Nga Flori Bruqi
Edhe pas 2 decenieve të mbarimit të luftës në Koosovë dhe Masakrave tjera Serbia ende nuk ka reflektuar.
Për më tepër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para pak kohësh masakrën e Reçakut e cilësoi fabrikim të shqiptarëve.Një gjë të tillë e ka pasë bë Millosheviqi.Ivica Daciçi .
Për deklarata të tilla një gjykatë në Kosovë e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin në qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq, nga lista “Srpska”, i cili në një tubim në veri të Mitrovicës, po ashtu masakrën e Reçakut e cilësoi trillim të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Janë 3 njerëz përgjegjës kryesorë për masakrën e Reçakut, dhimbjen ndaj shqiptarëve dhe turpërimin e vet Serbisë përballë ndërgjegjes njerëzore: Slobodan Millosheviq , Ivica Daciçi , Aleksandër Vuçiq. I pari e kreu, i dyti dhe i treti i frymëzoi krimin dhe mohon krimin e që janë po ashtu krime sa vet urdhëdhënësit dhe kryesit e saj.
Vrasja e 45 civilëve duke përfshirë gra, fëmijë e pleq shënjon mbishkrimin e këtij krimi si ndër më çnjerëzoret më histori të njerëzimit. Pas krimit barbarët serbë ishin munduar që të fshihnin ngjarjen sikur s`ka ndodhur asgjë, me tendenca maksimale për ta paraqitur si “vrasje e terroristeve”.
Fatmirësisht në vendin e krimit erdhi shpejt ish shefi i OSBE-së William Walke, i trishtuar nga ajo çfarë pa, z.Walker alarmoi botën për krimin çnjerëzor çka edhe solli bombardimet e NATO-s. Përkundër të gjitha fakteve presidenti aktual i Serbisë mohon krimin në fjalën, imagjino çfarë mund të mohoi e gënjej ai kur mohon diçka që s’do koment.


No comments:
Post a Comment