2020-12-22

Shkencëtarët paralajmërojnë mundësinë e një kërcënimi të ri pandemikmë virusin e rinj G4

Derisa vendet në gjithë botën janë ende duke luftuar me koronavirusin, shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e një virusi tjetër me “potencial pandemik", që është shfaqur në Kinë midis derrave dhe njerëzve që punojnë me derra, shkruajnë mediat botërore. Ato vënë në pah se nuk është regjistruar ndonjë transmetim i formës së re të virusit të gripit të derrit te njerëzit, por thonë se ekziston rreziku i mutacioneve të tij të mëtejshme, që mund të çojnë në përhapje globale. Një studim i ri shkencor paralajmëron se forma e re e gripit H1N1 po përhapet në heshtje në mesin e punëtorëve të fermave të derrave në Kinë dhe se ajo duhet të vihet “urgjentisht” nën kontroll, për të shmangur një pandemi tjetër, shkruan New York Times. Disa veterinarë dhe zyrtarë shëndetësorë duke kontrolluar një derr të ngordhur, me qëllim të parandalimit të gripit të derrave. Foto nga arkivi. Disa veterinarë dhe zyrtarë shëndetësorë duke kontrolluar një derr të ngordhur, me qëllim të parandalimit të gripit të derrave. Foto nga arkivi. Forma e re e virusit G4 EA H1N1 është e pranishme në fermat kineze të derrave që nga viti 2016 dhe riprodhohet në organet e frymëmarrjes te njerëzit, thuhet në një studim të publikuar më 29 qershor në revistën shkencore amerikane PNAS (Proceedings of the National Academy of Science). Deri më tani, shkruan New York Times, virusi është gjetur në disa njerëz pa shkaktuar sëmundje, por ekspertët e shëndetit kanë frikë se kjo gjë mund të ndryshojë. Varianti euro-aziatik i H1N1 ka qarkulluar në mes të derrave në Evropë dhe Azi për dekada, thotë studimi, por paraqitja e virusit G4 te derrat në Kinë, me simptoma në frymëmarrje, është intensifikuar që nga viti 2014 dhe të dhënat sugjerojnë se ky virus paraqet një problem në rritje në të gjitha fermat. Qarkullimi i gjerë thuhet se do të rrisë edhe ekspozimin e njeriut ndaj virusit. Një lakuriq i parë në Jordani. LEXONI EDHE KËTË: Lakuriqi dhe kafshët e tjera, pjesë e enigmës së koronavirusit Duke cituar shkencëtarët, New York Times shkruan se hapi kryesor është të përcaktohet nëse ndonjë nga punëtorët e fermave të derrit e ka marrë virusin nga njerëzit e tjerë. H1N1 është shumë i transmetueshëm dhe ka shkaktuar një pandemi në vitin 2009 me një normë relativisht të ulët të vdekshmërisë, prej rreth 0.02 për qind, shkruan gazeta amerikane. Për krahasim, në vitin 1918, shkalla e vdekjes nga pandemia e gripit, e cila po ashtu është shkaktuar nga H1N1, ka qenë rreth 2.5 për qind, me rreth 50 milionë njerëz të vdekur. Studimi, i botuar në revistën PNAS, bazohet në monitorimin e derrave në 10 provinca kineze, nga viti 2011 deri më 2018. Në tre vjetët e fundit, studiuesit kanë marrë mostra nga 15 ferma të derrave dhe nga 230 njerëz. Është zbuluar se 10.4 për qind e punëtorëve dhe 4.4 për qind e të tjerëve [familjarëve] kanë qenë pozitivë me G4 EA H1N1 dhe se virusi ka qenë më i pranishëm te punëtorët e moshës 18 deri në 35 vjeç - 20.5 për qind. Studimi është dërguar për rishikim në fillim të dhjetorit, disa javë përpara shpërthimit të koronavirusit në Vuhan të Kinës, që ka tërhequr vëmendjen e botës. Potenciali pandemik Shkencëtarët në studimin e ri thonë se virusi i ri i gripit të zbuluar në Kinë ka potencialin të jetë ngjitës të njerëzit dhe se duhet të monitorohet me kujdes në rast se bëhet virus i mundshëm pandemik, edhe pse ekspertët thonë se nuk ekziston ndonjë kërcënim i menjëhershëm, shkruan Reuters. Studimi në PNAS tregon për rrezikun e viruseve që kalojnë pengesat për transmetim te njerëzit, veçanërisht në zonat me popullsi të dendur të Kinës, ku miliona jetojnë pranë fermave, thertoreve dhe tregjeve të lagështa, shkruan Reuters, për të shtuar se koronavirusi aktual –nga i cili besohet se janë infektuar më shumë se 10.3 milionë njerëz në botë dhe kanë vdekur mbi 500,000 – ka origjinën nga një specie e lakuriqit në jugperëndim të Kinës dhe se mund të jetë transmetuar te njerëzit përmes një tregu të ushqimeve të detit në Vuhan.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...