2018-02-26

Pro et contra :BE-ja e palëkundur, Kosova ka edhe dy kritere për liberalizim

Image result for flori bruqi


Shkruan  Flori Bruqi 

Çakorri është mal i cili shtrihet në Alpet Shqiptare, në kufi në mes Malit të Zi dhe Kosovës, në një lartësi 2,058 m. Çakorri përbën ujëndarësin në mes lumit Lim dhe Lumëbardhit të Pejës. Përbëhet nga rreshpet argjilore të Paleozoikut dhe dolomitët kristalore të Triasit.

Çakorri është e mbuluar me pyje halore dhe kullota alpine. Është i njohur për bukurinë e tij natyrore. Qafa malore e Çakorrit (1,849 m), lidhë Andrijevicën dhe Pejën me rrugën e ndërtuar në vitin 1926, e cila është lidhja më e shkurtër në mes Kosovës një pjesë të madhe të bregdetit Adriatik. Për shkak të reshjeve të rënda të dëborës dhe ortekëve të shpeshta trafiku në muajt e dimrit ndërkrehet rregullisht.


 Kosovski poslanici traže da im se vrati 40 kilometara teritorije

Fotografi e huazuar nga sajti :



http://www.novosti.rs/vesti/planeta.300.html:536012-Razgranicenje-CG-i-KiM-Ciji-su-Kula-i-Cakor


Lumbardhi i Pejës është një lumë në Kosovë i cili ka një gjatësi prej 62 km. Ai është degë e Drinit të Bardhë dhe i takon ujëmbledhësit të Adriatikut.

Lumbardhi i Pejës e ka origjinën e tij nga Bjeshkët e Moknës (Malet e lagështa) pranë alpeve Cakor. Një nga degët e saj është e vendosur në një lartësi prej 1849 m mbi nivelin e detit dhe ana tjetër ka lartësi prej 2000 m mbi nivelin e detit. Nga origjina e saj në qytetin e Pejës, lumi rrjedh në një shtrat lumi malor përgjatë 34 km. Lumbardhi i Pejës furnizohet nga flukset nëntokesore në zonën malore, domethënë nga Bjeluha dhe Jetseri në anën e djathtë dhe Boga, Drela dhe Alaga në anën e majtë.


Me rrjedhë të shpejtë të grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpëron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndarë në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore,derdhet në lumin më të madh të quajtur “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji që prej 300 m3në sekond. . Para se ti bashkohet lumit të Drinit të Bardhë rrjedh në terrenin e fshatit Grabanicë në Klinë, në një lartësi prej 365 m mbi nivelin e detit.Gjatësia e kësaj pjese është rreth 30 km dhe ai ka një rënie mesatare prej rreth 0.47%. Lumit i bashkohen në një tokë livadh edhe dy flukse:përroi i Turjaka dhe përroi i Isniqi.


Pas lumit Erenik, Lumbardhi i Pejës është i dyti ujëmbleshës në zonën e përgjithshme sipërfaqësore. Mbulon 11.5% të sipërfaqes totale të pellgut Drini i Bardhë. Lumbardhi i Pejës kontribuese e rëndësishm e lumit Drini i Bardhë. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij ujëmbledhësi deri te gryka e lumit të Drinit të Bardhë është 483 km². Lumbardhi i Pejës është kryesisht lum malor me lartësia mesatare 1,822.74 m. Në pjesën e sipërme dhe të mesme, Lumbardhi i Pejës rrjedh nëpër kanione, ndërsa në pjesën e poshtme, ajo rrjedh nëpër livadhe,bregore dhe zona fushore. Gryka e Rugovës është e njohur për peisazhet e saj të bukura. Struktura e pellgut mund të përcaktohet me parametrat numerike të sipërfaqes së pellgut (F), gjatësia e ujit ndarës-rrethues (O) dhe distanca nga epiqendra pellg deri tek i profilit (U), ku është analizuar.

****

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, 1 vit më parë  ka bërë publik draft-raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij, të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.
Këto të dhëna Komisioni i ka marrë në boletine të ndryshme. Qela në publikimin e draft-raporteve ka prezantuar publikime të anëtarëve të Komisionit në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.
Qela ka prezantuar në Qeveri disa harta dhe libra, duke pretenduar se vija kufitare është ashtu sic ka qenë edhe më herët dhe Kosova nuk e humb asnjë metër territor.
Ai ka përmendur literatura të Riza Qaviollit, Qazim Lleshit dhe disa literatura tjera duke thënë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës, raporton lajmi.net.
Ai ka prezantuar harta të përkthyera në gjuhën shqipe nga autor serbë, po ashtu ka prezantuar edhe disa literatura tjera me pretendimet se Kosova ka tërësinë territoriale aq sa ka pasur, 10 mijë e 906 kilometra katror.
“Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në ambientet e Qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016”, ka thënë ai.
Çakorri ka zgjuar debatë në mes të pozitës dhe opozitës. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se Çakorri është tokë e Kosovës dhe shumë njerëz kanë vdekur duke mbrojtur atë vijë kufitare.
Kreu i ASHAK, Hivzi Islami është ngarkuar që të udhëheq me Komisionin e formuar nga Qeveria për matjen e territorit – një ide kjo e Kryeministrit Isa Mustafa për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i partive opozitare për këtë emërim, kur dihet se Islami ka qenë kundërshtar i ashpër i akterëve që kanë thënë se Kosova ka humbur territor nga marrëveshja me malin e Zi.

