2013-01-03

Leter Kryeministrit te Kosoves Nga Dr. Kosta.Gjoka PhD

Leter



Kryeministrit te Kosoves



Me gezim pritem viziten e Presidentit Bush ne Tirane, kryeqytetin e shqiptareve.

Shpresat tona ai i justifikoi. Ne oren 5 te mengezit te dates 10 Qershor te gjitha mediat ketu ne Amerike

filluan me deklaraten e tij: - ''Kosova pavaresine e ka, diallogjet te nderpriten."



Amerika eshte me ju. Presidenti Klinton dhe ( UCK ) ju cliroi nga kolonialistet serbe. Presidenti Bush ju

dhe pavaresine. Cfare prisni me, s'ka me kulme, do te kete vetem mbeshtetje.



Per Evropen e Bashkuar nuk eshte e huaj psikollogjia sllave. Ata mund ta zgjidhin statusin e Kosoves pa

Rusine, por u mungon vullneti i mire. Kombet e Bashkuara dalin me Projekt-rezolute te re qe shtyn

zgjedhjen e statusit sepse duhen vazhduar ose rifilluar bisedimet.



Negociata te reja me ke? Me ata qe nuk e njohin vehten per kriminele dhe nuk dorezojne shoket e tyre

kriminele, me ata qe nuk duan te njohin historine tone, identitetin tone, trojet tona, nuk njohin Ahtisarin?



Negociata do te kete kur ne te dy anet e tavolines do te jene perfaqesues me te njejtin status, secili me

flamurin e tij, dmth pas pavaresise. Franca kerkon 120 dite negociata, Rusia nje vit si fillim dhe po u futet

ne vallen e negociatave, ne rrugen pseudopaqesore, duhet te jeni te ndergjegjeshm qe s'do te mjaftojne jo

120 dite, por as 1200 dite.



Futja e zgjidhjes se statusit ne ''Kalandat Greke'' nga Rusia, Franca apo cdo vend evropian do te thote

shtyrje pa kufi. Negociatat s'afrojne zgjidhje, vecse te kunderten. Ato s'kane per te pase rendesi, sepse

sinqeriteti nga ish kolonozatoret mungon.



Per ndarje teritori, jo perfaqesuesit e sotem te Kosoves, por as perfaqesuesit e neserm te shtetit te

pavarur te Kosoves ( Republikes Dardane ) nuk do te kene te drejte legjitime per te biseduar, vecse shteti

i Ri mbare Shqiptar, ( Federata-Iliriane ).



Mos lejoni qe Kosova te behet peng i shteteve qe nuk na duan. Prishtina te harroje rrugen paqesore.

Perfaqesuesit e kesaj rruge ta kuptojne se perfundojne ne tradhetare. Prishtina te veproje njeanshem. Lirine

e fituat me lufte, ta mbroni pa kompromise gjoja paqesore.

Cdo akt i njeanshem nga ju do te vulose pavaresine. Vetem ketu do te nderhyje per te treten here Amerika

duke mbeshtete juve, duke mbeshtete luften qe beri, deklaraten qe bene.



Dr. Kosta Gjoka, PhD.

Eleonora Gjoka

Qershor 2007, Nju Jork.




Amerika, histori dhe fakte

Nga Dr. K.Gjoka PhD.



Ne Evrope idete nacionaliste jane mbrojtur vashdimisht me forcen e armeve, si ne Gjermani nga Bismarku, ne

France nga Napoleoni dhe ne Angli, gjate shekujvee 17, 18, 19. Pas luftes se pare boterore ndonse ne Evrope

egzistonte kultura paqesore, Gjermania nacionalizmin e saj kerkoi ta ngrinte po nepermjet forces.



Ndersa Amerika qe ne lindjen e saj ka qene shprese e madhe per iluministet evropiane. Ne Amerike arsyeja

dhe humanizmi e rrit me shume se kudo. Amerikanet, ashtu si evropianet sot, shikonin virtutet e

tregetise, zbatonin ligjet nderkombetare, opinionin boteror dhe kurre nuk perdoren forcen. Amerika

megjithese ishte shtet i ri, ishte fuqi ne krahasim me shtetet qe e rrethonin, ishte fuqi edhe ndaj shteteve

te Evropes qe ishin Perandori, por perdorte vetem fuqine politike gjate shekujve 18, 19 -te.



