2013-01-02

Eqrem BASHA "LAKORJA E IK 'SIT"


Ismet ALIU


Romani “Lakorja eik’sit” është vepër e veçantë në letrat shqipe për shumëçka, por në radhë të parë si tematikë dhe si realizim estetik, në të cilën autori arrin mjeshtërishtë të na ofrojë tekstin për heshtjen si fenomen që na shfaqet së paku në trirrafshe. Një: si heshtje, dhembje e vetmi, ndrydhje shpirtërore dhe botë metafizike e individit që ikë nga realiteti, dy: si gjenezë, si fenomen mitik që mbase do të jetë ngjizur dhe përhapur përmes murgjve e dervishëve, tre: si urtësi, refuzim, por edhe si snobizëm e sëmundje e moçme, që personazhi do të na e sjell përmes rrëfimeve të babait dhe në rrafshin e përmasës më të gjerë përmes një lëvizjeje, e cila do të quhet lëvizja e heshtakëve.
Narratori igjithdijshëm në roman është edhe kryeprotagonist që thellësitë e rrëfimit do t’i shpalosë kryesisht në veten e parë dhe vazhdimisht do të shfaqet tekst/konteksti, interrtekstualiteti, dhe figura, gërmimi i ndërdijes dhe poetika e të folurit të ftohtë e indiferent që tekstin mbi heshtjen e bëjnë të rëndë dhe torturues që kërkon lexim të vëmendshëm.
Shumëçka në këtë prozë të kujton Beccket-in, i cili do të donte të shkruante një vepër pa tekst. Shkrimtari është nisur nga ky parim. Teksti i tij romanor flet për njeriun që hesht, ndërkaq dikush e thotë tekstin mbi heshtjen, e ai, është autori, narrator i gjithëdijshëm, por është edhe heshtaku dhe ndonjëherë zhduken që të dy në mjegullën e thellësive narrative: atëherë, kush rrëfen!?