Kryeministri Mustafa ka thënë se qeveria nuk do t’i jap udhëzime këtij komisioni, i cili sipas tij do të jetë i pavarur,  por në fund të punës, Qeveria do të pranojë një raport, i cili më pas do të aprovohet në ekzekutiv dhe do të dërgohet në Kuvend.
“Ne nuk do të japin udhëzime se di të punojë komisionit si qeveri, sepse ai do të jetë i pavarur me kriteret dhe teknikat e matjes së territorit. Ne do të mbështesim plotësisht logjistikën e punës së komisionit. Raportim përfundimtar do ta aprovojë qeveria dhe do ta informojmë Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.
“Unë konsideroj se është një ndërmarr një hap i rëndësishme për ne, sepse edhe qytetarët janë të interesuar të dinë sa është territori i Kosovës. Por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se cili është territori. Është mirë të mos krijojmë ndonjë konfuzion. Në emër të qeverisë propozojë që Hivzi Islamin ta drejtoj punën e këtij komisioni, dhe prej këtij momenti këtë çështje e lëmë në kompetencë  dhe fushëveprim të këtij komision, ne marrim si obligim se të gjitha adresimet që i bëni ne do t’iu përgjigjemi”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, i thirrur për të analizuar vijën kufitare të vendit me Malin e Zi, gjatë ditës së nesërme do t’ia dorëzojë kryetarit të komisionit, Hivzi Islamit, dokumentacionin kadastral me të cilin pritet të definohet sa territor ka Kosova.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, njëri nga anëtarët e komisionit të hartuar javë më parë nga kryeministri Isa Mustafa.
Avni Ahmeti nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka bërë të ditur se të dhënat që kjo agjenci do t’i prezantojë nesër kanë qenë matje të kryera më herët
“Ne nesër e kemi afatin fundit për dorëzimin e të dhënave nga secili stacion. Agjencia Katastrale të dhënat e saj zyrtare do t’i dorëzojë nesër”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se pas dorëzimit të dokumentacionit kryetari Islami do të thërrasë mbledhje për t’i analizuar të dhënat e paraqitura.
“Të dhënat do t’i analizojmë bashkërisht në një takim, i cili do të thirret po besoj shpejt nga kryetari i komisionit. Nuk mendoj se do të shkojë më larg se nga data 15 shkurt. Matjet ne i kemi pas, për me dal në terren kërkohet kohë shumë e gjatë ndoshta me vite”, ka bërë të ditur ai.
Ndërkaq, edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka bërë të ditur se janë duke i përfunduar detyrat që atij i janë dhënë nga kryetari i komisionit.
“Unë jam në pjesën organizative të komisionit. Nuk jam në grupin e ekspertëve që janë aty. Rreth çështjes së procesit komunat do të japin shënime se çfarë kanë në mënyrë që ne të japim para komisionit ato se çfarë duhet t’i japim. Do t’i analizojmë matjet e terrenit”, ka thënë ai, për Express. “Ne kemi pasur vetëm një takim, takim konstituiv me një fjalë”, ka shtuar tutje Rugova.
Ndërkohë, kryetarët e dy komunave të Dukagjinit, Rasim Selmani i Deçanit dhe Agron Kuçi i Junikut, kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit të ri për Demarkacion, që u konstituua të martën që shkoi nga Qeveria e Kosovës. Në këtë grup punues, që drejtohet nga shefi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, ka refuzuar të jetë edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajci i cili ishte propozuar nga komuniteti për t’iu bashkuar këtij komisioni.
Ndryshe, ky komision është konstituar nga Kryeministri Isa Mustafa, të martën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u bë e ditur se drejtues i këtij komisioni u emërua Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Një vit më parë Komisioni për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, thotë se në kuadër të punës së vet ka siguruar edhe tri harta të punuara nga KFOR-i në vitin 2001, kurse, më 13 dhe 14 shkurt, ky komision ka bërë dy vizita në terren me qëllim të verifikimit të mbulueshmërisë së territorit të Republikës së Kosovës me dokumentacion administrative.
Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i këtij komisioni, Tomor Çela. Ai ka shtuar se puna e këtij komisioni është në përfundim të fazës analitike të dokumentacionit.
“Komisioni për Matjen e territorit vazhdon punën me dinamikë të njëjtë. Kemi pranuar edhe disa materiale nga përfaqësuesi i FSHMN-së, dhe kemi siguruar 3 harta të punuara nga KFOR-i, në vitin 2001. Sigurisht se do të ketë matje digjitale të të gjitha zonave kadastrale dhe komunave administrative”, ka thënë ai.
Ndryshe, komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka mbajtur takimin e radhës të enjten, ku janë prezantuar materialet dhe gjetjet nga terreni lidhur me verifikimin e segmenteve dhe pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ dhe hartografik.
“Komisioni më 21 shkurt 2017, në ora 10:00, në mjediset e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të prezantojë draftin e raportit të punës së tij, me të gjitha materialet dhe rezultatet. Para hartimit të raportit përfundimtar për Qeverinë e Republikës, e cila edhe e ka themeluar Komisionin e ekspertëve për të bërë matjen e territorit të Republikës, Komisioni do t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të mbështetur në fakte profesionale dhe shkencore. Diskutimi publik do të zgjasë nga 21- 24 shkurt 2017, nga ora 10:00-15:00 në ndërtesën e Qeverisë. Për Komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e komisionit.
Mënyra se si Kosova e demarkoi kufirin me Malin e Zi mbetet njëra prej çështjeve më diskutabile në vend. Në anën tjetër, krerët e shtetit kanë shtuar presionin duke thënë se kosovarët po vazhdojnë të mbesin të izoluar në Evropë pikërisht për shkak të mos-miratimit të demarkacionit.
Një vit më parë Kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka konstatuar se Kosova nuk ka humbur territor si pasojë e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Zëdhënësi i këtij Komisioni Tomorr Qelaj, gjatë prezantimit u është referuar dhjetëra dokumenteve, duke konstatuar se Çakorri nuk i takon Kosovës, por Malit të Zi. Në përmbyllje të prezantimit të të gjeturave, Islami ka thënë se Kosova ka 10. 906.25 km2, nga matjet që janë bërë.
