prandaj kryekrimineliEnver Hoxha nuk u mjaftua vetëm me hedhjen e baltës pahesap mbi emrin dhe veprën e ndritur të Fishtës së Madh. Ai,si agjent i regjur i serbosllavizmit, urrejtjen e papërmbajtur,deri në egërsi shtazarake, e shfreu edhe ndaj eshtrave të tij,duke dhënë urdhër për zhvarrosjen e tyre dhe flakjen nëlumin Drin.Dhunimin e eshtrave të Fishtës, Petraq Kolevica, e kavajtuar me një art të rrallë poetik në poezinë me titull“Vigani që prehje nuk gjeti”, të botuar në vitin 2006.Lexuesit mund ta gjejnë në internet.
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...