Vuajtjet e popullit tim, nuk kanë filluar sot as dje, dhe nuk do të përfundojnë as nesër e as pasnesër, sepse kështu jemi mësuar nga pushtimet e ndryshme shekullore, nuk kemi mundur t`u mbijetojmë lavdisë së tjetrit. Zilitë na kanë vrarë burrat më të mirë të Kombit. Që nga i madhi Hasan Prishtina e deri tek vrasjet e fundit të burrave të kombit. Nuk është hera e parë që marrë lapsin për të shkruar për Fatmir Limajn ,jo që jam në mbrojtje të tij, por në mbrojtje të vlerave të luftës së shenjët të UÇK-së. Kush mund të dojë vendin tonë më shumë sesa shqiptarët. Tash kur vendi po shkon drejt një katastrofe ekonomike, politike dhe humanitare.
Apo ndodhë një lëkundje e shtetësisë së brishtë të ndërtuar me gjakun e derdhur nëpër shekuj për çlirim. Apo bëhen shkaktar të gjithë kësaj gjendje ata që erdhën brenda institucioneve dhe morën partinë më të madhe brenda natës nën kontroll, që të dridhet jo vetëm partia në pushtet por të dridhen themelet e krejt atij ndërtimi. Nuk ka asgjë më e tmerrshme sesa dhuna e ushtruar psiqike e faktorit ndërkombëtar me disa shqiptarë të cilët për qëllime politike nuk kursejnë asnjë formë veprimi për të arritur qëllimin. A nuk është për t`u tmerruar nga paditë e përditshme që bëjnë ndaj ushtarëve dhe Komandantëve për vepra të njëjta që janë shpallur të pafajshëm disa herë? Lufta speciale ndaj tyre bëhet në koordinim të plot me SHIK-un sepse tash kjo garniturë e ardhur brenda institucioneve janë ardhur me bekimin e strukturave të jashtme që gjoja nën petkun e patriotizmit që kanë mund të arrihen ato që pretendojnë shumë nga vendet e huaja, ndarjen e Kosovës në vija etnike dhe krijimin e një mini shtetit serb brenda Kosovës. Çka është interesant të thuhet se që nga përfundimi i lutës shumë trimave ju ngritën kurthe nga më të ndryshmet disa i burgosen dhe i riburgosen sa herë ju duheshin për qëllime politike,disave ju përgatitën atentate,”disa vdiqën në komunikacion”
Pse nuk na ndihmojnë te ngjitemi ekonomikisht pse nuk burgosin hajnat, bosët e mafies qe bëjnë vendin tim udhëkryqe te drogës për bote.
Pse nuk merreni me mijëra vepra që janë mbetur ne sirtarët e gjykatave.
Pse nuk ndiqni penalisht mijëra vrasës që shëtisin lirshëm nëpër Kosovë pa u penguar na askush.
Pse nuk zbulohen vrasjet për të cilat thuhet se ka dëshmitar siç është vrasja e Xhemajl Mustafës…
Situata e krijuar në rrafshin Kombëtar sa vjen duke u renduar falë mos seriozitetit të punës nga faktori njeri e që është meritë e atyre që thonë se kanë zgjedhur problemet vendore.
RTK një televizion që kontrollohet nga pushteti nuk kishte përtuar për të bërë një dokumentar për Fatmir Limajn jo se e donë që ai të lihet i lirë por për të vetmen arsye që të lahen para tij. Limaj në popull njihet si burrë i fort një Komandant i zoti i cili nuk lëvizte nga pozicionet që kishte, i njëjt ishte edhe në paqë nuk donte që të luhej me fatin e Kombin ishte i vendosur dhe nuk mund të shihte që diçka që kishte ndërtuar vetë me mund dhe gjak tash ishin ardhur ujkonjat që kishin pirë gjak për ta marrë të gatshme dhe për t`u larë nga gjaku që i ndjek hap pas hapi. Këtu mund të fshehë mllefin e madh që kam edhe për opozitarët me përjashtim të VV të tjerët kanë shti bishtin nën këmbë dhe nuk e thonë të vërtetën, frikën nuk mund t`ua ja heq as unë. Asnjëri nga ta nuk ngritet dhe del hapur se garnitura e shik-ut e ardhur në parlament është antidemokratike dhe të denoncohen nga ata që dihet se kanë qenë pjesë e krimit. Apo ndoshta edhe opozita LDK ishte bashkëpunëtore e kësaj kreature dhe morri pjesë bashkë me ta.