“Nga prezantimi që bëmë del ky konkludim si pjesë e draft-raportit. Në mbështetje të të dhënave, e argumenteve dhe gjetjeve profesionale që u ofruan nga institucionet përkatëse në procesin e matjes si dhe verifikimit të mbulueshmërisë me dokumentacion administrativ e hartografik, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit e njofton Qeverinë e Kosovës se madhësia territoriale e Republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015 përkatësisht nga vitit 1962 deri më 1981 është 10 mijë e 887 km katrorë. Në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në demarkacionin e kufirit në mes të Republikës federative të Jugosllavisë. Prandaj madhësia territoriale e Republikës së Kosovës sot është 10 mijë e 905.25 km katrorë”, ka thënë Islami.
Komisioni shtetëror për matjen e territorit u ka dhënë garancitë e veta qytetarëve se Kosova nuk ka humbur territor me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ndërkohë që një komision tjetër, i pavarur, ka konstatuar se me ratifikimin e demarkacionit aktual, Kosova do t’i falte Malit të Zi territor në sipërfaqe prej 70.44 km2.
Por, zëdhënësi i Komisionit shtetëror për matjen e territorit, Tomor Çela, ka thënë se territori i Kosovës mbetet i njëjtë, dhe se disa humbje kanë ndodhur vetëm me rastin e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë, vite më parë, por jo edhe me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Këto komente, Tomor Çela i ka bërë pas përmbylljes së debatit rreth gjetjeve të prezantuara nga Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.
“Ne i sigurojmë të gjithë qytetarët e Kosovës se sipërfaqja e territorit të Kosovës do të vazhdojë të mbetet kjo që ka qenë nga viti 1974 deri më sot, me përjashtim të atyre zonave kadastrale (në vijën kufitare me Maqedoninë) të cilat ju kemi informuar mbi bazën e gjetjeve që ne i kemi pasur gjatë punës sonë”, ka thënë Çela.
“Në bazë të gjithë këtyre gjetjeve është vërtetuar se territori i Republikës së Kosovës është 10.905.25 km2”, ka theksuar ai.
Profesori Çela i ka ftuar ekspertët e pavarur dhe deputetët që po i kundërshtojnë gjetjet e Komisionit shtetëror që t’i prezantojnë faktet e tyre dhe të mos krijojnë huti në opinion.
Ai i ka kundërshtuar tezat, sipas të cilave, ky Komision është formuar vetëm për të bindur deputetët që të ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend, duke thënë se puna e Komisionit ishte profesionale dhe e paanshme.
Mirëpo, në anën tjetër, një komision i pavarur i prirë nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar fakte të kundërta me Komisionin shtetëror.
Bulliqi ka thënë se puna e këtij komisioni të pavarur sjell si përfundim që me shënjimin e vijës kufitare, Kosova humb territor, kurse Mali i Zi, fiton sipërfaqe prej 70.44 km2.
“Në rast të ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, Mali i Zi do të rris sipërfaqen e tij. Nga viti 1945 deri më 2015, Mali i Zi kishte më pak sipërfaqe sesa pas këtij demaskimi”, ka deklaruar Bulliqi.
Tutje, Bulliqi ka thënë po ashtu se Mali i Zi gjatë aplikimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare është pranuar me sipërfaqe prej 13. 812 km2 dhe jo me 13 882 44 km2, siç rezulton pas Marrëveshjes së arritur me Kosovën.
Kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi është paraqitur edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Ai tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me demarkacionin është i padrejtë.
“Neve tash na thonë, doni liberalizimin, edhe atë me një pafytyrësi të cilën unë në literaturë vetëm dy herë gjatë historisë e kam hasur, pra hiqni dorë prej territorit. E doni territorin, nuk e keni liberalizimin”, është shprehur Gruda.
Sidoqoftë, debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare po vazhdojnë dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e kuvendit, kur qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian. 
Ish Kryeministri i Kosovës, Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, një vit më parë është  njoftuar të ketë pranuar raportin e Komisionit për Matje të territorit lidhur me demarkacionin me Malin e Zi derisa ekspertët e pavarur i ka quajtur “pallavragji dhe zhurmagji”.
Ai ka thënë se ekspertët e pavarur kanë treguar letra të pavlera përmes të cilave “po na maltretojnë në emër të shkencës dhe ekspertëve të pavarur.
“Kryetari i Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës ma dorëzoi Raportin mbrëmë për të dhënat faktografike për territorin e Kosovës. Akademik Hivzi Islami, kryetar i ASHAK me një sjellje dinjitoze, urtësi dhe plotë peshë të përgjegjësisë para shtetit dhe para kombit, tha se kanë bërë një punë me përkushtim për Kosovën, ai dhe anëtarët e këtij Komisioni. U ndjeva i nderuar që një akademik si Hivzi Islami, njeri që i ka dhënë shumë shkencës së Kosovës dhe shumë kuadro këtij vendi, drejtoi punën e një ekipe profesionale e cila i ofroi faktet e fundit Kosovës për territorin e saj”, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.
Duke lavdëruar Hivzi Islamin për punën që ka bërë, Mustafa ka thënë se komunat e Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, ia kanë konfirmuar se nuk është humbur asnjë pjesë e territorit të tyre.
“Dhe deri sa vështroja Kryeakademikun tonë se me çfarë përgjegjësie nxjerr fjalët për të shprehur peshën e një punë që kanë kryer, mendoj se me çfarë të drejte disa pallavragji dhe zhurmagji, që argumentin më të madh e kanë të qesin me dorë dhe të shkundin letra të pavlera po na maltretojnë në emër të shkencës dhe ekspertëve të pavarur (nga përgjegjësia e tyre)”, ka shtuar kryeministri.
