2018-03-02

Cikël poetik nga Murteza Osdautaj

Fotografia e Murteza Osdautaj



BORË MBI TY
(Babë)

A të ka rënduar bora a retë gri  të ecin përmbi
A je hidhëruar në mua që të lash vetëm nën blinj
A e sheh se jam arratisur e po kërkoj mëshirë e urti
Ta gjej bimën e t’ mbjell rrudhave të mia ullinj….

Babë a je mërzitur shumë që të lash në bor[
Ta lash gurin e mbuluar me qiellin e mbushur re
Por dije në ëndërr jam të ti atje e ta preki me dorë
Ballin tënd të gurtë, fytyrën e fjalën e ashtin, a se sheh…

Borë nëse të ka rënë mos u mërzit me mua
Aty jam, te Ti, te zjarri yt, jam te vatra
S’ta them të tërën nëse të them Babë  të dua
Edhe n’ ikshin e mos u ndalshin këto vite te gjata….

SHPJEGIME  PËR ATDHEUN

As dheu as pyjet as qielli
S’janë po syri me lot i nënës
Nëna kur vdes së gjalli për fatin tënd...
Ujërat s’janë as fryma, as smeti i borës
Po dora e motrës që valëvitet kur ti ikën
Dhe në vdeksh
S’mbaron kurrë vaji i saj dhe malli...
Janë varret e gjyshërve dhe gjaku i tyre
E jo të zbrazëtat rrugë e qytete po të ishin
Emri s’është as gurët e lumenjtë s’janë
Janë sytë e saj si qiell që një jetë su terën lotësh
E mjegulla e saj e flokëve e qielli i zënë n'ata çerpikë
T'më të bukurës mbi dhe....
Hapat s’janë, ecja jo, as trotuaret
Varri i motrës nën blinajë është
A vaji për të që fund s’të ka...
Janë ditët kur prisnim baballarët kurbetçarë
Kur sytë na thaheshin pa i parë
Janë malli për ta
Mungesa që na boshatiste pa fëmijëri...
Kthimi është dhe ëndrra.
Pogaçja e nënës
Dhe pritja e saj e amshueshme është....
S’janë as dritat as liqenet
Është ajo që pret deri te vdekja
Të ta thotë se të dashuroi si deti bregun e tij...
A në vdekje e merr pa e thënë të thënën.
S’janë as qypa me arë as puset me diamante
Atdheu janë njerëzit t'i duash,
Të vuash për ta e mall të ndjesh deri në zhbërje
Të vdesësh për ta të nisesh
Në luftë për atdhe ...

POEZI AGOLLÇE PËR PAVARËSINË

U Grinda mbrëmë me gruan s’la gjë pa më thënë
Më tha Ti dhe gjithçka për Pavarësinë
Veç halle na ke sjellë, në hall na ke lënë
Unë s’kam një pomadë të lirë për grim.







Pastaj Ti, më tha mbushur plot inat
Që kishe plotë ëndrra e fjalë për lirinë
Ke mbetur i gjuajtur, ke mbetur duarthatë
Dhe s’u ndale kurrë për pavarësinë.

U grinda mbrëmë me gruan dhe s’kisha shpjegim
Goja e saj thoshte të vërtetën po dukej ushtimë
Ç’t’i thosha unë për jetën time, për pavarësinë
Mos vallë jeta ime ish veç një mashtrim.

U grindem dhe ajo me fjalë më mundi mbrëmë
Dhe ç’t’i thosha s’kisha veç një të vërtete
Gjithçka dhashë për lirinë e gjithçka kam dhënë
Po fëmijëve tash s’mund t’ju blej atlete.

U grinda mbrëmë me gruan dhe ajo fitoi
Unë vërtetë gjithçka humba pas pavarësisë
Humbëm të gjithë ne, askush nuk fitoj
Përveç dhembjes, kobit e mërzisë.

