Qyteti i Deçanit është qendra e pjesës më perëndimore të Republikës së Kosovës, që gjendet buzë Bjeshkëve / Alpeve Shqiptare /, që ngritën mbi lumin e Lumëbardhit të Deçanit. Deçani ka një sipërfaqe prej 372 km², me numër të popullsisë mbi 66000 banorë, dendësia e popullsisë është diku rreth 200 banorë në 1km².
Komuna e Deçanit shtrihet në pjesën veriore të Dukagjinit, ku në pjesën veri - perëndimore të Kosovës kufizohet me Pejën , në veri, veri - lindje dhe lindje, me Gjakovën , në jug dhe jug - lindje, gjendet Shqipëria , dhe me Malin e Zi në përendim dhe veri-perëndim. Karakteristikë e pozitës së Deçanit është se shtrihet në skajin veri - perëndimor të rrafshit te Dukagjinit, është e vendosur në tercën neogjene aluviale me lartësi mbidetare prej 550 metra deri në 2.656 m. Morfologjia e ndryshueshme e reliefit bënë komponentin themelor të fizionomisë së peizazhit.
Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, kur dëshirat dhe shpresat tona janë më të ngjallura se çdoherë tjetër, uroj që çdo familje e Deçanit të ketë më shumë shëndet. dashuri, lumturi e harmoni !
Urimet e mia më të sinqerta dua t’ua dedikoj të gjithë fëmijëve të Deçanit e në veçanti fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve kemi obligime dhe përgjegjësi të mëdha. Jeta e tyre qoftë e lumtur dhe e bukur si ëndrrat e bukura të fëmijëve !
Një urim të veçantë dua t’ju dërgoj me këtë rast të gjithë nxënësve dhe studentëve të cilët janë shpresa dhe krenaria jonë.
Me rastin e Vitit të Ri dua te jem pranë të moshuarve dhe prindërve, dua te jem pranë njerëzve me probleme shëndetësore e aftësi të kufizuara si dhe familjeve të tyre, me urimin që Viti i Ri të jetë për ta më shpresëdhënës, më i rehatshëm dhe më i begatë.
Shumë qytetarë të Deçanit natën e vitit të ri e festojnë në vende të ndryshme të botës, ku prej vitesh jetojnë, punojnë dhe studiojnë me dinjitet e sakrifica të mëdha, duke ruajtur gjuhën dhe traditën kombëtare dhe duke u ndihmuar e kujdesur edhe për familjet e tyre në Kosovë. Prandaj të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë ju urojmë nga zemra gëzuar Vitin e Ri !
Te dashur qytetarë,
Pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë vitit që lamë pas, si komunë kemi pasur edhe të arritura të konsiderueshme dhe kemi realizuar një serë projektesh të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve si në: arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujësjellës, administratë, bujqësi, hapësira gjelbëruese, terrene sportive etj . Prandaj me lejoni qe bashkë me urimin e vitit të ri, t’iu shpreh edhe mirënjohjen time më te përzemërt të gjithë punëtorëve pa dallim, bujqve, personelit mjekësor, policisë, mësuesve, pedagogëve, shërbyesve civil, gazetarëve, artistëve, sportistëve për tërë atë qe bënë me punën dhe kontributin e tyre të pa mohueshëm në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
Si bashkëqytetar, prind, familjar, mik por edhe si kryetar i Komunës ju uroj shumë gëzime, mbarësi, begati, shpresë dhe lumturi për të gjithë ju .
Ne vitin 2013 Uroj arritje të tjera të mëdha në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës sonë.
Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ,i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tije politikë në natën e ndërrimit të moteve ka qëndruar afër institucioneve të cilat janë në shërbim të qytetarëve 24 orë.
Për të qen sa me afër tyre në natën më të gjatë të vitit ai Vizitoi së pari Shtëpinë e shëndetit ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan
.Drejtori i kësaj qendre Skender Ahmetaj, dhe stafi mjekësor të cilët ishin në punë gjatë natës së ndërrimit të moteve, kanë falënderuar kryetarin për vizitën.
Duke e njoftuar edhe për gjendje e cila ka mbretëruar në 24 orët e fundit në këtë shtëpi shëndeti ku sipas tyre raste të veçanta nuk kishte kryesit raste të zakonshëm më grip dhe hipertension ndërsa sa i përket lëndimeve nga fishek zjarret kishin vetëm dy raste dhe ato djegje te vogla pa ndonjë lëndim serioz , ndërsa sa i përket repartit të gjinekologjisë nuk kishte asnjë lindje.
Kryetari Selmanaj, vizitoi edhe Stacioni e policisë në Deçan, ku është pritur nga Tog Sejdi Dobraj, komandant i këtij Stacioni dhe një pjesë e stafit policorë .Gjatë kësaj vizitë është njoftuar se kjo natë ka qen kryesisht e qet Tog/Dobraj ka treguar se , qytetaret kanë festuar ashtu siç ju ka hije dhe pa ndonjë ekses ka kaluar nata e ndërrimit te moteve duke na lehtësuar edhe ne si staf punën tonë.