“Komuna e Pejës, ajo e Istogut, Deçanit dhe Junikut që kufizohen me Malin e Zi konfirmojnë se nuk e kanë humbur asnjë pjesë të territorit të tyre. Kosova nuk ka humbur territor në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Askush nuk ka të drejtë të pengoj këto procese as për interesa politike e as materiale. Këtë punë duhet ta bëjmë ne shqiptarët e Kosovës dhe komunitetet joshumicë që nuk diktohen nga Serbia”.
Mustafa ka shkruar se Kosova ka mjaft kundërshtar të pavarësisë së saj dhe u ka bërë thirrje edhe ekspertëve të pavarur që të mos ndihmojnë në izolimin e qytetarëve të Kosovës.
“Kemi akoma mjaftë kundërshtar të pavarësisë sonë, pengues të proceseve shtetndërtuese dhe ithtar të izolimit të qytetarëve tanë. Nuk ka nevojë që edhe dikush tjetër të bëhet ndihmëtar i tyre”, ka shkruar në fund Mustafa.
Sekretari i NISMA për Kosovës, Bilall Sherifi, në një postim në facebook ku ka kritikuar përbërjen e komisionit të pavarur për matjen e territorit të Kosovës, duke thënë se kryetari i këtij komisioni Hivzi Islami është një person i varur nga Qeveria.
Ja Postimi i tij i plotë:
Komisioni i “pavarur” qeveritar për matjen e territorit me kryetar të varurin e qeverisë Hivzi Islami!
Qeveria e Kosovës më në fund e formoi komisionin për të ashtuquajturin proces të “Matjes së Territorit” të Kosovës. Në këtë shkrim nuk do të merrem me aspektet profesionale të kësaj çështje sepse konsideroj se këtë mjaftueshëm e kanë sqaruar ekspertët e fushës. Gjithashtu mendimin tim se a është e mundur matja e territorit pa e pasur të përfunduar demarkacionin me të gjitha shtetet, e kam bërë publik në shkrimin tim autorial (Një “shpikje” që edhe alkimistët do t’ ia kishin lakmi) prandaj nuk do të ndalem rreth kësaj çështje.
Ajo që më bëri përshtypje dhe më shtyri të shkruaj për komisionin e formuar nga qeveria është emërtimi i tij si Komision i ”PAVARUR”. Kryetar të këtij komisioni “TË PAVARUR” qeveria e ka emëruar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAK), Hivzi Islamin. Qëndrimet publike të Hivzi Islamit lidhur me çështjen e këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi jo vetëm që nuk e nxjerrin atë të pavarur, por bazuar në ato që ai vet i ka thënë në shumë raste, më shumë i përngjet një zëdhënësi të qeverisë sesa një eksperti të pavarur. Në debatet publike për këtë çështje Hivzi Islami ka marrë qartë anën e versionit të qeverisë, madje edhe duke fyer të gjithë ata që nuk mendojnë sikur qeveria.
Të gjithë kundërshtarët e versionit të qeverisë në përgjithësi dhe ekspertët e mirënjohur që zhveshën përmbajtjen e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, z. Bulliqi dhe z. Isufi, Hivzi Islami, i ka quajtur “diletantë dhe keqpërdorues të botimeve”. Sipas tij, me pretendimet e ngritura “këta dy po përpiqen të dalin nga anonimiteti” dhe se e gjithë “lufta politike po zhvillohet jo për territor të Kosovës dhe kufi të drejtë, por për puro pushtet të individëve dhe grupeve”. Në një interviste të dhënë për një gazetë ditor të Kosovës, të gjithë ata që nuk pajtohen me versionin e qeverisë i akuzoi “për qasje emocionale-folklorizante”. Vetëm një “akademik” i kalibrit të Hivzi Islamit që është vënë në pozitën e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës me ndihmën e atyre që shkencën e shohin me emocione dhe si folklor mund të na shpjegojë se çka ka menduar me shprehjen “qasje emocionale-folklorizante”.
Albanologët dhe akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë nuk mund të japin përgjigje për këtë “neologjizëm”!
I “pavaruri” i qeverisë Hivzi Islami debatin e organizuar në kuvend më 3 gusht 2016 me “Cinizëm Akademik” e quan “debat shkencor-profesional ku kishte militantizëm partiak të grupeve dhe individëve, irracionalitet, vetëm joprofesionalizëm”. Kryetari i “pavarur” Islmai debatin e organizuar në kuvend sërish me “Cinizëm akademik” e quan “Kongres Shqiptar i Berlinit” i vetëmandatuar të vizatojë dhe rivizatojë harta në Ballkan! Përderisa referenca “Kongres i Berlinit” për të gjithë shqiptarët zgjon një ndjenjë revolte dhe hidhërimi, sepse pikërisht aty janë marr vendime shumë të dëmshme për kobin shqiptar dhe copëtimin e viseve shqiptare, cinizmi i “akademikut” Hivzi Islami është neveritës. Duke iu referuar këtij kongresi ndërkombëtar që pati efekte tragjike për popullin shqiptar dhe duke mbrojtur versionin e qeverisë për faljen e tokave të reja Malit të Zi “akademiku” Hivzi Islami ngjall revoltën e përgjithshme si të vetmin emocion ndaj intelektualëve mercenarë.
Tash, kur kemi parasysh tërë militantizmin e tij “akademik” në funksion të mbrojtjes së versionit të qeverisë mbi demarkacionin dhe faljen e territoreve Malit të Zi secili njeri i logjikshëm mund t’i paramendojë rezultatet e komisionit që pretendon të jetë i pavarur. Ndërsa sa i përket përpjekjes së qeverisë për t’i hedhur hi syve popullit po e parafrazoj thënien e Hivzi Islamit në formën më adekuate të mundshme me kontekstin real të gjërave:
“Lufta e qeverisë dhe komisioneve të saja të ‘varura’ dhe të ‘pavarura’ të cilat kanë për qëllim konfirmimin me çdo kusht të versionit aktual të demarkacionit nuk po zhvillohet për territor të Kosovës dhe kufi të drejtë të saj, por është puro luftë për pushtetin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten në mbrëmje ka miratuar raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës. Po nuk ka treguar se kur do e ka ndërmend ta procedojë në Kuvend për ratifikim, raporton Koha.net.
“Kosova nuk humb asnjë metër territor me demarkacionin me Malin e Zi”.
Kështu ka thënë kryetari i komisionit për matjen e territorit, akademik Hivzi Islami, në cilësinë e kryetarit të Komisionit, në mbledhjen që Qeveria e Kosovës ka mbajtur të premten mbrëma lidhur me shqyrtimin e Raportit të matjes së territorit.
Islami tha në mbledhjen e Qeverisë se Komisioni s’ka pasur mandat të bëjë kufij të ri, por thjesht me metoda shkencore të bëjë matjen e territorit të vet.
Duke aluduar në deputetin Shpejtim Bulliqi e Florim Isufin, të dy gjeografë Islami tha se “dy studentët e tij ia futën barutin Kosovës”. Tha edhe se injorantët e keqpërdorën shkencën dhe u vunë në shërbim të politikave ditore.
