2018-03-02

Në spikamë : Demarkacioni në dorë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç

Image result for demarkacioni

Marrëveshja e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi nuk do të mund të kalojë në seancën e nesërme plenare të KUvendit pa votat e Listës Serbe, e cila kontrollohet direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Koalicioni qeverisës, bashkë me LDK-në, vlerësohet se nuk i ka më shumë se 75 vota, të pamjaftueshme për miratimin e Marrëveshjes. Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se është unike kundër.

Pavarësisht se seanca për ratifikimin e Demarkacionit pritet të mbahet nesër, koalicioni qeverisës ende nuk i ka të sigurta votat për kalimin e kësaj marrëveshjeje.

Koalicioni qeverisës edhe me votat e LDK-së, pa votat e Listës Serbe, nuk mund ta miratojë Demarkacionin, pasi që llogaritet se nuk i kanë më shumë se 75 vota, pavarësisht 80 votave të nevojshme.

dema1

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tashmë është deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesë këtë marrëveshje, ndërsa disa deputetë nga dy partitë e tjera të koalicionit, AAK e Nisma, kanë bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë apo jo Projektligjin për Demarkacionin.


dema4

Derisa LDK-ja tashmë ka pohuar se të gjithë deputetët e saj do ta mbështesin këtë marrëveshje, LVV-ja po vazhdon të qëndrojë e prerë se nuk do ta votojë atë.

Nga ana tjetër, nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se po që se Demarkacioni dështon të ratifikohet edhe për herë të tretë (nesër), atëherë seanca duhet të shtyhet sërish për një ditë tjetër.

Related image

Demarkacioni me Kosovën, çështje e mbyllur për Malin e Zi

Demarkacionin e kufirit me Kosovën zyrtarët e Podgoricës në Mal të Zi e cilësojnë si çështje të mbyllur dhe besojnë se do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet të dy palëve.

Ministri i jashtëm malazez, Sergjan Darmanovic, vuri në dukje se beson në kapacitetet demokratike të institucioneve në Kosovë dhe me durim pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën.

demarkacioni1


Dermanoviq tha se sa i përket çështjet së demarkacionit nuk do të ‘pretendojmë që të ndikojmë në qëndrimet e Qeverisë kosovare. Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe nuk kemi dyshimin që këto marrëdhënie të mira do të vazhdojnë’.
dema3
Ndërkohë, ministri i Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Pejoviq, e ka ripërsëritur qëndrimin zyrtar të Podgoricës për këtë çështje. Ai tha se Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshje. Për këtë arsye, siç tha ai, ka kohë që e ka ratifikuar në parlamentin e saj.

Related image


Edhe kryetari i komisionit malazez për shënimin e kufirit Milan Paunovic ka shpreh besimin se situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mal i Zi të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve.

Paunovic ka theksuar se është i bindur se në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes.
dema5
Këto reagime pasojnë shkarkimin e komisionit për demarkacion me Malin e Zi nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

dema6
Haradinaj dhe partia e tij kanë kundërshtuar nga fillimi demarkacionin me Malin e Zi duke pretenduar se Kosova po humb territor dhe se rishikimi i saj la qenë një nga premtimet e para të kryeministrit të ri para se të marrë detyrën.



Demarkacioni si estetikë e shëmtuar

Në gjithë debatin me plot harta e dokumente të cilat po lexohen në forma të ndryshme, dallimet e vijës së re kufitare me Malin e Zi i vërejnë më së miri bjeshkatarët të cilët janë më shumë se kaq, dokumentues të saj.

Teksa rugovasit mund ta sqarojnë me mexhë e me kulla kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, por pa arritur ta dokumentojnë atë, debati në Prishtinë është i zënë mes hartave dhe fakteve që kundërshtojnë njëra tjetrën.




Cilado palë që të ketë të drejtë në aludimet e saja bazuar në faktet ekzistuese kadastrale apo edhe të tjera historike, bjeshkatarët dhe adhuruesit e udhëtimeve në këto anë e tregojnë një anë tjetër të “dëmeve anësore” të marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.



Përmes fotografive të bjeshkëve të kufirit kosovaro-malazes shpërfaqet një bukuri natyrore e cila tashmë është shndërruar në pikë turistike.


Një nga to është edhe Bjeshka e Liqenatit në Rugovë dhe Bjelluah që njihet edhe vetëm si Liqenati.





Fotografi i njohur kosovar Arben Islami, krijues i organizatës “Kosovo Hiking Trips” e “Snow Njeri” ka sjellë disa fotografi që sido që të jenë faktet në kadstarat tregon se ndarja që do të krijohet nda demarkacioni i cili hidhet në ratifikim me 1 shtator, edhe estetikisht duket keq.



“E di që deri tani nuk e keni pas idene se çka po humbim”, shkruan Islami në një foto album të publikuar me 3 të këtij muaji i titulluar “Demarkacioni i Ri te rajoni i Bjehullës, Liqenatiti”

Nëpërmjet këtyre fotografive, Islami tregon edhe anën estetike,shkruan mes tjerash gazetari Vullnet Krasniqi.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...