Ndryshe gjatë ndërrimit të moteve Kryetari Rasim Selmanaj, ka vizituar edhe ekipin e zjarre fikësve në Deçan të cilët edhe në ketë natë feste ishin në vend punimin e tyre për të qen në shërbim të qytetarëve
Mare në përgjithësi në komunën e Deçanit ,nata e ndërrimit të moteve ka kaluar e qet kështu raportohet nga zyrtaret kompetent por edhe nga vizita që i është ber .Vlen te ceket se ne orën 24 me organizmin te komunës se Deçanit ne qendër te qytetit është ber edhe ndezja e fishek zjarreve ku te pranishme ishin një numër i madh i qytetareve te cilët kishin zgjedhur qendrën e qytetit për te pritur orën 24:00 bashk më kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj dhe një pjesë e stafit të tije.
Komuna e Deçanit tash e 12 vjet nuk ka qasje në pronat shoqërore të Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”. Manastiri i Deçanit thirret në kontratën mbi falje të palegalizuar kurrë, me të cilën këto prona i janë dhuruar më 1997 nga Qeveria e Serbisë. Këtë marrëveshje e ka legalizuar edhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të premten, ku ka hedhur poshtë ankesat e dy ndërmarrjeve.
Ua morën pronat në kohën e regjimit të Milloshevicit, e tash po bëjnë përpjekje që t’i kthejnë ato. Por, një gjë e tillë duket të jetë e pamundur. Dy padi kanë bërë njëra pas tjetrës e të njëjtat u janë refuzuar. Njëjtë ka vendosur të premten edhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Një trup gjykues i Dhomës së Posaçme ka refuzuar ankesat e dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, të cila kanë ushtruar padi ndaj Manastirit të Deçanit.
“Trupi gjykues i refuzoi si të pabazuara paditë e dy ndërmarrjeve shoqërore kundër Manastirit të Deçanit”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it. Në komunikatën e misionit evropian thuhet se këto raste kanë të bëjnë me kontrata për donacion ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Manastirit të Deçanit në vitin 1997. NSH “Apiko” dhe NSH “Iliria”, në dy procedura të ndara gjyqësore, i kanë kundërshtuar këto donacione dhe e kanë pretenduar pronësinë mbi këto prona. Në këtë kontest civil në mes të ndërmarrjeve shoqërore dhe Manastirit ende përzihet UNMIK-u. Sipas komunikatës, thuhet se Paneli i Pronës në vendimin e tij e pranoi që Zyra për Çështje Ligjore e UNMIK-ut, si përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, ka bazë ligjore të jetë paditës në emër të ndërmarrjeve shoqërore.
Prona e dhuruar nga Parlamenti i Serbisë ishte legjitimuar me një marrëveshje në mes të UNMIK-ut dhe udhëheqësit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq. Këtë e pranon si të ligjshme edhe Paneli i cili pranon se kjo marrëveshje ishte paraqitur në gjykatë në pajtueshmëri me rregullat e procedurës. “Marrëveshja parasheh që UNMIK-u të heqë dorë nga ankesat e dy ndërmarrjeve në lidhje me parcelat kadastrale në kuadër të zonës së posaçme të Manastirit të Deçanit, ndërsa Manastiri të heqë dorë nga të drejtat mbi parcelat kadastrale jashtë zonës së posaçme në favor të Ndërmarrjes “Iliria”. Me këtë rast paneli i pronës e vërtetoi ligjshmërinë e kësaj marrëveshjeje dhe kështu i refuzoi ankesat e ndërmarrjeve si të pabazuar, edhe pse tokat janë të regjistruara në emër të ndërmarrjeve Iliria dhe Apiko. Këtë vendim e kundërshton fuqishëm komuna e Deçanit e cila tërë procesin e quan proces gjyqësor politik.
Për krejt këto komuna ia hedhë fajin UNMIK-ut i cili sipas drejtorit të administratës Bashkim Ramosaj, ka anashkaluar komunën duke bërë marrëveshje me Janjiqin dhe me një përfaqësues të shtetit serb.“Në këtë kontekst civil ishte dashtë komuna të jetë palë e marrëveshjes e jo shteti serb”, tha Ramosaj. Sipas tij as UNMIK-u e as AKM nuk janë subjekte relevante sepse ui ka skaduar afati të dyjave. Sipas Ramosajt ky proces duhet edhe një herë që të fillojë prej fillimit për të paraqitur prova dhe fakte të reja. “Nuk ka asgjë të kontestuar këtu, tokat janë në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore dhe ato është dashur që të privatizohen e jo të falen”, tha Ramosaj.
Ai sqaron edhe krejt historinë e kësaj meseleje e cila tash po u nxjerr shumë probleme. Ramosaj tregon se një ndërmarrje e quajtur “Slloga” qysh ën vitin 1993 ia ka falur 23 hektarë tokë Dioqezës së Rashkës me seli në Prizren e kjo e fundit Manastirit të Deçanit. “Por edhe pse ishte nën masat e dhunshme asnjëherë pronësia nuk ka mundur të kryhet”, shpjegon Ramosaj. Më pas në vitin 1997 Parlamenti i Serbisë ka vendosur që t’ia dhurojë Manastirit këta 23 hektarë e që edhe sot janë të kontestuar. Ramosaj tha se që nga paslufta këto dy ndërmarrje nuk ka mundur t’i shfrytëzojë për shkak të këtij konteksti.