Derisa e ka prezantuar raportin, kryeakademiku Islami tha se Komisioni pati përgjegjësi të madhe dhe punoi pa ndikime politike.
“Por gjatë punës, Islami tha se pati shantazhe ndaj anëtarëve njëri prej të cilëve, u detyrua të japë dorëheqje në fund të procesit”, ka thënë ai.
Se territori i Kosovës nuk cenohet me këtë demarkacion, kanë thënë edhe kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve, Ahmet Zejnullahu dhe ai i AKP-së, Petrit Gashi.
Ministri i jashtëm Enver Hoxha, e ka cilësuar komisionin kredibil teksa ka thënë se puna e tij është në rrjedhën e burimeve ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri Kuqi, ka tërhequr vëmendje që problemi, nga i brendshëm të mos bëhet problem mes Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas tij, ka nevojë për një konsensus edhe me spektrin tjetër politik, pos koalicionit qeveritar rreth kësaj çështjeje.
Në fund të mbledhjes është miratuar raporti, pa u përmendur se kur do të procedohet në Kuvend.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar ndaj Komisionit të ri për Demarkacionin e që, sipas tyre, po bëhet tentimi për lajthitje për dokumentacion kadastral të territorit të Kosovës.
Sipas tyre, dokumentacioni zyrtar kadastral dhe territori i Kosovës është i pandryshueshëm prej vitit 1974 e deri më tani. Andaj Agjencia Kadastrale e Kosovës thotë se do të reagojë ndaj të gjitha tendencave për shtrembërim të dokumentacionit kadastral që mund të jetë i përfshirë në raportin e Komisionit aktual
Reagimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës:
Agjencia Kadastrale e Kosovës nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara është informuar se Komisioni i ri për kufirin, në mënyrë tendencioze ka trajtuar saktësinë e dokumentacionit kadastral për territorin e Republikës së Kosovës. Ndaj dëshirojmë që opinioni i gjerë të informohet drejtë dhe sakët lidhur me këtë çështje.
Të dhëna kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot. Këto të dhëna kadastrale për pronën e paluajtshme janë të regjistruara për të gjithë pronarët e pronave private, pronarët e Ndërmarrjeve Shoqërore, pronarët e pronave publike dhe pronarët e pronave shtetërore.
Territori i Kosovës është i përberë nga 38 Komuna brenda të cilave janë 1305 zona kadastrale. Ndërsa numri total i parcelave në territorin e Kosovës është 2.113.187, numri total i ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave është 71.265 të regjistruara në emër të 521.025 pronarëve. Këto të dhëna çdo ditë mund të i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
I gjithë territori i Kosovës është i paraqitur nga matjet gjeodezike në harta kadastrale në shkallë zvogëlimi 1:500, 1:1000,1:2500. Numri i fletëve të hartës kadastrale i përpiluar me saktësi decimetrike, sipas përpjesës për territorin e Kosovës është:
harta në shkallë 1:500 281 fletë
harta në shkallë 1:1 000 541 fletë
harta në shkallë 1:2 500 10577 fletë
Totali i hartave 11 399 fletë
Territori i Kosovës i prezantuar në gjeoportal shtetëror është vazhdimësi i të dhënave kadastrale nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi e KSA të Kosovës. Përgjatë kufirit shtetëror të Kosovës me shtetet fqinje janë 514 harta kadastrale me shkallë zvogëlimi 1:2500, në të cilat është e paraqitur edhe vija administrative e KSA të Kosovës, tani kufi i Republikës se Kosovës.
Në faqe 53 të Raportit të Komisionit të ri për kufirin, kapitulli 4.5 shkruan: “Kadastri, duke qenë i tillë, nuk ka përfshirë prona shtetërore, nëse ato nuk janë rrethuar nga prona në pronësi apo të drejta pronësore private”.
Kufijtë e pronave shtetërore (shoqërore), veçanërisht ato malore, kanë pasur rregullim të veçantë në të gjitha sistemet shoqërore.
· Në regjistrat e pronave te paluajtshme janë te regjistruara te gjitha pronat e territorit te Kosovës, duke përfshirë pronat private, pronat shtetërore, shoqërore, komunale, te ndërmarrjeve publike.
· Po ashtu Qeveria e Republikës se Kosovës me datë 01.03.2017 ka nxjerr vendimin Nr. 06/134, ka përcaktuar që të gjitha pronat e paluajtshme të cilat kane qene të regjistruara në emër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë/Republikës së Jugosllavisë, të Republikës Socialiste të Serbisë/Republikës së Serbisë, dhe të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, përfshirë organet e tyre shtetërore, administrative, ushtarake dhe ish-organizatat shoqërore-politike të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e këtyre pronave të paluajtshme.
· Me të gjitha ligjet për kadastrin që nga themelimi e deri me sot, te gjithë kufijtë e pronave te paluajtshme (parcelat) trajtohen njësoj, pavarësisht a është mal, livadh, arë, rrugë, lumë.
Faqe 53 e Raportit të Komisionit të ri për kufirin në kapitullin 4.5 shkruan “pasi që Drejtoria Gjeodezike Krahinore, Arkivi i saj, dhe shumica e drejtorive komunale kadastrale janë plaçkitur, janë bartur dhe ende gjenden në Serbi, përderisa edhe ato dokumente të mbetura në Arkivin e Kadastrit të Kosovës janë në gjendje të keqe”
· Komunat të cilat kufizohen me Malin e Zi, Junik, Deçan, Pejë, Istog posedojnë dokumentacionin e plotë kadastral origjinal që nga themelimi e deri më sot. Nga këto komuna nuk është plaçkitur asnjë dokument. Për të gjitha parcelat ekzistojnë matjet origjinale duke filluar qe nga vitet 1930 e deri më sot. Vlen te theksohet se të dhënat kadastrale për këto komuna janë skanuar dhe janë të arkivuara në kadastrin e komunave të cekura sipër.
Prandaj Agjencia Kadastrale e Kosovës bën këtë reagim për të mos i lënë vend tentimit të lajthitjeve të sipër cekura për dokumentacion kadastral të territorit të Kosovës.
Dokumentacioni zyrtar kadastral dhe territori i Kosovës është i pandryshueshëm prej vitit 1974 e deri më tani, andaj Agjencia Kadastrale e Kosovës do të reagojë ndaj të gjitha tendencave për shtrembërim të dokumentacionit kadastral që mund të jenë të përfshira në raportin e Komisionit aktual.
Sinqerisht,
Agjencia Kadastrale e Kosovës

