RIBOTIM JUBILAR NË VITIN JUBILAR
Në 20-Vjetorin e Epopesë së Jasharëve nxorëm në dritë ribotimin e 10-të të librit tim “ADEM JASHARI- Legjendë e legjendave”, përgatitur e shtypur në Lena Grafic të Hajdar Fejzullahut në Prishtinë.
Këtë publikim jubilar po e shoqërojmë me disa mendime, shkëputur nga recensionet e disa studiuesve për librin:
Prof. dr. Zymer NEZIRI: Kjo vepër e Bedri Tahirit u shkrua për njeriun që i dha kuptim të ri jetës sonë, për burrin që bëri aq shumë për t’ia kthyer Kosovës krenarinë, për trimin që aq guximshëm i doli zot dinjitetit tonë të shkelur. Është një sakrificë për tokën e të parëve, me dimensione të së madhërishmës. Autori ka meritë për guximin që i pari të përballet me këtë figurë, njërën ndër më të ndritshmet në historinë tonë të re.
Kadrush RADOGOSHI: Libri i Bedri Tahirit “ADEM JASHARI-legjendë e legjendave” është një dritare intelektuale prej nga shihet epopeja e Prekazit, Drenicës dhe tërë Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti i saj legjendar Adem Jashari, figura e të cilit nuk mund të konceptohet e plotë dhe polidimensionale jashtë rrethanave politike, sociale e psikologjike, të cilat e nxorën në skenën e historisë në mënyrë të rrufeshme me tërë madhështinë e vet…Libri mbi të gjitha është shkruar me përkushtim e dashuri të madhe të intelektualit të ndërgjegjshëm për rolin e tij.
Prof. dr. Shyqri GALICA: Figura e kryeheroit të luftës së fundit të Kosovës Adem Jashari në librin e Bedri Tahirit “Adem Jashari- legjendë e legjendave”, paraqitet në kompleksin e veprimtarisë së përgjithshme të personaliteteve kombëtare, kurse në mjaft raste jepen edhe aspekte që ndriçojnë anë të ndryshme të heroit të ditëve tona dhe të familjes së tij të martirizuar për çështjen më sublime, lirinë. Herë- herë me një ton liriko- epik, e herën tjetër me në qasje dokumentare, autori kalon nga njëra në çështjen tjetër, nga njëri në personalitetin tjetër, duke gërshetuar imazhin e luftës dhe të lirisë, aspiratën shekullore për të dalë nga zgjedha dhe përpjekjen e pareshtur të popullit tonë për ta mundur shtypësin.
Prof. dr. Zenun GJOCAJ: Vepra “ADEM JASHARI- legjendë e legjendave” e Bedri Tahirit është dëshmia e parë shkrimore publicistiko-letrare-faktografike, autentike e rrëfimtare e shkruar nga autori me kokë në torbë, fill pas betejës së Jasharajve kundër terrorit serb, e shkruar nëpër tym, flakë e shkrumb të tokës së djegur, nëpër klithma e krisma, nëpër të plagosur e të vrarë, tmerre e trishtime, por edhe nëpër akte heroike krenare të UÇK-së. Proza e Bedri Tahirit karakterizohet nga perceptimi rrëfimtar i përcjellë me tinguj të prozës poetike, që shpijnë në përfundime optimiste krenare.
Sylë OSMANAJ: Figura legjendare e Adem Jasharit dhe e familjes së tij, edhe pas qindra vjetësh do të tërheqë interesimin e artistëve, të historianëve e të krijuesve të tjerë, me guximin e jashtëzakonshëm, me trimërinë tejet të veçantë, që tashmë është shndërruar në legjendë. Prandaj, jo rastësisht, autori i librit, Bedri Tahiri, do ta quajë- legjendë e legjendave…Libri “Adem Jashari- legjendë e legjendave” është një mesazh që sjell lufta për liri dhe një ndihmesë e veçantë për të hyrë në kërkime të mëtejshme rreth veprimtarisë së luftërave të UÇK-së, të cilët me përkushtimin deri në sakrificë sollën lirinë e Kosovës, duke dëshmuar kështu vitalitetin e kombit shqiptar.
Mr. Sheremet KRASNIQI: Bedri Tahiri, duke njohur nga afër burrin që bëri të pamundurën për t’ia kthyer popullit shqiptar krenarinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, ka arritur bindshëm, përmes faktografisë e origjinalitetit të vet krijues, ta paraqesë, ashtu siç ishte ky kryehero, të madhërishëm edhe para lexuesit kureshtar…Falë edhe gjuhës së rrjedhshme e të pastër, qëndrimit realist e mendimeve të qarta, fotografive e ilustrimeve që flasin mjaft, libri ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te të gjitha shtresat e moshat e lexuesve…Së fundi, libri për kryekomandantin është edhe një mesazh që sjell lufta për liri dhe një ndihmesë e veçantë për të hyrë në studime më të hollësishme rreth luftëtarëve të lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Arben VESELAJ: Libri “Adem Jashari- legjendë e legjendave” është një libër publicistiko dokumentar, i shkruar me një ndjesi të hollë lirike nga autori Tahiri, duke bërë këtë libër para së gjithash një libër poetik. Libri është një përjetim lirik i dramës kombëtare në periudhën ademjashariane, i frymëzuar midis idealit dhe realitetit historik…Strukturimi i shkrimeve në kapituj është më shumë tipologjik, në bazë të temave dhe brenda tyre duke ndjekur një kriter kronologjik të ngjarjeve. Është ky një dokumentar poetiko- historik për familjen e Jasharëve, Prekazin, Drenicën, për heroizmin e papërsëritshëm të heroit kombëtar, Adem Jashari.
Xhemail Ali PECI: Libri i Bedri Tahirit “ADEM JASHARI- legjendë e legjendave” pa dyshim se është një libër monument, i ngritur me flatrat e fjalës shqipe. Ky libër është dëshmia më e mirë se Garda Krutane, pra elita ushtarake i ka hapur rrugë elitës politike. Prandaj, elita politike edhe duhet të ketë përgjegjësi historike, sepse në historinë e shtetformimit, ushtria dhe diplomacia janë rrufepritës të një kombi. Ndërkaq, elitat intelektuale, sa krenarinë kanë edhe kënaqësinë të ndihmojnë, që të ndriçojnë shtegun e dritës, gjithmonë sipas parimit të madh të Samiut të Frashëllinjve, i cili sa bukur ka thënë, që pastë bekimin aty ku ka rënë: Uniteti i ideve është më i fortë se uniteti i shteteve!

No comments:
Post a Comment