Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/14

Kosova do të jetë shtetë i fuqishëm në rajon falë amerikanëve, anglezëve,gjermanëve ....

 



Nga Flori Bruqi


Kuzhina Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar porosinë e “Javelinëve” amerikanë nga Kosova. 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka njoftuar se SHBA-ja ka miratuar kërkesën që t’i shesë Kosovës raketa “Javelin”.


Me këtë rast, thuhet, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan që të pranojë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

Por, presidenti Vuçiq tha në të njëjtën kohë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por edhe se Serbia së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

Për këtë kanë raportuar edhe mediat rajonale, titujt e të cilave i ka përmbledhur “Danas”.

“Çfarë goditje nga Amerika për Serbinë: ambasadori amerikan bëri një vizitë të jashtëzakonshme te Vuçiq dhe i tha lajmin që e tronditi”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“Arma antitank FGM-148 ose ‘Javelin’ është një sistem raketor amerikan i drejtuar, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin e ‘ndiz e harro’. Kjo armë ishte një nga më vendimtaret në luftën ruso-ukrainase. Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, ndihmoi shumë që të parandalonin ushtrinë ruse të shkelë Ukrainën. Dhe tani ato raketa vdekjeprurëse dhe ‘të mençura’ po mbërrijnë në Kosovë”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“U bë realitet makthi i Vuçiqit: Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë një vendim kyç, është miratuar shitja e raketave të fuqishme Kosovës…” shkruan Slobodna Bosna.

Siç shton ky portal, Departamenti i Shtetit njoftoi se SHBA-ja vazhdon të mbështesë plotësisht tranzicionin transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë shumëetnike të mbrojtjes territoriale nën standardet e NATO-s dhe mbikëqyrjen civile.

Portali kroat Index raporton se Pentagoni ka miratuar shitjen e raketave “Javelin” Kosovës.

Reuters kujton, raporton Index, se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, se ajo u njoh nga më shumë se 110 vende, se shumica dërrmuese e 1.8 milionë banorëve janë shqiptarë etnikë, ndërsa rreth 50,000 serbë në veri të vendit refuzojnë shtetësinë e Kosovës dhe shpesh përplasen me policinë e Kosovës dhe trazirat u intensifikuan në fund të vitit të kaluar.“Kosova blen raketa amerikane”, është titulli tekstit të portalit Vijesti të Podgoricës.

“Vuçiq i tha ambasadorit amerikan se ky informacion është një zhgënjim i madh, por se Serbia do të punojë për të ruajtur marrëdhëniet me Uashingtonin”, raporton Vijesti.


 
 “Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika, këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, ka thënë ai. Në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd, Vuçiqi ka thënë se Serbia do të armatoset “që të parandalojë çfarëdo agresori”. 

 “Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë”, ka thënë Vuçiqi më tej si kundërpërgjigje ndaj blerjes së anti-tankëve nga Kosova. Ai është ankuar sërish për ekzistencën e FSK-së duke thënë se “nuk do të duhej të ekzistonte, bazuar në Rezolutën 1244”. Ka përsëritur se Kosova është furnizuar me pajisje turke e amerikane.





 Vuçiqi ka akuzuar Kosovën se ka qëllim t’i eliminojë serbët nga Kosova dhe rajoni. Kosova do të jetë Izrael për Ballkanin Përendimor!

“Bëhet realitet makthi i Vuçiqit”: Çfarë shkruajnë mediat serbe dhe të rajonit për furnizimin e Kosovës me raketat amerikane “Javelin”?


 



No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...