Komisioni shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, nëpërmes një komunikate për medie ka prezantuar lista të pronarëve të tokave në brezin kufitar, ku edhe vija e demaskimit po kontestohet nga një grup ekspertësh dhe deputetët e opozitës.

Komisioni ka thënë se Kosova nuk humb tokë me këtë proces, teksa shtojnë që qytetarët kanë paguar gjithmonë tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave, transmeton Koha.net.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të komisioni, bashkë me një hartë dhe listën e pronarëve të tokave:
Pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi
Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale. Të gjithë kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi tëkërkuar e të shprehura nëcentimetra. Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnësipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603km2. Brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare. Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative të Komunës. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror.
Është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror. Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës.
Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror ka sqaruar në terren dhe zyra ish kryetarëve:se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë. Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti.
Bazuar në këto sqarime të komisionit, qytetarët e Komunës së Pejës dhe Deçanit i kanë dorëzuar listat e mbi 10 fshatrave me kërkesat e tyre. Këto kërkesa ishin të drejtuara më herët në vitin 2005, 2009 dhe 2013 në Rozhajë, Berane e Plavë por edhe në Kuvendin e Kosovës. Siç shihet edhe në kërkesat nga qytetaret është konfirmuar se: qytetarët çdo herë i kanë paguar tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave.
Lista në vijim është me emrat dhe adresat e 37 qytetarëve nga Komuna e Deçanit e Pejës qe kanë ri konfirmuar pronën e tyre në zonën kadastrale Velikë, komuna e Plavës-Mal i Zi, të cilat gjinden në vendin e quajtur Bjelluhë. Për pronat e këtyre pronareve në territorin e Malit të Zi i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët se kjo periudhë. Këta pronarë e pohojnë dhe ofrojnë dokumentacionin me fletë poseduese, për pagesën e tatimit atje dhe janë prona në Mal të Zi edhe para periudhës 1974-2015. Ky dokumentacion është i arkivuar edhe në sekretarinë e Komisionit shtetëror.
Me këto kërkesa të qytetarëve për Bjelluhën të drejtuara në Komunën e Plavës për zonën kadastrale të Velikës është konfirmuar edhe nga qytetarët se Bjelluha e Çakori janë në territorin e Malit të Zi.Konfirmimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi ishte bërë nga dy ish kryetarët e Komunës se Pejës (z. A Lajqi dhe z. A Berisha) të cilët kishin aprovuar planet zhvillimore e strategjike për dy dekadat e ardhme për Komunën e Pejës por pa Bjelluhën Çakorrin e Kullën. Aprovimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë edhe nga Kryetari aktual i Pejës z. G.Muhaxheri, sepse vërtet Komuna e Pejës nuk ka pas territor tjetër përveç këtij që tani e administron brenda kufijve administrativ.
Gjithashtu në takimin me ish udhëheqës komunal, të para vitit 1989, të komunave të brezit kufitar me Malin e Zi e kanë përshkruar në mënyrë të qartë kufirin prej pikës tresh Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi e deri në Kuqishtë. Përshkrimi është në përputhje të plotë me vijën administrative kufitare me Malin e Zi që e kemi sot dhe gjithsesi ishte edhe në vitin 1974.
Prandaj, nëse komuna e Pejës do të kishte humbur 82 km2 territor që pretendohen, tani komuna e Pejës do t’i kishte 521 km2 , ndërsa nëse i bashkohen 82 km2 që pretendohen, komuna e Pejës do t’i ka 685 km2. Natyrisht, edhe Republika e Kosovës do t’i kishte 10988 km2. Kosova këtë sipërfaqe nuk e kishte asnjëherë.
Harta e bashkëngjitur paraqet territorin e zonës kadastraleVelika të Komunës se Plavës me Bjelluhën dhe Çakorrin në territorin e Malit të Zi.
Si shihet edhe në këtë hartë vija administrative është paraqitur ndërmjet të Republikës Popullore të Serbisë dhe të Republikës Popullore të Malit të Zi (N.R. Serbia, SrezPecki, K.O Kuqishte dhe N.R CrnaGora, SrezAndrijevicki, K O Veika). Në këtë hartë shihet se brenda territorit të zonës kadastrale Velika-Plavë është Bjelluha dhe Çakorri. Këto fakte komuna e Pejës i kishte dhe i ka në dispozicion sepse fatmirësisht Komuna e Pejës nuk është e dëmtuar në këtë drejtim dhe secili mund të shkoj për t’i parë këto
Pjesë nga harta e krijuar nga matjet gjeodezike për zonën kadastraleVelika-Plavë, me Bjelluhën dhe Çakorrin. Brenda territorit të kësaj zone kadastrale në Mal të Zi është Bjelluha dhe Çakorri, në të cilën janë edhe pronat e qytetarëve të Kosovës. Vija ndarëse, vija administrative ndërmjet të Republikës Popullore të Serbisë dhe Republikës Popullore të Malit të Zi është e njëjta vijë administrative, identike dhe në kontinuitet me vijën administrative ndërmjet të KSA të Kosovës dhe R.S tëMalit të Zi e tani vijë ndarëse ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Nga harta dhe shënimi shihet se Zona kadastrale Velika në komunën e Plavës në Mal të Zi kufizohet me Republikën Popullore të Serbisë, rrethin e Pejës dhe me zonat kadastrale Kuqishte e Haxhaj. Pra, kjo tregon se, përveç që kemi të bëjmë me kufirin ndërmjet komunës se Pejës dhe Komunës se Plavës kemi të bëjmë me të njëjtën vijë edhe me ndarjen administrative ndërmjet të R. P. të Serbisë me Malin e Zi, të cilat ishin brenda Jugosllavisë.
Komisioni shtetëror nuk ka krijuar harta e as kufij të ri por ka shënuar vijën administrative të KSA Kosovës të mbështetur në vijat ekzistuesesiç shihet edhe në këtë hartë.
Dokumentacioni zyrtar i prodhuar nga institucionet kryesore përgjegjëse për ligjshmërinë dhe territorin e Krahinës se atëhershme të Kosovës është nga:
– Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974;
– Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë e KSA të Kosovës para dhe pas vitit 1974 (GeodetskaUprava SAPK-Pristina, 1974). Shiko ligjet për Drejtorinë Krahinore të Gjeodezisë e cila kishte kompetenca të ngjashme me këto të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Të gjitha këto dokumente zyrtare paraqesin Kosovën me territor të njëjtë sikur që është edhe tani nga komisioni shtetëror
Komisioni shtetëror me këto faktet dhe faktet e tjera të ofruara në kontinuitet garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, sipas kufirit të KSA Kosovës me 31 Dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesitmomental të kësaj vije.