Disa historiane e quajne gabim kete rruge, udheheqesit i quajne utopike, qe perdornin vetem arsyen e

politikes si faktor baze ne politiken e jashteme. Por ne fakt Gjegj Vashingtoni, Hamiltoni, Adams dhe

sidomos Jefersoni nuk ishin utopike. Ata veprinin sipas rregullave Evropiane, ku u a lejonin rrethanat,

por gjithmone me arsyen e politikes. Ata ishin realiste, e dinin qe ishin te dobet dhe te

ndergjegjeshm perdornin taktiken e te dobetit, per te gjeturr rrugen ne bote. Amerika ishte inferiore ndaj

fuqive Evropiane. Ata e dinin se ligjshmeria nderkombetare ishin arme per te dobetin.



Deri ne vitin 1945 Amerikanet nuk ishin per perdorimin e forces. Me 1871 Gjermania del si fuqi. Me 1914

luftojne Rusia, Gjermania dhe Austro-Hungaria. Me 1939 futen ne lufte Italia, Gjermania dhe Japonia., kurse

Amerikanet qendrojne paqesore, vazhdojne strategjine e te dobetit.



Ne luften e dyte, Amerika u bashkua me Angline dhe Bashkimin Sovjetik kunder bllokut Berlin-Rome- Tokjo.

Pas luftes ajo doli si fuqi boterore. Ajo suportoi per rimekembjen e Evropes, fuqizimin ushtarakisht te saj

dhe si aleate me te, donin te shmangnin rrezikun Sovjetik. Me 1947 Anglia deklaroi se nuk mund te

ndihmonte ekonomikisht dhe ushtarakisht Greqine e Turqine dhe e ndjeu veten te varur nga Amerika, e cila

mori persiper sigurimin e Evropes.



Frances dhe Anglise nuk ju pelqeu ideja e nje Evrope te varur si force nga Amerika. Detyra e Evropes ishte

te mbronte veten e saj ndaj ndonje sulmi Sovjetik deri sa te vinte Amerika.



Gjate luftes se ftohte Amerika donte nje Evrope te forte ushtarakisht, nen drejtimin e Natos, per tu

mbrojtur nga Ruset. Shpenzimet e Evropes per Naton ishin te vogela. Shpenzimet per armatim ishin

gjithashtu te vogela. Amerika i mbulonte duke ju siguruar mbrojtje nga cdo kercenim.



Kjo vartesi Frances nuk i pelqeu dhe De Goli ngriti forcen e tij nukleare. Por kjo ishte ''de frappe''

dicka me e vogel se simbolike, qe nuk mbronte as Francen as Evropen dhe nuk e perjashtonte nevojen e

mbrojtjes Amerikane. Faktikisht Evropa nuk ishte ndonje fuqi, po ka qendruar per 50 vjet pas fuqise

Amerikane, per te jetuar ne nje bote me ligje dhe rregulla te ndryshme. Ne keto kushte ariti paqen dhe

nje perparim te mire.



Me mbarimin e luftes se ftohte, pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik, u mendua se Evropa do te behej

superfuqia e dyte. Ajo kishte mundesi ekonomike dhe teknollogjike, qe te ishte e barabarte me Ameriken dhe

se bashku te vendosnin nje siguri globale. Bota nuk do te mbetej monopolare. Por Evropa nuk i permbushi

detyrimet e saj. Ndonse ne ekonomi dhe politike ajo jep mrekullira, si fuqi ushtarake ajo u pozicionua tek

vendi i te dobetit.



Konflikti ne Kosove tregoi paaftesine ushtarake te Evropes dhe dobesite teknollogjike ushtarake.

Konfliktet ne rajon ajo nuk ishte ne gjendje ti shuante. Forca individuale e nje shteti ose kolektive

e Evropes ishte e pa afte te ndalonte revanshin e krimineleve Serbe, gjenocidet dhe holokaustet.

Megjithese se bashku ne Nato, Amerika ''pregatiti dreken dhe Evropa lau pjatat.''



