2013-01-03

I KENI PARË POETET ???

Qerim Bajramii

Qerim Bajrami



METROPOLEVE


(Vellait tim Arifit ne Gjermani)

Sa e sa net metropoleve
poçet derdhin ngjyrat blu.
Ai duke shetitur, provon
ndjenjen e largim-afrimit
kah vendlindja...

Sa e sa here
agu e gjen metropoleve
ne rrugen "Neue Gasse"
ne hotelin "Park Caffe"
nen presionin e zhumhurit
duke pire kafen e mallengjimit.

Nje pikture
qe shperndane ngjyren e kuqe
si pllohe gjaku
ne dere-abazhuri!
Ai i ulur, ne fotelene e bute
vete me buzeqeshjet efemere te te huajve!

Fjollat e tymit te cigares
lakadredhin
zhdaravitin sfondin pa ajer,
Pas mesnate qielli i bruzte, vdes!

Ngjyra e perpurte, fiket!
Malle ne kukeza
i kurbetit me zgjebe
ne nje askeze
qe ec e s'ndalet.
E, pagjumesia
ia sjell
vargjet e nje kenge djepi
qe nena ne vendlindje
ua kendon foshnjeve.



Agim Doçi


Ku janë poetët?!...


Paskan firasur gjithë gjithë poetët e Shqipërisë…
Cili i përzuri nga vargjet kombëtare?!...
Heshtje…askush nuk flet…ku vanë kantinat e Poezisë?
Ku është Driteroi?...Ai Lordi i poezisë atdhetare?!

Mos e keni parë gjë Xhevahir Spahiun?!...
More po ku humbën gjithë ata poetë….
Medet! Na u bënë VIP-a "urithi" me "thiun"…
Humbi more humbi, vargu i vërtetë…

Nga bjeshkët e Namuna, asnjë zë s’bahet gjallë
Ndonse andje shkruhet bukur shqiptarisht!
Për atë Azem Shkrelin, kam shumë mallë
Mos keni parë ndonji poet Kosove, rastësisht?...

Kur të takoni rastësisht ndonjerin nga poetët
I dërgoni shumë të fala, dhe qafime nga unë!
Jepini një kafe, pastaj unë jua paguaj lekët…
Zgjojini poetët!...Mjaft fjetën gjumë…


Agim Metbala


NË RAHOVEC


Në Rahovec than se është bërë Konaku
Të mblidhen nga gjithë Arbëria poetët !

Ku e di unë përse ai Agim Metbala - Plaku
Për të gjithë kërkon syrretët!


Më than nisu me Karvanin nga Jugu - Uskana.
Prej Vilajetit të Manastirit ku u mbajtë Kongresi !

Mos prit të dal Dielli nga Korça , e te vij Hana,
Atje në Rahovec të të zbardhë mëngjesi.

Po pret Leonardi , turfullon me rima !
Dhe Riza eshte berë Orfe per Euridikën!

Nga Elbasani vërsulet Rrebelja - Eni
të mbjell me lirika ugarin me biblikën!

Ku e di unë udhëtari i largët nga skaje të Arberisë
Vallë! Do të merrem vesh me Gruan me Flatra ?

Ajo në pik' të ditës ia shkrep si mjegulla stuhisë
të bën për lirika - të nisesh me të katra !

Të bën me ato vrulle që dalin - të përmbytesh !
Dhe sërish në breg i lumtur të nisish hapin !

se me ato lirika në lartësi qielli ngritesh
krenar nëpër shtigje bën vrapin!

Kush na mbeti ? Le të vijë se u dalim në pritë !
Eshtë vargani i gjatë i pendave nga Kosova !

Shqipëria, Arbërshët, Diaspora , për këtë kanë meritë !
Ashtu si e '' Panjohura '' poete me prova...!


Po Edmond Shallvari , Besoja me shokë
Thonë: Ja këto vargje - ta bashkojmë këtë tokë...


I buzëqeshur në heshtje rri Adem Berisha
për jetën flet si plaku që ka gris shumë kemisha!



Ferit Ramadani

I KENI PARË POETET ???



Të strukur qëndronin duke medituar
Duke lexuar shkrimet e censorokuqëve , zagarëve !
Të atyre që përkushtime për Titon kishin shkruar
dhe numronin shumat e honorarëve !

Ata që po t'i nxjerrim në dritën e sëvërtetës
të flasin për shërbimin që i bënin pushtuesit të zi!
S'do të ketë asnjë shije as rrethi i petës
që mblodhi në sofër ëndërrimet ardhmëri !


Ku janë poetët ? Ku janë martirët e ngujuar !
Jusufi poet, Kadriu, Rexhep Elmazi , Avniu... ?,
Sa pak për ta ky popull ka dëgjuar !
se censorokuqët i ngrinë si veriu!

Dhe mbetën nëpër burgje si Adem Demaqi !
Për ta s'pati rikthim në arenën e Letersisë !
Lexoni për Censorokuqët që robëria i kënaqi
I bëri martirët e idealit të sërbosllavisë !


Lexoni veprat e tyre të shkruara për Sinksin
Do të ndjeni shpirtin e tyre tek jeton në Dedinjë !
Ata e shanë Kosovën që mezi se e ngriste stanin
Për të ushqyer rreth sofrës një turmë fëmijë !


Ata censorokuqët, të sotmit lalashë
Që bëjnë trumbetime liridashese duke mbjell kob!
Kanë harruar se deri dje ishin të përbetuarit mashë
Si Kurvat - në Shesh , u lëvduan pse janë rob!


Ku janë poetët ? Le të pyes ardhmëria !
Përse kaq të ndarë jemi në parim ?
Po del sërish një Zë Horr ! Qorr nga largësia,
me trajta e shpifje , kërkon devijim!

Ndaloni ju shkretanë të policise letrare !
Ju që sollët krrokama dhe anatema për Atdheun!
Sërish doni të mbjellni urrejtje në zemrat mitare ?
Përse unjësohen të duan Skenderbeun!

Ju jeni karakanxhollët e letërsisë mulate !
Ju perëndoni përditë nga ky vend i robëruar !
Për ju drita e vërtetë i shëmbëllen një nate
Se poetët e vërtetë vijnë për të aguar !

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...