2018-03-02

Javën e ardhshme fillojnë përsëri përplasjet rreth Demarkacionit


Opozita në Kosovë po e fajëson koalicionin qeverisës se po e hedh fajin në fushën e gabuar rreth ratifikimit të Demarkacionit. Përplasjet janë evidente sidomos në raportet mes partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, përkatësisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës..

Rikthimin e përplasjeve ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht kryetarit të saj dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo e fundit po e sheh si përpjekje për të shmangur të vërtetën rreth mungesës së votave për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.

Nga kabineti i kryeministrit Haradinaj, por edhe nga tabori i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë ngritur kritika në adresë të LDK-së për ndryshimin e tekstit të marrëveshjes së arritur ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe LDK-së. Fjala është për përfshirjen në pako me projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit, edhe raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, i cili ngre dyshime të shumta rreth saktësisë së Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha gjatë një konference për medie se Qeveria do të duhej të falënderonte LDK-në, e cila si parti opozitare i ka dhënë mbështetje Projektligjit të propozuar nga Qeveria e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.

Megjithatë, koalicioni qeverisës, pavarësisht mbështetjes së LDK-së për ratifikimin e Demarkacionit, nuk ka arritur që tash për tash, ta bindë edhe Listën Serbe për votimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ajo është pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se ka disa paqartësi rreth pikave që do të përmbajë pakoja e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit, por sipas tij, në bashkëbisedime me LDK-në kjo çështje mund të rregullohet.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj beson se mungesa e konsensusit për Demarkacionin, duhet të jetë një zhvillim shqetësues për të gjithë. Sipas tij, nuk ka nevojë që të humbet më kohë me deklarata, por duhet të veprohet shpejt me votim dhe ratifikim të Marrëveshjes.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës, në momentin e formimit, pati marrë 61 vota në Kuvend. Ndërkaq, në mungesë të përkrahjes nga Lista Serbe, ky koalicion mëton se i ka 50 deri në 51 vota për ratifikimin e Demarkacionit. Duke ia shtuar këtij numri edhe 27 votat e LDK-së, Marrëveshja, besohet se e ka mbështetjen e 77 apo 78 deputetëve, çka është e pamjaftueshme për ratifikim, ngase nevojiten 80 vota për kalimin e saj.

Në rrethana të tilla, në spektrin politik në Kosovë po besohet se nga java e ardhshme do të mund të rifillojnë bisedimet me Listën Serbe, votat e të cilës mbeten jetike për kalimin e Demarkacionit.

Ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mbetet kusht i domosdoshëm për Kosovën për përfshirjen e saj në agjendën evropiane të liberalizimit të vizave.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...