Ne Bosnje Amerika priti rreth tre vjet qe te nderhynte vete Evropa per te vendose paqe, per te zhduke

lufterat nderethnike dhe nderfetare. Por Evropa nuk ishte ne gjendje te vendoste qetesi, te rikthente

paqen, te shuante vatrat me nje goditje dhe jo me diplomaci. Kriminelet kur jane ne pushtet dhe

mbeshteten nga popull injorant, nuk hyn me ne fuqi politika dhe diplomacia e stergjatur . U desh hyrja e

Amerikes qe serbet te terhiqeshin megjithese nuk vune mend, nuk moren vesh se me ke kishin te benin.

Rusise dhe Evropes i kishte ikur koha. Ato per Ameriken nuk perbejne me ndonje problem.



Lidhja Transatlantike pas viteve 1990 filloi percarjen. Amerika e sheh boten te ndare midis te

mires dhe te keqes, ne miq dhe ne armiq. Evropa e sheh boten me komplekse.

Amerika preferon shkopin me shume se karoten. Ajo eshte unilaterale ne maredheniet

nderkombetare.



Evropa ne pergjithesi preferon bizetimet, diplomacine, ligjet nderkombetare, konventat dhe opionet. Ajo

perdor edhe rruget ekonomike e tregetare qe shpesh here muk japin rezultate. Amerika dhe Evropa jane sot

te ndara. Kultura strategjike e Evropes, tre shekuj me pare deri ne luften e dyte, ishte agresive. Cdo gje e

zgjidhte me force. Pas 1945 kultura e saj u be paqesore. Ndersa me Ameriken ndodhi e kunderta. Deri

me 1945 nuk kane perdore force.



Mbas goditjes se Pearl Harbor nga Japonezet, Amerika u detyrua te perdorte forcen. Pastaj u desh

11 shtatori 2001 ku u godit direkt ne shtepi, per te kaluar perfundimisht ne zgjidhjen e problemeve te

sigurise me anen e forces. Edhe pas viteve 1990 Evropa ngeli nje prioritet strategjik per Ameriken.

Amerika duhet te sillte paqen ne Ballkan, sigurine ne Evrope.



Amerika e ndjen vehten hegjemone, unilaterale, sepse forcen e saj e mbeshtet ne teknollogjine shume te

avancuar te raketave, te goditjeve me precizion nga distanca shume te largeta, nga zbulimi, komunikimi,

ekonomia e forte dhe fondet e medha.



Ky moment unipolar i jep mundesi Amerikes te perdore forcen kudo dhe kurdohere qe ta shohe te arsyeshme.

Kjo u duk qe ne invazionin e Panamase me 1989, luften e Gjirit me 1991, nderhyrejen ne Somali me 1992, ne

Haiti, ne Afganistan, ne Irak ne Bosnje dhe sidomos ne Kosove.



Amerika luftoi per shqiptaret dhe jo Evropa e Rusia, prandaj edhe fati i shqiptareve eshte i varur veten

nga Amerika duke mos perfille cdo deshire qe shkon kundra vullnetit te saj. Sot forca ushtarake po

perdoret me sukses si mjet per sigurine e botes, ndersa nga shtetet me fuqi ushtarake te dobet nuk

pelqehet. Amerika kur ishte e dobet, preferonte rrugen paqesore me perandorite evropiane. Evropa sot ndjek

rrugen paqesore megjithese nuk ka siguri perfekte, as nga vendet fondamentaliste islamike, as nga shtetet e

kuq ose fondamentaliste monotheiste. Toleron sepse eshte e dobet.



Nje njeriu ne pyll i del ariu perpara. Ai ka vetem nje thike me vehte. Si do e veproje njeriu ? - Do mundohet

ti hape rruge ariut, ti shmanget ndeshjes. Ndersa nje njeri tjeter me kallashnikov ne duar ne pyll, i del po

ariu. Ky e ndjen vehten te forte, nuk e ka problem, futet menjehere ne lufte me ariun per te siguruar jeten.

Kjo eshte psikologjia e thjeshte e te fortit dhe te dobetit, e Amerikes se vendosur ndaj Serbit dhe

e Evropes qe toleroi.



