Milazim Gashi, Ish-zv.ministër për Komunitete, duke e komentuar vizitën e avokatit serb Çedomir Stojkoviq në varrezat e Jasharëve, tha se ai dhe klienti i tij Sanduloviq, nuk janë serbët e vetëm që i kanë vizituar varrezat në Prekaz.
Milazim Gashi tha se ka pasur disa serbë të cilët kanë bërë homazhe në Prekaz por në mënyrë private e jopublike.
Ai tha se duhet parë me dyshime këto vizita të serbëve për të bërë homazhe në Prekaz, derisa shtoi se vizita e avokatit serb është lojë taktike e Serbisë.
Më shumë e shohë një lojë diplomatike për t’u paraqitur para ndërkombëtarëve që një pjesë e komunitetit serb nuk pajtohet me dhunën në Serbi. Vuciq edhe në zgjedhje i manipuloj… Serbia din me taktizu kësi veprimesh, duhet të jemi syhapur, mund të ketë pasoja, mund të ketë ndërhyrje nga qarqet e Serbisë. Nuk guxojmë të flejmë për shkak të vizitave në Prekaz, ka pasur edhe vizita private jopublike në Prekaz, nuk janë bërë publike. Dalja publike në këtë pikë e shoh me një formë një plus i vogël kurse në aspektin strategjik sepse paraqet platformë pozitive”, tha ai
Ndërkaq, avokati Tomë Gashi, tha se nuk pajtohet me ish-zëvendësministrin Milazim Gashi. Ai tha se avokati serb nuk është zyrtar i lartë në Serbi, dhe se kjo vizitë nuk mund të sjellë dobi për Serbinë në arenën ndërkombëtare.
“Nëse do ishte zyrtarë i lartë isha pajtu me Milazimin, por as Stojkoviq si avokat i Sanduloviqit, i cili ishte kryetar i një partie opozitare u përkul para varrezave, pastaj e pësoj tepër rënd nga shërbimi sekret serb… Përvec që është rrahur brutalisht, ka qenë faktikisht më e rënda që ndaj tij është inicu vepër e rëndë penale, kinse po i shkatërron raportet”, tha ai
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.
Këto fjalë janë shkruar në letrën që avokati serb, Çedomir Stojkoviq, la mbi varrin e Blerina Jasharit, në Prekaz ku këtë të enjte bëri homazhe.
Fragmenti është shkruar në tri gjuhë, fillimisht në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.
Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.
Ndryshe, javë më parë klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga shërbimi sekret serb.
Ndryshe, Stojkoviq kishte postuar dokumentin që dëshmon akuzën ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviqit.
“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për të arrestuar Nikola Sanduloviqin për: ‘Postimin e tij në rrjetin social X ku vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë’”, shkroi në një postim tjetër avokati Stojanoviq. Ata po e marrin Nikolan sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është kjo një akuzë zyrtare dhe formale kundër tij. Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai ‘përhapi urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varrezat e shqiptarëve dhe kërkoi falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, kishte deklaruar Stojkoviq.

No comments:
Post a Comment