Romani fillon menjë paratekst (kurziv) të titulluar o prelud që vlen si hyrje për tekstin që kap hapësirën tekstore deri te pjesa tjetër oo interlud e që e përgatit lexuesin për një tekst të dendur intertekstual; pra një tekst që në brendësi ka shtresa e dimensione të shumta e të thella estetike, ndërkaq në fund, ka tekstin përmbyllës si pastekst me titull ooo postlud. I pari dhe i fundi tkrijojnë një tërësi ku personazhi errësirën e sheh përmes imagjinatës e trillit, ndërkaq në fund e puth atë errësirë të ftohtë, në të cilën “nuk ka grimca, nuk ka pluhur. Çdo gjë është e pastër dhe sterile. Nuk ka zemër që rreh. Nuk ka jetë” (f. 140) që kishte zgjatur deri në infinit. Këto tri paratekste, me që kemi të bëjmë me prozë të dendur e të rëndë mbi heshtjen e absurdin, metafizikën dhe abstraksionin poetik, lexuesin e shmangin nga dezorientimi.
Proza romanore e Bashës nuk ndjek linja e struktura standarde narrative, nuk ndjek sterotipe kompozicionale dhe nuk ndjek sterotipet e teknikave të rrëfimit, por mishërohet me prozën romanore të avancuar evropiane të shkollave dhe poetikave kuptimesh të shumta, ku në këtë rast teksti fiton peshën dhe vulën e prozës romanore të veçantë që mund të quhet bashiane.Në romanin Lakorja e ik’ sit modernia, postmodernia, përroi vërshues i ndërdijës, diskurset e shumta si dhe realizimi i një teksti me nëntekst të fuqishëm mbi heshtjen si fenomen, mbi heshtjen si mit dhe mbi dimensionin dhe përmasat e heshtjes si koncept filozofik të dhëna përmes fiksionit të pastër i japin veprës peshë të veçantë
Në pjesën ku autori përmes një poetike narrative flet mbi lëvizjen e të heshturve, të cilët dërgojnë letra e mesazhe pa tekst, të cilët kanë radiostacionin Ekrani i bardhë, gazeta që s’ thotë gjë, të cilët dërgojnë sinjale në telefon, kemi të bëjmë me një imagjinatë dhe mitizim, ku rrjedhim/veprimi merr përmasa metafizike. Kjo pjesë ta kujton kapitullin Procesi i të verbërve të Sabato-s nga romani “Mbi heronjtë dhe varrezat” Këtus’ është fjala për ngjashmëri/analogji, por për hulumtum autorial, këmbëngulës e imagjinativ, ku shkrimtarët e mëdhenj sjellin tablo të papara surrealiste e metafizike që në thelb gjithnjë e kanë vlerën estetike.
Basha, arrin të na dhurojë një vepër romanore që i mungon letërsisë shqipe si temë po se po, por edhe si procede, sepse ai, krijon një tekst me mesazh të fuqishëm nga një fiksion dhe nga një hulumtim obsesiv që gërmon në shtresat më të thella të absurdit dhe prej andej nxjerr lëndën si tekst dhe estetikë.
Romani në qendër ka heshtjen dhe situatat narrative që e bëjnë tekstin të rëndë Nganjëherë të bëhet se mungon heroi: Heshtaku, mungon edhe vetë teksti, fjalët, mungon narratori, mungon gjithçka dhe vetë mungesa e gjithçkaje e krijon tekstin surreal mbi vetminë, mbi heshtjen që s’ flet, dhe s’flet, sepse përmes heshtjes heroi do t’ i arrijë ato që s’ arrihen me fjalë, dhe pikërisht këtu del ideja e Beccket-it: Krijimi i Tekst pa tekst;dhe, pikërisht këtë e arrin Basha me romanin “Lakorja e ik’sit” që qysh nëtitull paralajmëron kryqëzimin e tekstit me nëntekst dhe ligjëratën e diskurseve të shumta si dhe esencat polidimensionale narrative e dramatike.
Shkrimtari i vetëdijshëm se mbi vetminë si fenomen janë shkruar vepra, janë bërë filma, piktura, me një fjalë të gjitha artet e kanë përimtuar vetminë, ai zbret në unin e heshtjes dhe i jep një dimension të ri filozofik dhe ideoestetik vetmisë.
Që në titull të romanit Lakorja e ik’sit Basha paralajmëron lexuesin për një tekst figuracional e kuptimesh të shumta estetike.Lakorja: vijë harkore e thyer, e përkulur ose shmangie, lak, kthesë, devijim, ikje e ik’sit, e anonimusit, hiçit, i cili përmes heshtjes ndërton harresën, madje edhe të vetë ekzistencës së tij, dhe prek fundin e pashmangshëm që në agoni e kupton se kishte qenë një zbrazëti, që pas vuajtjesh po derdhej në një zbrazëti tjetër të tejjetës. Një perspektivë e panjohur për ik’sin anonimusin. Për kryeprotagonistin e romanit Lakorja eik’sit as që kishte pasur perspektivë dhe e gjithë kjo të kujton shkretëtirën e një flete të bardhë që shtrihet nga zanafilla deri në marramenth/çmenduri dhe ku i gjithë teksti duhet të trillohet dhe pamjet e mesazhi të na jepen përmes heshtjes si figurë fiksionale dhe funksionale.
Proza e Bashës, s’ ka dilemë, është prozë e thellë dhe prozë model, në të cilën modelohen idetë fiksionale dhe esencat funksionale, kështuqë duke pasur këto atribute ky lloj teksti kërkon edhe lexuesin model, (U. Eco) sepse i gjithë teksti do lexim të dyfishtë e ka momente edhe kur kërkohet lexim i shumëfishtë. Në romanin Lakorja e ik’sit vetë gjuha është thelbi i estetizmit, ndërkaq figura si mjet i saj ndërton intertekstualitetin narrativ, tekstin polidimensional romanor dhe poetik si këtu: (“Mendoje – një situatë dhe një gojë memece. Mbyll sytë dhe errëso perspektivën në dritaren e peizazhit të munguar. Zhytu në ëndërr apo në imagjinatën e asaj që mund të jetë, mund të ketë qenë... dhe hapi sytë... dhe hapi sërish të shohësh në thellësinë e zbrazëtisë.) që tregon se shkrimtari krijon tekst me dinamikë poetike