Ne Amerikanet, trembemi me shume se Evropa ndaj sigurise nga kercenime globale, ndersa evropianet

tremben me shume nga demostratat. Amerika duhet te veproje si sherif boteror per vendosjen e paqes dhe

drejtesise me anen e grykes se pushkes, nderkohe qe evropianet ngjajne me kujdestaret e salloneve.



Kercenimi i njejte ndaj Evropes ose Amerikes, shihet ne prizem te ndryshem nga te dy. Nga prizmi i te

dobetit dhe te fortit shihej rreziku Serb per destabilizimin e Ballkanit e te Evropes. Po keshtu

shihen roli i institucioneve, ligjeve nderkombetare si dhe vleresimi, balancimi i problemeve te perdorimit

dhe mos perdorimit te forces, ose rolit te diplomacise ne ceshtjet boterore.



Me Serbet kriminale, me afganistanet dhe irakianet fondamentaliste, me jo demokratet iraniane, siriane

dhe saudiste nuk mund te kuptohesh me diplomaci, vecse me force. Serbia eshte shtet nacianalist ekstremist,

ekspasionist, ndersa Greqia eshte shtet fondamentalist kristian qe e drejton kisha dhe si e tille me to nuk

merresh dot vesh asnjehere, vecse me force. Por Shqiperia nuk e ka ate force prandaj duhet pa tjeter

te rrije nen ombrellen e Amerikes dhe vetem te Amerikes.



Nje shtet i forte si Amerika, bazohet ne nje komande te veteme boterore dhe nuk i duhen me institucionet

dhe ligjet nderkombetare, nuk i duhet me Organizata e Kombeve te Bashkuara, nuk e perfill me Keshillin e

Sigurimit, Gjyqin e Hages, Naton dhe mareveshje te tjera te kohes se luftes se ftohte. Nuk i duhet shume

mbeshtetja dhe opinioni i shteteve te tjera, sepse ato e shohin dhe e vleresojne situaten nga pozicioni i te

dobetit. Ne te njejten menyre vepronin Francezet me ''Raison d'Etat'' ose Anglezet kur ishin ''Mreteresha

e Detit''.



Amerika eshte nje shoqeri liberale, progresive dhe do te luftoje te avancoje principet e civilizimit

liberal, te krijoje nje shoqeri boterore liberale.



Ne Bosnje u duk qarte se Evropa nuk mund te vepronte e vetme. U desh nderhyrja e Amerikes. Ne luften e

Kosoves 99 % e goditjeve te Natos ishin nga burim Amerikan. Anglezet dhane 4% te aeroplaneve dhe te

bombave. Franca akoma me pak. Evropa vazhdimisht e dobet ka prodhuar edhe diplomaci sakate.



Evropa donte te bente largimin e Miloshevicit ne rruge diplmatike, por diplomacia amerikane e dinte se

rruga me e mire dhe me e shpejte ishte goditja. Amerika luftoi ne Kosove jo per interesin nacional te saj por

per te ndaluar genocidin, ndjekjen e shqiptareve nga trojet e tyre mijera vjecare. Ajo luftoi ne Ballkan

per mbrojtjen e ''Perendimit ''. Frutat e luftes a thua do ti lere Amerika ti gatuaje si te doje Evropa

apo O.K.B-ja? - ne asnje menyre jo.



Kosove tregoi se sa e veshtire ishte per Ameriken qe te luftoje se bashku me Evropen. Amerika ka shume pak

interes te veproje nepermjet Natos. Pas luftes se dyte, Evropa shpenzoi pak per ushtrine dhe zhvilloi ekonomine.

Ajo arriti nje fare parajse nen mbrojtjen Amerikane.



Amerika krijoi shtetin demokretik ne Japoni dhe Gjermani. Ajo ngriti Evropen ne parajsen e Kantit.

Por Amerikes i duhet te perdore forcen ne kete bote Hobesiane, per siguri globale dhe te vendose nje jete

demokratike liberale ne bote. Amerika do te te beje te njejten gje me vendet arabe.



