Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/14

Serbët thonë se kanë arrestuar një person që spiunonte për SHISH:Serbët së fundmi kanë arrestuar një shtetas të tyre, me pretendimin se ka qenë spiun i shqiptarëve.

Serbët së fundmi kanë arrestuar një shtetas të tyre, me pretendimin se ka qenë spiun i shqiptarëve.

 Lajmi u bë fillimisht i ditur nga mediat pranë qeverisë në Beograd të cilat publikuan dhe pamje nga sendet e sekuestruara ndërsa u konfirmua edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç i cili edhe pse nuk dha detaje tha se numri i agjentëve të huaj në vend është rritur. 

 “Unë kam marrë një raport më të gjerë, kjo është çështje që i takon Agjencisë së informacionit dhe sigurisë. 



Por nuk ka dyshim se ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të integjencës së huaj është shtuar, për arsye të kuptueshme.”, tha Vuçiç. 

 Shtetasi serb, R.D që u arrestua në afërsi të Rashkës ishte me profesion inxhinier kompjuterik dhe dyshohet se spiunonte për agjencitë shqiptare që prej vitit 2022. 

Këto janë vetë pretendime të serbëve dhe nuk dihet nëse janë të vërteta, apo një ngjarje e fabrikuar, në një moment kur SHBA i dha Kosovës mbështetja ushtarake dhe armatime.

Mediat në serbi raportojë se një rrjet spiunazhi është goditur nga Agjencia e Informacionit dhe Sigurisë në Beograd. E njohur dhe si BIA, shërbimi informativ i Serbisë thotë se mes të arrestuarve është dhe një shtetas që vepronte për llogari të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Lajmin e jep media “Tanjug”, e cila thotë se bëhet fjalë për një rrjet të gjerë spiunazhi, ndërsa thekson se personi i ndaluar është shtetas i Serbisë, por që vepronte për shërbimet e huaja.

“Në aksion është arrestuar një shtetas me iniciale D.R i Serbisë me dyshimin se është bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë – SHISH deri në vitin 2022, me urdhër dhe detyra të të cilit ka vepruar”, shkruan media serbe.

Ky shtetas, thotë artikulli, ka vendosur kontakte dhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, një institucion homolog i shërbimit informativ.



Bashkëpunëtori i shërbimeve të huaja, konkretisht sipas pretendimeve se ka vepruar për llogari të SHISH në Shqipëri, është angazhuar në mbledhjen e të dhënave relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike në Serbi, detyra të cilat ia kishte caktuar Shërbimi Informativ Shqiptar.

Në disa raste ai ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe. Synimi i i tij thuhet se ishte të mblidhte sa më shumë materiale video për “shënjestrat” ​​dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë.




Siç pretendohet, bashkëpunëtori i arrestuar është takuar me përfaqësues të Shërbimit Informativ të Shtetit kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri dhe disa herë në territorin e Kosovës, në Pejë dhe Zhur.

Konkretisht, sic thonë mediat vendase, ai vendosi kontakte edhe me strukturën e sigurisë në Prishtinë, me “Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”. 


I dyshuari ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike në Serbi, të cilat ishin objekt i interesimit të shërbimit inteligjent të Shqipërisë.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka mbledhur informacione për pjesëtarë të caktuar të BIA-Së dhe serbeve nga Kosova, dhe me urdhër të tyre është angazhuar në situata krize në veri të Kosovës, sic ishin protestat dhe ngritja e barrikadave.

Në disa raste ai ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në komunën e Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe.

Synimi kryersor sipas mediave ishte mbledhja e sa më shumë materialeve për “shënjestrat” dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë



No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...