KOHA/HAPËSIRA, PERSONAZHI NË ROMAN

Koha në prozën romanore Lakorja e ik’sit është irracionale, ndërkaq hapësira ku lënda tematik krijon peshën dhe rrjedhën e veprimit është fiksionale. Koha irracionale na shfaqet si kategori filozofike, ku brenda tekstit kryesisht rrjedha përshkon perspektiven, lëvizjen e personazhit dhe atë nga perspektiva e Zotit (termë që njihet në artin oriental) që dmth protagonisti shihet i vogël nga lartësia, pozitë të cilën ai e ka gjakuar gjithmonë derisa futet në perspektiven e panjohur të tejjetës. Shpesh në një kohë imagjinatave brenda unit të personazhit ndodhin situata e veprime që vinë si imazhe dhe pamje konkrete e zbrazën potershëm brenda tij, por ai nuk i kap, sepse ndjen vetëm një bzzzzzzz të mizës dhe kështu brenda unit të tij edhe koha edhe hapësira janë destrukcion.
Personazhit herë-herë i vishen atribute të heroit ideografik. Heshtja e tij e ngritur në simbol dhe kuptime metaforike, ka vazhdimisht pasojën që është më e kapshme, ndërkaq shkakun si ndërtekst që na mundëson rrethin referencial të hamendësimeve deri në fundtë librit ku në një frazë (“Nuk ke shpëtuar, jo! Ne po kthehemi, edhe më mizorë, kemi ende punë për të bërë! Ç’ kujtove aq lehtë ikim?” f.136) të vetme shkrimtari ç’nyjëton absurditetin dhe konfuzionin mbi heshtjen, por duke e lënë hapur portën e shumëkuptimshtresimitekstor, ku si shkak relevant mund të jetë diktatura, rrethi, fobia,divergjencat intelektuale etj.
Për personazhin, anonimusin pa emër, që do të emërohet me nofkën Heshtak, ndërkaq më vonë edhe Mulliri i erës, koha dhe hapësira janë të trilluara. Edhe koha edhe hapësira edhe heroi në tekst na shfaqen si figura funksionale ku vendoset materiali që poashtu është fiksional. Te nofka Mulliri i erës kemi një figurë interesante ku tregohen atributet e personazhit në disa rrafshe:në rrafshin e parë shënjohet objekti që emëron subjekt, në rrafshin e dytë objekt që tregon subjektin që i është dorëzuar lëvizjes së erës, në rrafshin e tretë të çmendurin që e bluan heshtjen për ta ushqyer veten me të, dhe së fundi na e kujton Servantesin, absurdin dhe luftën tragji-komike me mullinjtë e erës.Thelbi i absurdit këtu është se Mulliri ierës do ta bluaj veten.
Më lart kam thënëse Basha nuk ndjek sterotipe, prandaj edhe kohë/hapësira edhe personazhi në roman janë imazhe, pasazhe, imagjinatë e fiksion.

PËRFUNDIM


Duke qenë se kemi të bëjmë me prozë romanore moderne/postmoderne, përveç esencave që poetizohen thellë, Basha prej kapitulli në kapitull përdor diskurse dhe stile të ndryshme, të cilat e funksionalizojnë tekstin. Stili letrar, eseistik, dokumentar, shkencor dhe situatat dramatike gërshetohen mes vete dhe krijojnë një unitet brenda tërësisë tekstore, dhe tregojnë fleksibilitetin dhe mjeshtrinë e rrëfimit, i cili na jepet sidomos përmes teknikave të rrëfimit dhe mënyrës specifike të mbarështimit të lëndës që haset shumë rrallë në letrat shqipe. Në roman dikush flet, ligjëron thellë përmes një të foluri të ftohtë, të fuqishëm dhe eliptik, por ne nuk e shohim gati asnjëherë, meqë ai fshihet pas teknikave e shtresave të shumta estetike e narrative/imagjinative dhe konstruksioneve metafizike.

Në kapitullin e fundit kur do të mbyllet perspektiva dhe do të fillojë një perspektivë tjetër e protagonistit, Basha përmes retrospekcionit, flet me tone lirike, por dimensionet e ligjërimit janë të një reference figuracionale më të ulët se nëtë gjithë kapitujt tjerë, duke e përmbyllur me një përmbyllje olimpike, me ooo postlud që është pastekst, tekst idendur, poetikë mbi fundin, mbi dhimbjen ekzistenciale, filozofi, fiksion ipastër, ku mbyllet perspektiva dhe / ligjërim/gjëllimi, dhe ku nisë një perspektivë tjetër e trilluar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...