Komisioni Evropian nuk e komenton propozimin e ri që Marrëveshjes së Demarkacionit t’i shtohet një aneks, në mënyrë që pas një viti të rishikohet. E rëndësishme mbetet që kjo marrëveshje të ratifikohet në mënyrë që komisioni të japë dritën e gjelbër qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm.
Katarzyna Kolanko nga Zyra e Komisionit Evropian për Indeksonline ka thënë se Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por që nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave.
“Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës, por nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve të nevojshëm për liberalizimin e vizave. Në një takim me Presidentin Thaçi më 9 shkurt, Presidenti Juncker përgëzoi përparimin që ka bërë kohët e fundit Kosova, duke përfshirë edhe të dhënat e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Kolanko nga zyra e Komisionit në një përgjigje për Indeksonline.
Me tutje, nga kjo zyre janë shprehur se Komisionit Evropian i vlerëson përpjekjet që Kosova ka për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, duke ripërsëritur edhe njëherë se kusht i liberalizimit është ratifikimi i kësaj marrëveshje nga ana e Kosovës.
“Komisioni gjithashtu njeh përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Siç është paraparë në propozimin legjislativ të Komisionit të majit 2016, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundohet në mënyrë që Komisioni të japë dritën e gjelbër për bashkë-ligjvënësit” është shprehur Katarzyna nga KE.
Në fund ajo ka përmendur edhe takimin e komisionerit Avramopulos me kryeministrin Mustafa, duke thënë se Avramopulos ka thënë që sa me shpejtë të votohet marrëveshja me Malin e Zi.
“Javën e kaluar komisioneri Avramopulos u takua me kryeministrin Mustafa për të diskutuar hapat përfundimtarë të nevojshëm për të përmbushur kërkesat e mbetura të dialogut të liberalizimit të vizave me Kosovën. Komisioneri inkurajoi Kryeministrin Mustafa, qeverinë e tij dhe partitë politike që së shpejti të vazhdojnë me votën mbi marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend” ka shtuar në fund Kolanko nga KE.
Ndryshe, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka propozuar që marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, t’i shtohet një aneks, që lë hapësirë që pas një viti kjo marrëveshje të rishikohet.
Mirëpo, ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen e partive politike.
Komisioni Evropian është rezervuar të komentojë iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për suspendimin e kriterit të demarkacionit, për së paku dy vjet.
Kur janë pyetur për kërkesën e shefit të Qeverisë, zyrtarë të Brukselit kanë kujtuar dy kriteret e mbetura-ratifikimin e demarkacionit dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, të hënën, kryeministri Isa Mustafa ka nisur vizitën në Bruksel, ku pritet të takohet edhe me komisarin për migracion, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst, ka thënë për “Kohën Ditore” se Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës, “por nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve që kërkohen për liberalizimin e vizave”.
Bashkimi Evropian edhe një herë ka ripërsëritur se Kosovës i mbesin edhe dy kritere të papërmbushura për liberalizimin e vizave.
Nga krerët shtetëror luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është lënë kriter nën hije, ndërsa zyrtarë të BE-së vazhdimisht kanë përmendur plotësim e këtij kushti.
Madje kryeministri në detyrë Isa Mustafa gjatë Samitit të Triestës, tha se Kosova ka përmbushur 94 nga 95 kriteret e kërkuara duke përmendur vetëm përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi si kriter të paplotësuar.
Por në Bruksel thonë ndryshe. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini në një përgjigje përmes postës elektronike për Ekonomia Online, thotë se Kosova duhët të vazhdojë të tregojë rezultatete në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit të nivelit të lartë.
Ajo përmendi takimin e presidentit Hashim Thaçi me kreun e Komisionit Evropian, Jean Clode Juncker, ku u diskutua në lidhje me përmbushjen e këtij kriteri, duke porositur që punë në luftimin e krimitë të organizuar e korrupsionit duhet të vazhdojë.
“Në një takim me presidentin Thaçi më 9 shkurt, presidenti Juncker përgëzoi përparimin që Kosova ka bërë në këtë drejtim kohët e fundit, duke përfshirë edhe mbledhjen e të dhënave për rastet e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por kjo punë duhet të vazhdojë ende”, ka porositur ajo.
Ajo thotë se Kosova ka tentuar që të miratojë demarkimin e kufirit me shtetin fqinj, Malin e Zi, por pa sukses. E kjo përpjekje po vlerësohet nga BE-ja.
“Komisioni gjithashtu njeh përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Siç parashikohet në propozimin e Komisionit të majit 2016, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një nga kërkesat për liberalizimin e vizave”, sqaroi ajo, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse kryeministri Mustafa po përmend vetëm demarkacion si kusht, zëdhënësja e BE-së thotë se kryeministrit në detyrë, në muajin prill i janë bërë të qarta punët që e presin në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
“Komisioneri Avramopulos më 25 prill u takua me kryeministrin Mustafa për të diskutuar hapat përfundimtarë të nevojshëm për të përmbushur kriteret e mbetura të dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën”, u shpreh Kocijançiç.
Sipas Kocijançiç, Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë që liberalizimi i vizave ka për popullin e Kosovës, por kjo mbetet në dorën e institucioneve vendëse.
Komisioni Evropian tashmë ka dhënë rekomandimin formal për heqjen e vizave për Kosovën, por me dy kushte shtesë, demarkacioni me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit. Pasi që institucionet e Kosovës të plotësojnë këto kushtet Këshilli i Bashkimit Evropian, ku vendosin ministrat e brendshëm të vendeve anëtare me shumicë të kualifikuar duhet ti thotë po liberalizimit. Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Parlamenti Evropian.
Sapo propozimi të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, kosovarët me pasaporta biometrike nuk do të kenë më nevojë për viza kur udhëtojnë për qëndrim të shkurtër deri 90 ditë në shtetet anëtare të BE-së, në përjashtim të Irlandës dhe Britanisë së Madhe, si dhe katër vende të asocuara të Shengenit që janë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
E vërteta është në këto fotografi : 




















Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin, si aneks-marrëveshje, nuk është vetëm e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


 Foto Tanjug / AP /Visar Kryeziu

Në atë marrëveshje Haradinaj tha se ka bërë punë edhe ai.

“Është nënshkruar nga Presidenti Thaçi, por nuk është e Presidentit Thaçi. Është një marrëveshje në të cilën edhe unë kam punu. Është një marrëveshje që e nxjerr të drejtën në territor”, ka thënë Haradinaj në një konferencë, shkruan Periskopi.

I pyetur nga gazetarët se ku mbeten Çakorri, Kulla e Zhlepi pas kësaj marrëveshjeje, Haradinaj është përgjigjur me sarkzamë duke thënë: “Qaty ku janë.”

Haradinaj tha se marrëveshja e dytë është në përputhje me marrëveshjen e parë dhe se Mali i Zi nuk duhet ta ratifikojë rishtazi marrëveshjen për demarkimin e kufirit.

“Meqenëse rishkimi dhe korrektimi është zgjedhë në përputhje me marrëveshjen, ata nuk kanë nevojë me shku në riratifikim”, tha Haradinaj.


*****


Ish Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, duke folur për Demarkacionin, ka thënë që Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës.
“Çakorri dhe Zhlebi nuk kanë qenë kurrë të Kosovës me sa e mbaj mend unë”, ka thënë ai në Zona B.

“Është një kufi shpirtëror për të cilin ne kemi luftuar ta kemi në territorin tonë po nuk kemi arritur ta përfitojmë”, është shprehur Kelmendi.

“Ndaj shqetësimin me banorët e mi për kufirin shpirtëror që mendojnë që është dhe këtë shqetësim e mbështeti me kundërshtim”, ka thënë ai.

“Tash unë kam marrë përgjegjësi shtetërore, kur vjen në qeveri merr përgjegjësi për qytetarët tjerë”, është shprehur Kelmendi.

“Kam qenë në prezantimin që e ka bërë komisioni dhe e kam dëgjuar me kujdes edhe si rugovas edhe si zëvendëskryeministër”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...