''Perendimi'' nuk do te perfaqesohet si deri me sot, Evrope dhe Amerike se bashku. Ato tani i ndajne shume

gjera. Aleanca Atlantike nuk ka pse te egzistoje me. Organizata e Kombeve te Bashkuara ishte nje ndihme

diplomatike per Ameriken. Tani kjo ndihme nuk i duhet me Amerikes.



Amerika eshte nje fuqi e madhe dhe do te behet akoma me e madhe. Eshte superiore jo vetem ndaj mbreterive

te korruptuara, shteteve me qeveri gangsteresh, por dhe ndaj fuqive te tjera. Kur u krijua Keshilli i

Sigurimit kishte 5 fuqi te medha, por tani ka vetem nje. Amerika eshte superiore edhe ne ide. Interesi i

saj eshte interesi i popujve te botes, liri, demokraci, siguri.



Sot eshte epoka hegjemoniste Amerikane. Nje qeveri e perboteshme nuk eshte nder. Amerikanet mbajne

mend 11 shtatorin. Ata dine te dallojne boten e ligjit me boten e xhungles, boten e ligjit me boten e aresyes.

Rritja akoma e forces ushtarake i duhet per vendosjen e demokracise ne gjithe bote, por edhe per te vendose

drejtesi si ne rastin e Kosoves.



Amerika deri ne luften e Kosoves i eshte permbajtur doktrines se multilateralizmit. Ndersa tani zbaton

dokrinen e vetembrojtjes. Amerika mbron sigurine e saj jo me se bashku me Evropen por e veteme.

Problemet me te rendesishme te zvaritura me dekada, qe behen vatra lufterash,

ajo nuk ka per t'ja lene me ne dore Evropes edhe kur ato jane brenda ne te. Ka ndryshuar jo

karakteri i Amerikaneve, por situatat ne bote. Ka ardhe koha qe si te vendose qetesi ne Ballkan

dmth ne Evrope, te merret vetem me interesin e saj nacional.



Amerikes i duhet me teje te avancoje dhe te mbroje rendin e lire boteror, meqenese ajo ndodhet e vetme ne

qender. Neqofte se dikush e quan arrogance le ta quaje, nuk eshte gje e re. Amerikanet besojne ne

persosmerine e njeriut dhe Amerika beson ne persosmerine e botes. Por e kupton se persosmeria vjen

me perdorimin e forces.



Amerika ka strategjine e saj per boten e re. Ajo per kete s'ka per te pyete as shtet, as organizate

boterore. Asaj i duhet mbeshtetje morale, politike dhe te rrite pak buxhetin e saj per shpenzime ushtarake.

Sot Amerika perdor rreth 4% te buxhetit federal, rreth 500 miliard dollare, ndersa Evropa ben rreth 190

miliard dollare shpenzime per ushtrine,( Kina 49,5 miliarde ).



Amerika desheron te veproje se bashku me Evropen, por kjo se ndjek dot se eshte e dobet, prandaj

Amerika nuk ka nevoje as per keshilltare.



Koment



Meqenese egziston formalisht OKB ja, Amerika ja la ne dore asaj pavaresine e Kosoves per te vendose.

Keshilli i Sigurimit egziston gjithashtu formalisht, por ''Vetua'' nuk egzistom me. Ne rastet qe vendimet,

vonesat shkojne jo sipas deshires se Amerikes, atehere nderhyn Amerika me menyra te ndryshme dhe

i eleminon, i sposton, i cvendos me lehtesi ato.



Amerika eshte Perandori. Ne cdo skaj te Perandorise mund te lihen menjane ligjet nderkombetare, kur eshte

rasti per drejtesi, paqe, demokraci, liri, ose pavaresine e merituar te ndonje shteti, si ne rastin e

Kosoves qe erdhi pikerisht si rezultat i luftes se saj dhe jo diplomacise.



Ruset jane te vetedijeshm per pozicionin qe ata kane sot ne bote, dhe per kete perfituan nga politika e

dobet e Evropes per ta fute pavaresine e Kosoves ne Kalandat Greke. Por u desh nderhyrja natyrale dhe e

sigurte e Presidentit Bush per te treguar se Kosova e ka Pavaresine dhe dialogjet duhet te nderpriten.



