Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/14

Slloba i vogël ,Ivica Daciçe përfshin kryeministrin e Kosovës ing.Albin Kurtin në krejt kaosin e protestave që po mbahen në Serbi kundër rezultateve të zgjedhjeve

 

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se “nuk do të jetë çudi nëse Albin Kurti do të mundohet të përfitojë nga ajo që po ndodh në skenën politike të Serbisë”.

Ai në televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Përva” ka thënë se “ka një sinkronizim të vazhdueshëm mes asaj që ndodh në skenën e brendshme dhe asaj që bën Kurti”.

Ai ka shtuar se ndoshta në shkurt do të ketë një përqendrim më i madh i presionit ndaj Serbisë në mënyrë që të bëhet sa më shumë sa i përket Kosovës.

“Do të ishte mirë që këtë periudhë ta presim në një epokë të stabilitetit politik, pra me organe shtetërore të konstituuara dhe të kemi një shumicë politike në të gjitha nivelet”, ka thënë Daçiq i bindur se megjithatë do të fitojë ndonjë pozitë në qeverinë e ardhshme serbe.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...