Dhe unë i shpjegova gruas si një poet
Se gjithmonë luftë bëjnë njerëzit e mirë
Të varfër mbesin në jetë ata vërtetë
Bosh do të mbetej pa ta Atdheu i Lirë.

NJËZETEDY

Hebretë bënë njëzet e dy shkronja, të gjitha zotin për ta shënuar
Me ato shkronja u shkrua Dhjatë e vjetër e librit të bekuar
Të tridhjetë e gjashtë shkronjat e të shenjtës, shqipes time të mirë
I shkrova përherë për njeriun, per ty e magjishmja ime duke t'adhuruar.!

THARK

Ne të degdisurit, të ngujuarit, të urryerit
Jemi në thark....
Varëm rrugën tonë në thëniet e një njeriu
E ai vdiq bashkë me rrugën...
E mbetëm në thark.
Tash mbi çerdhet e lejlekëve nëpër strehë të ëndrrave
Kukuvajkat çelin kukuvajka të tjera...
E ngujohemi në thark.
Nuk ua dimë rendin letrave
As ngjyrës së lapsit
shkarravisim me të
Fatin e kësaj torishte tragjike...
Një ditë
Në dalsha dhe n'u arratissha
Do t’ju akuzoj para perëndive
Pse e latë brenda tharkut te mirën mendje timen
Të kacavjerrë në degën e tharë të një ëndrre...
Në thark
Më gjeni duke i hëngër fjalët e mia
Duke i ndezur si letra përftimet e bukura
Arkivolin duke ia çelur asaj të paçtës ëndërr
Brenda tharkut
Do me gjeni
Të çmendur
Të braktisur nga perënditë
S’më dashtën e s’dita t’ua marr mendjen
Mua çifutin më të ri të Evropës
Se Ajo do ta vazhdojë ahengun historik
E për gjellë ta ketë fatin tim të fërguar në pjatë
.......
Por unë inatin e kam
Një ditë n’arritsha
Ta bëj zap mendjen time
Do t’ju padisë të tërëve
Veç në mos dalsha nga kjo lëkurë
E përcëlluar!
Në thark
S’dua ta lë të varroset ëndrra!


NJERËZVE

Pak njerëzi pak fjalëmira dhe pak butësi
Kemi me borxh si njerëz t’i japim në botë
Sigurisht të dashurve dhe të mirëve dashuri
Tua mbushim jetën sa mund të zërë kjo tokë.

Atyre që këto iu mungojnë t’iu japim butësi
Bile ëndrrën e fjetur duhet t’ua

Ç ‘mund t’jetë jeta pa këto dhe pak dashuri
Përveç një kufomë jete që ta vajtojmë.

Pak njerëzi, pak fjalëmira, pak ngrohtësi
Atyre që gjithkujt jetën ia bëjnë acar
Që gjuajnë, që urrejnë e flakin çdo dashuri
Që ftohin dhe ngrijnë si një akullnajë.


DOLA

Dola nga mendja ime
Nga helmi im
Po e rrah vetmine me kembanat qe po bien
S’pres aske per te ardhur
Njerezit jan zene ne kafazin e tyre....
Dola
I thash mendjes dil
Koha te ka ikur dhe zogu
Ndoshta edhe vera te ka rene kah dera
E te iku....
I thash dil
Humb ne kete mugetire
Shkundi te tera endrrat
Te ishe e tera kur duhej te ishe
S’do te vdisje sot nga malli
Do ta kishe ngjotur gjysmen tjeter tenden
E  e le veren tende te te kalonte
E sot i kthehesh tinez
Jetes tende te humbur....
I thash mendjes dil
Çmendu
Mos rri ne mua
Mos u bej e gjalle
Me mire te mbes ne kete bosh
Se malli te me rrjedhe gjak
Per njeriun e plagen
Per nje kohe te humbur....
Dola
Nga mendja dola
Nga vetja
Po arratisem nga mendimet
Dua te flej i harruar mbi
Nje re pluhuri yjesh ne qiell
Ne perqafim te nje rendi yjesh
Kashtes time te kumtrit...



Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...