Unë nuk jam ai që duhet të thërras në drejtësi sepse jemi lodhur dhe si duket kemi filluar të bëhemi dhe jo të sinqertë por është koha e fundit që ne si popull të kuptojmë se tek ne ka gjyqe politike dhe eliminime. Nuk ka njeri që nuk e kupton se pse mu në datën historike të shqiptarëve u burgos Fatmir Limaj? Nuk është e rastit që njeriu më i fuqishëm i PDK-së duhej të burgosej para zgjedhjeve të brendshme me të vetmin qëllim sepse ishte njeriu i vetëm që mund të ishte pengësë e strukturave mafioze të SHIK-ut . Pra me një fjalë, burgosja e tij është politike sepse luftën e UÇK-së nuk guxon të na prek askush. Mund të kemi individ të infiltruar që janë marrë me punë të pista dhe janë thirrë në luftën por ata nuk ishin lufta. Çdo qytetar i ndershëm duhet mos kursyer asgjë që rasti Limaj të trajtohet më ndryshe siç është duke u trajtuar duke parë të vërtetën atëherë mund të shohin se qeveria e kapur nga krimi me kriminel duhet hjekur se ajo jo vetëm se është duke shkatërruar vendin por edhe vlerat e UÇK-së duke burgosur shokët. Komandantët për ta nuk kane vlerë kanë etje vetëm për të mbetur në pushtet. A nuk jemi ngopur me shik-sit të cilët po ndajnë pushtetin me të huajt për të mbajtur baraspeshën politike në dëm të shqiptarëve. Unë nuk do të mund të mos e kuptoj se Qeveria e PDK-së që nga ardhja në pushtet dirigjohej dhe kishte zëdhënës ministrat e Shik-ut, çka të thuhet më shumë, këta janë në gjendje ta kthejnë Kosovën në vitet e 45 si në Shqipëri. I thërras Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit që të bëhet shembull i demokracisë të mos bëhet pjesë e krimit dhe të largohet nga kjo parti mafioze ti bashkohet subjektit të ri që mund ti jap shumë LVV me disa bashkëmendimtar siç është Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Nait Hasani, Berat Luzha e disa të tjerë. Vetëm në këtë formë mund të ndërpresim këta banditë që kanë uzurpuar krejt Kosovën.
Është lehtë të thuhet se është e pamundur por të rinjve ju duhen këshilla, ju duhen burra që kanë hequr të zitë e ullirit dhe ia dinë vlerën lirisë!
Mos të presim që të huajt te jenë skenarist për të zgjedhur problemet tona, ne duhet te jemi ata qe i zgjedhim gjërat, duke lartësuar lartë e me lartë luftën e shenjtë që bëri UCK-ja. Ne duhet mbrojtur atë luftë edhe me trupat tonë, ne mund te krijojmë përditë nga një emër, por kurrë nuk mund te krijojmë një Adem Jashar, Zahir Pajazit, Fehmi Lladrovc, Luan Haradinaj, Agim Ramadan,Sali Çeku,Ilir Konushevc,Ismet Jashar, Ilaz Koder, Hakif Zejnullah, Adrian Krasniq, Bekim Berishe të gjithë këta dëshmorë ishin UCK dhe vetë ajo. Ata për ne janë drite qe shndrit në horizont dhe ndriçon Shqiptarin, e ne jemi ata që duhet ditur vlerat asaj.
Gazmend islami
Autori është Analist Politik