2020-12-22

“Pse dështoi Presidenti Donald Tramp?

Shkruan Aademik Eshef YMeri Lexova me shumë kërshëri analizën e ushtarakut tënderuar në pension, Kolonel Dilaver Goxhaj, të botuar nëPortalin “Fjala e Lirë” të datës 18 dhjetor 2020. Analizatitullohet “Pse dështoi Presidenti Donald Tramp? (Sipasnjë bisede në mesenxher me një mik në SHBA)”.Portali “Fjala e Lirë” të befason me larminë ematerialeve që shpalosen në faqet e tij, çka ka ngjallurinteresimin e madh të lexuesve. Kjo për arsye semoderatori i këtij Portali, Prof.dr. Fatmir Terziu, njëintelektual i njohur ky, si përfaqësues i shquar i Diasporëssonë në Perëndim, udhëhiqet nga kulti i së vërtetës, nuk injeh absolutisht anësitë ndaj ngjyrimeve politike dhe ndajpersonaliteteve të ndryshme, kushdo qofshin ata. Për këtëpersonalitet të shquar të kulturës shqiptare në Perëndim,institucioni i faktologjisë është ylli i karvanit nëveprimtarinë e tij intelektuale, si moderator i këtij Portali.Analizën e vet, Koloneli Dilaver Goxhaj e kashtjelluar në 11 pika, ku ka zbuluar në një mënyrë1 shteruese shkaqet e dështimit të Trampit në zgjedhjet e 03nëntorit. Për dijeninë e lexuesve të nderuar, Kolonel DilaverGoxhaj ka qenë ushtarak i lartë i Forcave të Armatosura tëRepublikës së Shqipërisë. Gjatë luftës në Kosovë, ai dhanjë kontribut të shquar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës. Gjatë asaj lufte, në të cilën mori pjesëvullnetarisht, si shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, aika qenë zevendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës mars-qershor 1999, njëkohësisht dhe oficeri që bashkërendoimrekullisht bashkëveprimin midis Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës dhe Aviacionit të NATO-s për rreth 10 000operacione ajrore brenda 78 ditëve, nga 36 000operacione gjithsej që kreu NATO-ja gjatë asaj lufte. Në përfundim të asaj lufte, Hashim Thaçi, të cilinZonja Vjosa Osmani e ka pasë cilësuar me shumë të drejtësi faqen më të zezë të vendit, Kolonelit trim DilaverGoxhaj nuk i lidhi pensionin që i takonte, si veteran nëradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Analizën e vet, Koloneli Dilaver Goxhaj e kambështetur në një mori faktesh të pakundërshtueshme, metë cilat dëshmohet fare qartë, se cilat qenë arsyet edështimit të Trampit në zgjedhjet e 03 nëntorit. Jetaamerikane i ka vërtetuar bukur mirë ato fakte. Mbi bazëne tyre rezulton se Trampi, në sytë e botës mbarë, e patiulur në mënyrë të ndjeshme autoritetin Shteteve tëBashkuara të Amerikës dhe pati ndikuar që ky vend i2 madh dhe simbol i demokracisë, të mos e luajë më rolin eliderit në skenën e politikës botërore. siç pati theksuardikur edhe Kancelarja Merkel. Megjithatë, për mënyrën eqeverisjes së Trampit dhe arsyet e dështimit të tij, mesiguri që do të shprehen edhe vetë analistët amerikanë dhemjetet e informimit masiv. Ata, me siguri, do t’ishpjegojnë masës së gjerë të lexuesve se si qe e mundurqë Shtëpia e Bardhë, për herë të parë në historinë eShteteve të Bashkuara të Amerikës, të etiketohej siShtëpia e Gënjeshtrave, si qe e mundur që, për herë tëparë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,gjatë fushatës së fundit zgjedhore, presidenti foli përvjedhje votash, vjedhje kjo që ka qenë dhe vazhdon tëmbetet një praktikë e rëndomtë në Rusinë putinianeneocariste dhe në Shqipërinë neokomuniste? Gjithsesi, amerikanët i zgjidhin vet punët e tyre.Prandaj lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, janë mëshumë të interesuar të dinë arsyet e qëndrimit antishqiptartë Trampit ndaj Kosovës dhe, rrjedhimisht, ndaj mbarëkombit shqiptar. Për herë të parë, në historinë emarrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një presidentamerikan pozicionohet hapur kundër kombit shqiptar dhenë përkrahje të Serbisë, mikeshës tradicionale të Rusisëcariste dhe neocariste dhe sulmon publikisht PresidentinKlinton për kontributin e jashtëzakonshëm që dha përçlirimin e Kosovës. Në këtë mënyrë, Trampi fyu rëndëmbarë popullin shqiptar të Kosovës dhe mbarë kombin3 shqiptar, duke shkelur mbi lumenjtë e gjakut që i shkaktoiegërsia shtazarake e bishës fashiste serbe.Ku i ka rrënjët ky qëndrim armiqësor i Trampit ndajKosovës dhe ndaj mbarë kombit shqiptar? Po t’i ndjekëshme kujdes ato rrënjë, me siguri që ato duhet të të çojnëdiku. Herë tjetër do t’u flasë lexuesve me fakte konkrete.4

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...