Kur President Mojsiu tha se vetem Ameriken kemi mik te vertete ( dicka te tille ), nuk u pelqye nga shume

kush, por ne fakt kjo eshte me se e vertete.



Amerika e beri luften ne Kosove, Evropa u detyrua ta ndiqte pas. Serbi iku nga trojet shqiptare jo si mik,

por si armik. Udheheqesit e saj u quajten kriminele se bene krime ndaj nje populli te cilin e kishin kthyer

ne koloni qe me ikjen e Turqise.



Te gjithe udheheqesit serbe kane te njejten psikollogji. Cfardo udheheqesi qe te dale, cfardo perfaqesuesi

serbe qe mund te marre persiper bisedimet me Kosoven, do te kete po ato parime. Te gjithe jane

Sheshele, Rankovice, Milloshevice etj.



Bisedime ne menyre kategorike nuk duhet te kete. Presidenti Bush e tha qarte, '' Kosova e ka

pavaresine, dialogjet duhet te nderpriten.'' Kjo shprehje mbuloi mediat amerikane qysh ne oren 4-5 te

mengjezit te dates 10 qershor ketu ne Amerike.



Kuvendi i Kosoves cfare pret, te vije nje dite me e mire me gjera me te mira ? Shqiperia, mundet Turqia

dhe Amerika do ta mbeshtese cdo vendim legjitim per pavaresi, pamvaresisht se nga del. Rusi e futi

problemin ne ''Kalandat Greke'' qe nuk ka dalje jo per vite, por per asnjehere.



Franca e diplomacise, e negociatave, nga pozicioni i te dobetit, propozon te behen bisedime te reja, te

hapen negociata, per te biseduar ujku me qengjin. Ne keto bisedime mos don Franca, Gjermania apo

Anglia te rihape edhe historine se kush qenkemi ne me te vertete ?



Te mos behemi peng i vullnetit te djallezuar qe kane ne te vertet disa shtete Evropiane. Serbet ishin

kriminela. Kriminelet akoma nuk i kane dorezuar. Ata u ndoqem me pushke dhe fundi i luftes nuk pati ndoje

kusht qe perfaqesuesit e Kombeve te Bashkuara kerkojne te nxjerrin sot.



Vendimi per pavaresi ka rendesi por kjo nuk do te thote qe kerkon kohe. Koha thjeshton, degjeneron,

harron cflefteson. Bashkimi Evropian mund ta zgjithe kete ceshtje, dhe nuk ka pse t'ja lere Keshillit te

Sigurimit. Le ta zgjidhe Evropa pa pyete Rusine neqofte se ka vullnet te mire dhe ndershmeri.



Keshilli i Sigurimit eshte formal dhe nuk ka per tu mbledhe ne nje mendje, megjithese veto nuk do te kete

kurre, mbasi metoda e shtyrjes 120 ditore, shume mujore, vjetore, etj eshte e njevlefeshme me lenjen e

problemit ne harrese. Organizata e Kombeve te Bashkuara e ka Kosoven koloni te saja me perfitime

perallore ( jo per organizaten por per personelin e saj), keshtu qe i shkon mbare sebepi i hapjes se

bisedimeve.



Edhe ''Zeri i Amerikes'' nuk duhet te mare ne interviste persona qe nuk dine c'eshte kombi, c'eshte

pavaresia, cdo te thote te kthehesh prape me deshire ne koloni, sepse bisedimet ate fund kane. Ishin

keshilltaret e Klintonit, jane po ata keshilltare ne qeverine e Bushit, si Kagani, Roi, Kristol etj, etj,

qe mund te intervistohen. Nje interviste qe nuk te jep mesim ne interesin tone, nuk te hap horizont, nuk

duhet te shohe driten e mediave tona. Mbeshtetes te bisedimeve, me rruge paqesore, me diplomaci, nuk duhet

te kete me, ne udheheqjen e Kosoves. Rruga paqesore shpesh te con ne tradheti te pavaresise, te kombit.



Pavaresine Kosoves ja ka dhene Amerika, me vepra dhe me fjale. Te mos pritet me asgje prej saj, vecse

mbeshtetja e Vendimit te Njeanshem qe do te marre vete Kosova.



Dr Kosta Gjoka, Ph.D

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...